Agjencia Zhurnal.mk.

Andonov: Për shkak të ngarkesës shtesë në objektet energjetike, janë të mundshme ndërprerje të papritura

Shkup, 10 nëntor – Nga Qeveria sot bënë me dije se për shkak të ngarkesës shtesë që pritet në objektet e prodhimit të energjisë, nga kushtet e motit dhe rritja e konsumit të energjisë elektrike, në periudhën e ardhshme janë të mundshme ndërprerje të papritura. Ata thonë se situata po monitorohet dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për masat e ndërmarra.

“Duhet të kemi parasysh se aktualisht vendi ka objekte energjetike që janë më shumë se gjysmë shekulli. Në periudhën në vijim, për shkak të kushteve atmosferike dhe për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike, këto objekte prodhuese do të ngarkohen shtesë dhe mund të ketë ndërprerje të papritura. Situata do të monitorohet çdo ditë dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për masat e ndërmarra”, tha sot në konferencë për media, Viktor Andonov, këshilltari për energji në Kabinetin e kryeministrit.

Siç njoftoi ai, nga bilanci i djeshëm rezulton se prodhimi total i energjisë elektrike nga EMV-ja është 10.756 megavatë orë energji elektrike, prej të cilave 7.800 janë prodhuar në termocentrale, ndërsa pjesa e mbetur prej 2.956 janë nga burimet e rinovueshme të energjisë, pra nga hidrocentralet dhe parku me erë.

“Siç është paralajmëruar, nga blerja e energjisë elektrike janë siguruar 2.400 megavat orë”, tha Andonov.

Ai ka apeluar sërish që të kursehet energjia elektrike.

“Qytetarët, kompanitë dhe institucionet duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe më të madhe kursimit të energjisë elektrike. Të mos lëshohemi në periudhën në vazhdim. Duhet të jemi të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe racional”, tha Andonov.

Në konferencën për shtyp ai u bëri thirrje subjekteve nga sektori i ushqimit, aktivitetet komunale dhe institucionet arsimore të aplikojnë për energji të subvencionuar elektrike që do të marrin nga shitjet e EMV-së.

Me vendim të Qeverisë, sektori i ushqimit, gjegjësisht prodhimi i produkteve bazë, qumështi, mishi, buka, vajrat dhe të tjerat do të marrin energji elektrike me një çmim prej 80 euro për megavat orë, në mënyrë që të reduktohen produktet bazë për jetën.

“Tashmë vërehet ulje e çmimeve të disa prej këtyre produkteve, e të njëjtën gjë e kanë raportuar edhe një pjesë e mediave. Kjo është pjesë e premtimit të Qeverisë se këtë dimër do të ketë ushqim për të gjithë. Të gjitha masat për stabilizim dhe ulje të çmimeve janë marrë në kohë dhe japin rezultate”, tha Andonov, duke kujtuar se ndërmarrjet komunale që ushtrojnë aktivitetin e ujësjellësit, si dhe shkollat ​​fillore dhe të mesme do të marrin energji elektrike me çmim prej 95 euro për megavat orë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy