Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Shteti “ka harruar” investimet kapitale, niveli i realizimit shumë i dobët

Shkup, 26 gusht – Investimet kapitale kanë një rëndësi shumë të madhe për përmirsimin e mirëqenjes së qytetarëve, pasi përmes tyre krijohen shërbime dhe kushte më të mira, dhe në të njejtën kohë ajo ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike, por që fatkeqësisht niveli i realizimit të tyre në shtatë muajt e parë të vitit në Maqedoninë e Veriut është shumë i ulët, e kjo gjë po ndikon negativisht në zhvillimin e brendshëm, shkruan Zhurnal.

 

Çka janë investimet kapitale? investimet kapitale janë shpenzime të buxhetit të shtetit të cilët janë të destinuara për mallra të qëndrueshëm siç janë rrugët, shkolla, spitale, ujësjellës, konvikte, ambiente sportive, pajisje të kujdesit shëndetësor, pajisje kompjuterike etj.

Rëndësia e investimeve publike është shumë e madhe për disa arsye:

Investimet në infrastrukturë ndikojnë direkt në rritjen e mirëqenjes së qytetarëve, pasi rrugë, shkollat, spitalet më të mira, nënkupton jetë më të mirë për banorët e atij vendi;

Investime kapitale janë një instrument shumë i fuqishëm që ndikon në rritjen ekonomike, pasi investimet kapitale ndikojnë direkt në rritjen e punësimit dhe prodhimit e që e gjithë kjo ndikon direkt në rritjen ekonomike të vendit.

Maqedonia e Veriut në vitet e fundit ka shënuar ulje dhe ngritje sa i përket nivelit të realizimit të investimeve kapitale, por ajo që bie në sy është fakti se asnjëherë realizimi i këtyre investimeve nuk është bërë plotësisht.

Niveli i realizimit të investimeve kapitale në 5 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut:

201676.01 %
201783.6   %
201865.6   %
201978      %
202082      %

Në bazë të tabelës, 2018 është vit në të cilën investime kapitale kanë nivelin më të ulët të realizimit, kurse vitit 2019 shënon rritje të nivelit të realizimit me 12.4 % në krahasim me vitin paraprak, ndërsa 2020 shënon përsëri rritje me 4 % në krahasim me një vit më herët.

Niveli i realizimit të investimeve publike në 7 mujorin e parë të vitit 2021 është shumë i ulët, ku deri më tani janë përmbushur vëtëm 30.96 %, e nëse vazhdohet me këtë ecuri atëher ky do të jetë viti me nivelin më të ulët të realizimit të investimeve, shkruan Zhurnal.

Sipas të dhënave të ministrisë së financave sa i përket realizimit të investimeve kapitale, nga 96 shfrytëzues buxhetorë 10 prej tyre nivelin e realizimit e kanë 0 %, si Inspektoriati për Pylltari dhe gjueti, Inspektoriati shtetëror i Tregut, Inspektoriati Shtetëror për Inspektim Teknik, Agjencia për Përkrahjen dhe Promovimin e Turizmit, Byroja për Përfaqësim të RSM para Gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Inspektues, Këshilli për Revizion, Komisioni Rregullator për Banim, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Inspektoriati Shtetëror Komunal.

Sipas këtyre të dhënave janë 23 institucione në të cilët niveli i zbatimit të investimeve kapitale është më i vogël se 10 %, që është një numër shumë i lart i atyre që kanë ngelur shumë prapa në realizimin e tyre.

Kështu vetëm 63 institucione nivelin e zbatimit të investimeve kapitale e kanë më të lartë së 10 %, e nga të gjithë këto prinë Agjencioni për Kundërzbulim i cili ka realizuar 98.3 % të investimeve të parapara, i ndjekur nga Inspektoriati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm me 93.57 %, pastaj nga Inspektoriati Shtetëror për Transport me 93.57 %.

Niveli i realizimit të inevstimeve kapitale është shum i ulët në vendin tonë, edhe përkundër faktit se qytetaret kanë nevojë emergjente për rrugë, shkolla, spitale, ujësjellësa, kanalizimi, gjithashtu për këto investime ka nevojë edhe ekonomia e vendit e cila po përballet me vështirësi të mëdha kohët e fundit.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ A e rrezikojnë shqiptarët Kërçovën edhe pse janë më tepër në numër?

N E

Haradinaj për tragjedinë në Tetovë: Jemi bashkë me familjet që pësuan, shërim të shpejtë të lënduarve

D V

Dusharm: Banka Popullore realizoi suksese të jashtëzakonshme në sferën e statistikës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More