Agjencia Zhurnal.mk.

Anëtarët e rinj në këshillin gjyqësor do të angazhohen për respektimin e kritereve gjatë përzgjedhjes së gjykatësve

Shkup, 19 shtator – Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova, Zoran Gerasimovski dhe Ivica Nikolovski, sot kanë dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ata, siç theksuan në deklaratën për mediat, do të angazhohen për respektim të vazhdueshëm të kritereve gjatë përzgjedhjes së gjykatësve dhe avancimin e tyre në karrierën gjyqësore, si dhe për rritjen e përgjithshme të besimit në gjyqësi.

 

Radevska-Stefkova në deklaratë për mediat shfaqi shpresën se ata do të japin kontributin e tyre në punën e Këshillit gjyqësor, i cili është organ për mbrojtje dhe kujdeset për pavarësinë dhe autonominë e gjykatësve, veçanërisht se do të kontribuojnë në ndërtimin e integritetit të gjykatësve, duke e pasur parasysh situatën me besimin e gjyqësisë në kuadër të shtetit.

“Shpresoj se me punën e vet do të kontribuojmë në ndërtimin e gjithë kësaj”, tha Radevska-Stefkova.

Për besimin e ulët në gjyqësi, ajo theksoi se shumë arsye, por se duhet të punohet në ndërtimin e masave me të cilat do të ndihmohet forcimi i besimit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me planin e veprimit të Këshillit gjyqësor për korrupsion, tre anëtarët e rinj theksuan se kanë njohuri të përgjithshme për të.

“Do ta shqyrtojmë dhe do të qasemi me përgjegjësi dhe përkushtim dhe do ta rrisim besimin në gjyqësi”, tha anëtari i ri i Këshillit gjyqësor, Ivica Nikolovski.

Ai gjithashtu theksoi se së bashku me kolegët e tij do të angazhohen për respektimin e vazhdueshëm të kritereve gjatë përzgjedhjes së gjykatësve dhe për avancimin e tyre në karrierën gjyqësore.

Sipas Radevska-Stefkovës, duhet të avancohen kuadro cilësore sepse kjo do të kontribuojë edhe për në pikëpamjen e ndryshme të opinionit ndaj gjyqësisë. Ajo beson se gjykatësit që largohen nga Akademia janë të gatshëm për punën e tyre, por ka gjithashtu ka edhe një seri kuadrosh të cilët kanë mbetur në pozita më të ulëta, ndërsa janë gjykatës të mirë.

Mungesë të gjykatësve ka në të gjitha shkallët në gjyqësi dhe ato vende do të duhet të plotësohen, thotë Radevska Stefkova, e cila në vërejtjen se me numrin e gjykatësve jemi mbi praktikën evropiane thekson se me siguri duhet të mendohet për rrjetin dhe organizimin gjyqësor.

Related posts

10 nxënës prej ShMP “Jahya Kemal” në “Raundi Global Dimëror 2021” – Kupa e Dijetarëve Botëror në Dubai

Redaksia

Organizuan transport të udhëtarëve pa licencë në Kërçovë, kallëzim penal për dy persona

D V

Prokuroria sonte do të publikojë një hetim të madh, Ruskoska nuk zbulon detaje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More