Agjencia Zhurnal.mk.

Angel Dimitrov: Nuk besoj se Sofja do të bëjë lëshime drejtë Shkupit nën presionin e jashtëm

Sofje, 16 tetor – Diplomacia amerikane dhe partnerët bullgarë në BE manifestojnë standarde të dyfishta drejtë Bullgarisë, por kjo nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tyre në marrëdhëniet bilaterale dhe nuk mund të pritet që Sofja do të bëjë lëshime nën presionin e jashtëm, deklaroi bashkëkryesuesi i pjesës bullgare nga Komisioni i Përzier për Çështje Historike dhe Arsimore dhe ish-amabasador i Bullgarisë në vend, Angel Dimitrov.

 

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, duke qenë mysafir në emisionin e jashtëm – politik “E shtuna 150” në Radion Nacionale Bullgare, Dimitrov doli me pohimin se SHBA-ja “sipas gjitha gjasave po zhvillon bisedime me Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth pozicionit të saj, por kjo nuk kumtohet publikisht.

Ai shprehu rezerva drejtë deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se pas zgjedhjeve në Bullgari do të rriten mundësitë për tejkalimin e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se pozicionet e shprehura në dokumentet e miratuara në parlamentet e të dyja vendeve pamundësojnë arritjen e kompromisit serioz politik ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

Dimitrovi deklaroi edhe se nuk është optimist për sukses në takimin e ardhshëm të Komisionit të Përzier Bullgar-Maqedonas të Historisë, duke i akuzuar kolegët e tij maqedonas se deri më tani ishin “rojtar të miteve historike”, ndërsa tani janë bërë “ideologë të keqkuptimeve dhe qëndrimeve dhe sjelljeve antibullgare të cilat janë të papranueshme për Sofjen”.

Në lidhje me akuzat nga Sofja për kinse varreza të shkatërruara të luftëtarëve bullgarë afër Kavadarit, Dimitrovi deklaroi se duhet të kontrollohet nëse në atë rajon ka spital ushtarak, sepse “varreza ushtarake zakonisht nuk janë bërë në vende të tilla”. 

Related posts

Samit rinor klimatik: Sistem arsimor i cili i përfshin ndryshimet klimatike

Z H

Analistët për zgjerimin e BE-së: Bëmë kompromise, BE nuk po na e kthen njësoj

Redaksia

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More