Agjencia Zhurnal.mk.

Andonovski: Arsovska anulon mbi 40 për qind të tenderëve për furnizime publike

Shkup, 16 shtator – Që në fillim është parë se marrëdhëniet ndër njerëzore të kryetares nuk janë pika e saj e fortë, vrazhdësia ndaj punëtorëve, me bashkëpunëtorët për çka flet edhe fakti se për dhjetë muaj prej kur është në funksion nga qyteti janë larguar mbi 45 njerëz, ndërsa rreth 20 njerëz të cilët i njoh dhe ishin të angazhuar në ekipin e kryetares  janë larguar, tha sonte Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe këshilltar në Shkup nga VMRO-DPMNE-ja.

 

Andonovski, në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel, theksoi se nuk ka realizim të projekteve nga programi i kryetares “Për Shkupin modern”, sepse mbi 40 procedura të tenderëve për prokurim publik janë anuluar nga kryetari i komunës nën. sipas tij rrethana të dyshimta.

“Për shembull, realizimi i luna parkut në Shkup, keni pasur një projekt të vjetër nga Koce Trajanovski, një projekt paksa të çuditshëm të Petre Shilegovit dhe keni pasur shkrirje të këtyre dy projekteve. Këshilli i Qytetit të Shkupit dha mbështetjen e plotë të shumicës për këtë projekt, por jo zbatim. Mjetet për projekte janë bartur në ribalancim, janë marrë të gjitha vendimet dhe nuk ka zbatim. Nuk ka asnjë realizim sepse më shumë se 40 procese të tenderëve të prokurimit publik anulohen nga kryetari për rrethana të dyshimta, sidomos për shkak se disa prej tyre pas përfundimit të procedurës së tenderit ndërrohen komisionet, u shtohen anëtarë të rinj në ato komisione. ndërrohen personat përgjegjës”, shtoi Andonovski.

Ai theksoi se mbështetja e VMRO-DPMNE-së nuk ishte e pakushtëzuar, por mbështetje që bazohet në program.

“Ne do të kontrollojmë se deri ku është programi, çfarë është duke u zbatuar dhe nëse nuk shohim zbatim do të reagojmë ashpër brenda Këshillit”, tha Andonovski.

Related posts

Pas deklaratës së Grubit në Tetovë, reagon Hoxha: As vetë BDI nuk i beson fitores në Tetovë

R Zh

Punohet në shuarjen e zjarrit të madh pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në Veles

D V

Familjet nga Gostivari që mbetën pa banesa sociale, jetojnë në kushte johumane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More