Agjencia Zhurnal.mk.

Angazhim për të promovuar solidaritetin dhe besimin e ndërsjelltë

Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të luajtur një rol udhëheqës në shtimin e stabilitetit në një botë në ndryshim, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë një takimi me homologun e vet rus Vladimir Putin të enjten në qytetin Samarkand të Uzbekistanit. Të dy liderët shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët para mbledhjes së 22-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

 

Të dy vendet kanë ruajtur bashkërendimin e ngushtë në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, tha Xi.

Më tej ai shtoi:“Përballë ndryshimeve të botës, të kohës dhe të historisë, Kina do të punojë me Rusinë për të përmbushur përgjegjësitë e tyre si vende të mëdha dhe për të luajtur një rol udhëheqës në shtimin e stabilitetit në një botë në ndryshim dhe në çrregullim”.

Nga ana e tij, Putini theksoi se bota po kalon ndryshime të shumta, por e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është miqësia dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet Rusisë e Kinës, duke shtuar se partneriteti i gjithanshëm strategjik i bashkërendimit ruso-kinez është i qëndrueshëm .

Presidenti Xi tha se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Kinës dhe Rusisë në fusha të ndryshme ka ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme. Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Shkëmbimeve Sportive po zhvillohen mbarë, dhe bashkëpunimi ndërkombëtar e shkëmbimet njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë pasur një hov të fortë.

Kreu i shtetit i Kinës u bëri thirrje të dyja palëve të forcojnë bashkërendimin në kuadër të OBSh-së, Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Forcimit të Besimit në Azi, BRICS-it e mekanizmave të tjerë shumëpalësh, për të promovuar solidaritetin dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet palëve.

Putini tha se Rusia do të konsolidojë dhe thellojë komunikimin dhe bashkëpunimin dypalësh e shumëpalësh me Kinën dhe do të zgjerojë bashkëpunimin në fusha kyçe si tregtia dhe energjetika.

Related posts

Tetë aeroplanë luftarakë F-15 të SHBA-ve arrijnë në Poloni

D V

Rusia miraton rezolutë për njohjen e territoreve në Donbas

D V

Betohet kancelari i ri austriak, Karl Nehammer

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More