Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Të rinjtë të pa interesuar për t’u martuar, ulet dhe numri i shkurorëzimeve

Shkup, 23 korrik – Maqedonia e Veriut në vitin e fundit ka shënuar ulje të numrit të martesave, poashtu edhe numri i divorceve është ulur, e ajo që bie në sy është fakti se martesat e përziera, pra mes etnive të ndryshme në vendin tonë ka shënuar ulje në krahasim me disa vite më parë.

Në vendin tonë në vitin 2020 është ulur numri i martesave, e që kjo gjë lidhet me shumë faktorë si aspekti demografik ku në Maqedoninë e Veriut nga viti në vit po ulet numri i banorëve, që nënkuton se ulet numri i popullsisë së re si dhe emigrimet masive që po ndodhin në vendin tone. Kjo përbën një element shqetësues sa i përket të ardhmes së vendit tonë. Aspketi pozitiv sa i përket vitit 2020 ka të bëjë me uljen e numrit të divorceve, por që kjo mund të jetë e lidhur edhe me numrine ulët të martesave, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, që nënkupton se aty jetojnë popuj të ndryshëm me kultura të ndryshme, e që martesat mes etnive të ndryshme janë një gjë e zakonshme në vende të tilla, por që në vitin 2020 martesat e tilla “mikse” kanë pësuar ulje në krahasim me vitet tjera.

Të dhënat e Entit Statistikor sa i përket numrit të martesave dhe realizimit të tyre në baz etnike:

Që i përkasin bashkësisë etnike të nusesQë i përkasin bashkësisë etnike të dhënderrit
 GjithësejMaqedonasShqiptarTurkRomVllehSerbBoshnjakTë tjerëE panjohur
Gjithësej10.2784915391341331674676189403
Maqedonas485347011417753310606
Shqiptar3905323829261710
Turk393822356142
Rom3135113024
Vlleh651
Serb775933111
Boshnjak6655452
Të tjerë256893883251101
E panjohur4091111396

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i martesave në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019 është ulur me 25.6 % dhe numri i përgjithshëm i tyre arriti në 10,278. Shumica e martesave në vitin 2020 janë realizuar në muajin gusht me 1,423, kurse më pak në muajin prill me 162 ose 1.6% Mosha mesatare në martesën e parë është 27.0 vjet për femrat dhe 29.7 vjet për meshkujt.

Maqedonasit dominojnë sa i përket numrit të martesave, të dytet renditen shqiptarët, të ndjekur nga turqit, romët, vllehët, serbët, boshnjakët. Numrin më të madh të martesave maqedonasit e kanë realizur mes vete, e ndjekur “Me të tjerë”, serbët, turqit dhe shqiptarët. Shqiptarët numrin më të madh të martesave e kanë mes vete, pastaj me maqedonasit, turqit, boshnjakët dhe me etnitë e tjera, por në shifra më të ulta, shkruan Zhurnal.

Të dhënat e Entit Statistikor sa i përket divorceve sipas përkatësisë etnike në vitin 2020:

Që i përkasin bashkësisë etnike të nusesQë i përkasin bashkësisë etnike të dhënderrit
 GjithësejMaqedonasShqiptarTurkRomVllehSerbBoshnjakTë tjerëE panjohur
Gjithësej1569103332441932317299
Maqedonas10249814321411
Shqiptar27610260132
Turk3232
Rom9521911
Vlleh11
Serb21163111
Boshnjak18342
Të tjerë89194532142
E panjohur1317114

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut numri i divorceve në vitin 2020 u ul me 21.2% krahasuar me vitin 2019 dhe arriti në 1 569. Numri më i ulët i divorceve ndodhi në muajin maj me 29 ose 1.8%, kure numri më i madh ndodhi në muajin korrik 199 ose 12.7%. Sipas kohëzgjatjes shumica e divorceve, 324 ose 20.7%, ndodhën nga 5 në 9 vjet pas martesës.

Maqedonasit prijnë sa i përket numrit të divorceve, i ndjekur nga shqiptarët, romët, turqit, të tjerët dhe serbet.
Qytete që dominojmë martesat sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut:

Shkupi2605
Tetova651
Gostivari511
Çairi427
Kumanova443

Këto të dhëna na tregojnë se numri i martesave dhe divorceve në Maqedonisë e Veriut është ulur, në krahasim me vitin 2019, dhe me shumë gjasë ky trend do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, e që e gjithë kjo do të ndikojë në uljen demografike të vendit tonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy