Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Shkup, 21 tetor – Në horizont po paraqitet një kolalicion i ri partik, e që këtë gjë më shumë e “imponoi” rezluztati i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, e kjo ka bërë që tani ASH-AAA dhe Lëvizja BESA të kërkojnë mbështetjen e njëra-tjetrës në disa komuna, pasi ajo është më se e nevojshme për të siguruar fitoren në disa prej tyre.

 

Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor ishin të 7 me rradhë, por që ndoshta janë më të pa parashikueshmet sa i përket rezultateve përfundimtare, e gjithë kjo si pasojë e ndryshimeve të shumta politike që kanë ndodhur në vendin tonë në vitet e fundit si në kampin politik shqiptar edhe në atë maqedonas, ku ajo ka krijuar një situatë të atillë sa gati askush nuk është i sigurt për fitore në asnjë komunë, shkruan Zhurnal.

Që këto zgjedhje kanë qenë shumë vështitë të parashikueshme e tregojnë rezultatet e raudit të parë, ku disa paritë kanë dal si humbëse edhe në bastionet e tyre historike, e që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në gjatë historisë 30 vjeçare të pluralizmit politik të Maqedonisë së Veriut.

E që ky rezultat ka ndikuar që të krijohen shumë paqartësi dhe komplikacione në matematikat dhe strategjitë e partive politike, pasi ata tani janë në garë me kohën për të krijuar koalicione me subjektet tjera në komunat ku ata kanë nevojë për përkrahjen e njëra-tjetrës, pasi kjo është mënyra e vetme e cila mund tu sigurojë atyre fitore.

Kjo situatë ka çuar në afrimin e ASH-AAA me Lëvizjen BESA, e cila është në pozitë, ndërsa tjetra në opozitë, por që e para ka nevojë për mbështetjen e të dytës në disa komuna, dhe anasjelltas e dyta ka nevojë për të parën për ta mposhtur partinë tjetër që është në pushtet, pra Bashkimin Demokratik për Integrim. ASH-AAA ka shkuar në balotazh në 6 komuna, ku në dy prej tyre ajo mund të ktë ndikim shumë pozitiv, ndërsa në njërën mund ta përmbysë rezultatin, duke e bërë partinë opozitare fituese.

ASH-AAA ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes BESAnë komunë e Tarcës për të triumfuar në të, pasi kjo është mënyra e vetme e cila mund të sigurojë fitoren e partisë opozitare dhe që për herë të parë pas një kohe të gjatë t’ia shkëpusë atë BDI-së, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raudnit të parë të zgjedhjevve lokale në komunën e Tearcës:

BDI3.818 vota
ASH-AAA2.362 vota
Lëvizja BESA1969 vota

Në bazë të ktyre rezultateve, në raudine parë ishte fitues BDI me një diferencë prej 1456 vota ndaj kandidatit të dytë që vinte nga rradhët e koalicionit ASH-AAA, që është një dallim i madh. Situata do të ndryshonte rrënjësit në rast se ASH-AAA arrijnë një marrëveshje koalicioni për raundin e dytëme Lëvizjen BESA, ku atëher ata do të kishin 4331 vota, që nënkupton 513 vota më shumë se BDI, e kjo do ti bëntë fitues ata.

Komuna tjetër ku Lëvizja BESA mudnd ta ndihmojë ASH-AAA për ta betonuar fitoren është Gostivari, të cilën kjo parti nuk arriti ta fitoje që në raundin e parë vetëm me 0.12 %, e kjo bërë që ajo të shkojë në balotazh.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Gostivarit:

ASH-AAA15.724 vota
BDI13.190 vota
Lëvizja BESA909 vota

ASH-AAA në Gostivar renditet si partia e parë me një dallim prej 2.540 ndaj partisë së dytë, pra BDI-së që është një dallim shumë i madh, që është e pamundur të përmbyset sikur të gjithë partitë të bëhen bashk kundër ASH-AAA në këtë komunë, por që koalicioni me Lëvizjen BESA do ta thellonte diferencën me Integristët me 3449 vota.

Bogovina është një komunë tjetër e cila aktualisht udhëheqet nga ASH-AAA, por që rezultatet e raundit të parë e nxjerrën këtë parti humbëse, por që kjo ende nuk është vendosur pasi do të shkohet në raundin e dytë, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Bogovinës:

BDI4.942 vota
ASH-AAA2.878 vota
Lëvizja BESA20.35 vota

Bashkimi Demokratik për Integrim udhëheq në këtë komunë me 2064 vota ndaj kryetarit aktual dhe pretendentit për një mandat të dytë nga rradhët e ASH-AAA, që është një dallim i madh. Edhe në rast të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa rezultati nuk mund të përmbyset, por ajo vetëm mund ta ulë diferencën në 29 vota, e që kjo mund të prodhojë edhe befasi, shkruan Zhurnal.

Në bazë të nurmave që kanë mrrë partitë në raundin e parë, dhe në rast se ata arrijnë një koalicion, atëherë ajo ka mundësi të ndryshojë vetëm rezultatin në komunën e Tearcës, por veëm inciativa e bashkimit mes partive shqiptare të prodhoj ndonjë surprizë, e cila mbetet të shihet pas ora 19 të 31 tetorit.///Zhurnal.mk

Related posts

Ramadani: Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e vendit do ta zhbllokonte procesin

Redaksia

ESHS: Janë regjistruar gjithsej 711.418 persona, 221.268 amvisëri dhe 297.085 banesa

D V

Teuta Arifi në katër vitet e ardhëshme do ta rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More