Agjencia Zhurnal.mk.

Ancelotti: Florentino Perez ka plane të mëdha për afatin e verës

Carlo Ancelotti ka pohuar se presidenti i Real Madridit , Florentino Perez po planifikon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës që fillon nga 1 korriku.

 

Trajneri italian vuri në dukje se objektivat e Los Blancos mbeten të paprekura, pavarësisht krizës financiare në futboll të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ai shtoi se planet e presidentit Perez nuk kanë ndryshuar dhe ato janë të mëdha, veçanërisht për afatin kalimtar të verës.

“Në Real Madrid, gjithçka është e njëjtë dhe e pandryshuar”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Corriere dello Sport.

“E vetmja gjë që ndryshon janë trajnerët. Të njëjtët fizioterapeut, të njëjtit punëtorë, të njëjtit gazetarë, i njëjti vizion, e njëjta urgjencë për madhështi, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia”.

“Në një vit, në fund të dhjetorit 2022, stadiumi Santiago Bernabeu i ri do të jetë gati dhe Florentino ka plane të mëdha për korrikun”.

“Florentino ka synime shumë serioze. Të nënshkruajë Erling Haaland përveç Kylian Mbappe? Le të flasim për këtë më vonë”, përfundoi italiani.

Related posts

De Katelaere po shkëlqen me 22 gola këtë sezon, Club Brugge i vendos çmimin e largimit

D V

Ish-presidenti i Bayern Munich Uli Hoeness: Barcelona e dëshiron Lewandowskin, por s’ka si ti paguajë 1 miliardë euro borxhe

Lea Muslija

Domenico Berardi, objektivi kryesor i Milanit për verën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More