Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Votat e ASH-AAA janë vendimtare për fitoren e BESËS në Tetovë dhe Zhelinë

Shkup, 22 tetor – Koalicioni mes ASH-AAA-Lëvizjes BESA, mund të themi se është një çështje e kryer, e kjo po vjen si pasojë e rezultateve që prodhoi raundi i parë i zgjedhejve lokale, ku kjo e fundit ka nevojë për mbështetje në komunën e Tetovës dhe Zhelinës, ku në njërën synon që të vazdojë qeverisjen, ndërsa në tjetrën fitoren për herë të parë dhe shkëputjen e saj prej BDI-së.

 

Koalicionet janë një element shumë i rëndësishëm dhe legjitim në sistemet demokratike, i cili shfrytëzohet shumë nga subjektet politike, e që përmes tyre ata synojnë që ta betonizojnë fitoren apo edhe të ndryshojë rezultatin në rajone të caktuara apo edhe në nivel repblikan, shkruan Zhurnal.

Koalicionet opozit–opozitë kundër pozitës apo edhe pozit-pozit kudër opozitës janë shumë të përhapura dhe normale, pasi njëra kërkon që ta marrë dhe ta ushtrojë pushtetin shtetërore, kurse tjetra synon që ta ruaj atë pushtet dhe në të njejtën kohë ta përforcojë atë. Në historinë e dekomracisë nuk mungojnë rastet kur partia në pozitë kërkon mbështetjn e subjekteve tjera opozitare për ta mposhtur një parti tjetër të pozitës, e një rast i tillë po ndodh edhe në Maqedoninë e Veritu.

Lëvizja BESA që është pjesë e ekzekutivit sëbashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, por që të dya janë në një garë të fuqishme për të parin e komunës së Tetovës, e cila është qendra më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe si e tillë ajo është shumë e rëndësishme për do subjekt nga kjo etni, pasi fitorja e saj nënkupton edhe marrjen e primatit në kampin politik shqptar. Në këtë situatë, BESA për ta mposhtur BDI-në ka nevojë për mbështetjen e partive tjera shqiptare që janë në opozitë, pra ASH-AAA-së, e që ajo po shkon në drejtim të formalizimit të një kolaicioni jo vëtëm për Tetovën, por edhe për Zhelinën, ku votat e opozitës janë vendimtarë pasi ata bëjnë dallimin mes fitores dhe humbjes.

Në Tetovë, BDI në raundin e parë është në një avantazh të lehtë ndaj Lëvizjes BESA, por që asgjë nuk është vendosur, pasi kjo komunë do të shkoj në raundine dytë, e kjo mund të prodhojë surpriza duke parë edhe lëvizjet që po bëjnë partitë për të krijuar një front të përbashkët kundër BDI-së.

Rezultatet e ruandit të parë të zgjedhjeve lokale në Tetovë:

BDI11.138 vota
Lëvizja BESA10.496 vota
ASH-AAA3.912 vota

Bashkimi Demokratik për Integrim në raudnin e parë ka dal si parti fituese, pasi ajo është në eprësi me 642 vota ndaj subjektit së dytë Lëvizjes BESA, ky është një rezultat shumë i ngusht, që shumë shpejt mund të ndryshohet duke marrë parasysh numrin e madh të votuesve që ka kjo komunë.

ASH-AAA në Tetovë për këshill ka marrë vetëm 3.912 vota, pasi ajo për kryetarë ka pas mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, që nënkupton se në këtë rast votat që mund të llogariten si të partisë janë ato të këshillit.

LSDM si parti qeverisëse, ka deklaruar se ajo do të qëndrojë neutrale në Tetovë, që nënkupton se ajo nuk do të mbështes asnjërën palë, pasi në rast të kudërtën ajo mund të shkaktojë hidhërim të tjerës e cila mund të dal nga ekzekutivi duke i dhënë fund qeverisë “ZAEV2”.

Në rast të një marrëveshje ASH-AAA-Lëvizja BESA, kjo e fundit do të grumbullonte 14.480 vota që është 3.270 para BDI-së, e kjo do ti jepte fitore këti koalicioni dhe në të njejtën kohë do ti jepte fund qeverisjes gati 2 dekadëshe të Integristëve me komunën e Tetovës.

Zhelina është një komuë tjetër ku ASH-AAA është jetikë për ti dhënë fitoren Lëvizjes BESA për të vazhduar qeverisjen me të edhe për katë vjet, e që njejtë si në Tetovë edhe këtu gara zhvillohet kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raudnit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Zhelinës:

BDI4.296 vota
Lëvizja BESA3.877 vota
ASH-AAA785 vota

Në raundin e parë në këtë komunë si e para ka dalë Bashkimi Demokratik për Integrim me 419 vota para partisë së dytë Lëvizjes BESA, por që edhe kjo komunë ka shkuar në balotazh që nënkupton se 31 tetori mund të prodhojë ndonjë surprizë. Në rast se arrihet një marrëveshje mes ASH-AAA dhe Lëvizjes BESA, atëherë ata do të merrnin 4.662 vota apo 366 më shumë se kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, që nënkupton se kjo do ti jepte fitoren këti koalicioni dhe do ti jepej mundësia që të vazhdohet qeverisja e Lëvizja me këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Këto janë dy komunat ku Lëvizja BESA do të fitojë në rast se ajo arrinë një kolicion me ASH-AAA, pasi në të kundërtën ajo e ka shumë të vështirë që ta fitojë Tetovën dhe të arrijë ta mbajë Zhelinën, e në rast se ajo arrin të triumfoj, kjo me shumë gjasë do ta ndryshoj ngjyrimin politik në kampin politik shqiptar.///Zhurnal.mk

Related posts

Deputeti i Besës Rexhepi: U miratua Ligji për Shtetësi, për të mirën e qytetarëve

D V

Nikollovski-Jourova: Eurokomisioni i njeh përpjekjet qeveritare për luftë kundër korrupsionit

D V

KSHZ: Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, pa pengesat e para dy javëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More