Agjencia Zhurnal.mk.

Andre Mensalao, përforcimi i radhës i KF Shkëndija

Mesfushori brazilian Andre Mensalao është futbollisti i ri i Shkëndijës, bëjnë të ditur nga KF Shkëndija.

Për mesfushorin Andre Mensalao KF Shkëndija do të jetë përvoja e tij e re në Evropë, pasi që gjatë vitit 2021 ka luajtur në kampionatin armen. Në gjysmë sezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit armen FC Sevan, ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Paraprakisht, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në shtetin e tij të lindjes në Brazil.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet. Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv. Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, u shpreh Mensalao gjatë nënshkrimit të kontratës me KF Shkëndija.

Related posts

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

D V

“I trishtuar”, Acerbi thyen heshtjen pas shpalljes së pafajësisë për rastin e racizmit

D V

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy