Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ / Shprehja e revoltës përmes 60 mijë fletave të pavlefshme, shenjë për mos besim ndaj kandidatëve

Shkup, 20 tetor – Zgjedhjet lokale të 17 tetorit prodhuan edhe shumë fleta votimi të pavlefshme, të cilat ishin në numër më të lartë në krahasim me dy ciklet e kaluara zgjedhore, të cilat padyshim që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar, e ajo që bie në sy është se komunat me shumicë maqeonase kanë numrin më të lart të tyre në krahasim me komunat ku shumicë janë shqiptarët.

 

Kodet zgjedhor në të gjithë vendet e botës parashohin kushtet dhe rastet në të cilët një fletë votimi duhet të konsiderohet e vlefshme apo edhe e pavlefshme, e kjo masë të madhe dallon nga shteti në shtet, por ajo që të gjithë sistemet demokratike kanë të përbashkët është fakti se në çdo cikël zgjedhor ata përballen me një fenomen të tillë, shkruan Zhurnal.

Kjo është një proces normal në sistemet demokratike, por që në shumë shtete kjo ka shkaktua shqetësimi, pasi nga vitit në vit apo nga cikli në cikël po rritet numri i tyre, e kjo po ndikon direkt në demokracinë përfaqësuese dhe shtrembërim të vullnetit të popullit.

Disa vende kanë filluar që të përdorin votimin elektronik apo edhe ndryshime të caktuara në kodin zgjedhor, të cilët kanë si qëllim që të ulin në maksimum numrin e fletëve të votimin të pavlefshme, e që disa prej tyre kanë dhënë rezultat, duke ulur në maksimum këtë dukuri.

Një shembull i mir i këti fenomeni është Shqipëria, e cila mbajti zgjedhje parlamentare në prill të këti viti, dhe në përfundim të procesit dolën 83 mijë vota të pavlefshme, apo 5 % të totalit të votave, e nëse lëto përkthehen në mandate atëher do të ishte humbje prej 6 përfaqësueve në kuvend. Për të parandaluar këte dukuri, ata futën në përdorim votimin elektornik, e cila uli në maksimum apo në një numër të papërfillshëm fletët e pavlefshme, që qështë nj rpaktikë e cila duhet të merret parasysh edhe nga Maqedonia e Veriut.

Situatë e njejtë është edhe në Maqedoninë e Veriut, ku numri i fletëve të pa vlefshme, po rritet nga cikli në cikël, e që zgjedhjet e fundit shënuan numrin më të madh në 2 proceset e fundit, e që kjo është mjaft shqetësuese.

Numri i votave të pavlefshme në tre ciklet e fundit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut:

202160.773
201744.481
201338.787

Këto të dhëna na tregojnë se në vitin 2021 në krahasim me vitin 2013 kemi rritje të votave të pavlefshme me 21.986, ndërsa në krahasim me ciklin e fundit t ë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 dallimi është 16.292 më shumë, shkruan Zhurnal.

Të dhënat e KSHZ-së na tregojnë se disa komuna kanë numër shumë të lartë të numrit të fletëve të votimit të pavlefshme, ndërsa disa të tjera kanë numër më të ulët, por që shuma e tyre ka pasur një ndikim të fuqishëm në rezultatin përfundimtar në shumë prej tyre.

Komunat me numrin më të madh të fletë votimeve të pavlefshme:

Qyteti i Shkupit15.940
Manastir2659
Kumanovë2076
Gazi Babë2020
Tetovë1971

Këto të dhëna na tregojnë se Qyteti i Shkupit ka numri më të madh të fletëve të votimit të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut, e cila është një një diferencë prej 13.281 në krahasim me vendin e dytë, që është një dallim shumë i madh.

Komunat me numrin më të ulët të votave të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut:

Pllasnicë48
Rankovcë57
Qendër-Zhupa62
Novac66

Egziston edhe një dallim i madh sa i përket numrit të votave të pavlefshme për komunat ku shumicë janë maqedonas dhe shqiptar, pasi tek këta të fundit numri i tyre eshtë shumë më i ulët se sa në rajonet ku etnia tjetër është shumicë.

Numri i votave të pavlefshme në komunat ku udhëhiqen nga shqiptarët, që nënkupton se ata janë shumicë është 10.355, për dallim në komuat ku shumicë janë maqedonas, në të cilën ky numër është 49.540, shkruan Zhurnal.

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme në komunat ku shqiptarët janë shumicë:

Tetovë1971
Çair1859
Gostivar1368
Strugë1305

Numri kaq i madh i fletëve të pavlefshme, a është një formë e shprehjes së revoltës së qytetarëve ndaj të gjithë partive dhe kandidatëve, apo janë gabime teknike, dhe pse kjo është më e shprehur tek njëra etni se sa tek tjera, janë pyetje që KSHZ, duhet ti gjejë përgjigje dhe të ndërmarrë hapa për ta ulur këte fenomen sa më shumë që të jetë e mundur. ///Zhurnal.mk

Related posts

Editorial/ Qeveria çdo muaj nxjerë nga një datë për fillim të negociatave, taktizim që mund të kushtojë shtrenjtë!

N E

Xhaferi për Srebrenicën: Kurrë mos harrohet, që kurrë mos përsëritet

D V

VMRO-DPMNE: Filipçe sot ishte zëdhënës i LSDM-së, jo ministër i Shëndetësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More