Agjencia Zhurnal.mk.

Aneksimi i Krimesë, BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Të mërkurën (30 qershor) ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zgjasin edhe për gjashtë muaj sanksionet e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainë, thanë diplomatët.

 

Sanksionet ishin vendosur në vitin 2014.

Vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gjatë një takimi më 12 korrik.

Sanksionet shënjestrojnë sektorët kryesorë të vendit, përfshirë atë bankar, të energjisë dhe mbrojtjes.

Masat do të mbesin në fuqi pasi një plan i paqes për Ukrainën lindore për të cilin janë dakorduar Moska, Kievi, Berlini dhe Parisi më 2015, nuk ka shënuar ndonjë përparim në zbatim.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, duke nxitur dhunë, e cila ka lënë mbi 13,000 persona të vdekur.

Tensionet u rritën në fillim të këtij viti pasi Kremlini vendosi dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën.

Javën e kaluar, udhëheqësit e BE-së kundërshtuan një thirrje nga Gjermania dhe Franca për të rifilluar takimet me presidentin, Vladimir Putin, të pezulluara që nga viti 2014.

Ata thanë se ky do të ishte një lloj shpërblimi për Kremlinin.

Liderët e BE-së urdhëruan shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell dhe Komisionin Evropian “të paraqesin planet për masa shtesë, duke përfshirë sanksionet ekonomike” kundër Rusisë nëse marrëdhëniet përkeqësohen më shumë./rel

Related posts

Për hyrje në Suedi nuk nevojitet më testi negativ, nuk konsiderohen pasagjerët që paraqesin rrezik të përhapjes së coronavirusit

D V

Mbi 36 milionë euro për të përballuar thatësirën,Italia shpall gjendjen e emergjencës

Xh M

Rusia ua ndalon hyrjen shtatë shtetasve britanikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More