Agjencia Zhurnal.mk.

Andrea Pirlo kandidat serioz për të marr drejtimin e Barcelonës

Andrea Pirlo është një nga kandidatët kryesor për pozitën e trajnerit te Barcelona, pasi po flitet gjithmonë e më shumë për zëvendësimin e Ronald Koeman.

 

Gazetari italian Alessandro Alciato i cili shkroi biografinë zyrtare të dikur mesfushorit të njohur, e ka konfirmuar lajmin.

Trajneri holandez është në prag të shkarkimi pas një disfate të rëndë 3-0 të pësuar kundër Benficas.

Katalanasit janë në vendin e 6 -të në renditje në La Liga me 12 pikë nga gjashtë ndeshje dhe e ardhmja e Koeman, duket gjithmonë e më larg Barcelonës.

Drejtorët e klubit mbajtën një takim urgjent me presidentin Joan Laporta mbrëmë për të diskutuar pozicionin e trajnerit holandez të cilin Barcelona e emëroi në vitin 2020.

Sipas raportimeve të shumta, Andrea Pirlo është një nga kandidatët kryesor për të zëvendësuar Koemanin.

Kjo është konfirmuar edhe nga ish -gazetari i Sky Sport, Alessandro Alciato.

Pirlo u shkarkua pas vetëm një sezoni në Juventus, që ishte edhe i pari për të si trajner profesionist.

Juventusi humbi titullin e dhjetë radhazi në Serie A, por arriti të përfundojë në top-katër dhe fitoi Kupën e Italisë. 

Related posts

Stadiumet italiane hapen me 50% të kapacitetit, me pasaportë vaksinimi

Z H

Wahbi Khazri shënon golin e vitit pas një goditje të çmendur prej rreth 70 metrash largësi

D V

Chelsea kërkon të këndellet në takimin ndaj Southamptonit – formacionet zyrtare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More