Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Sa po respektohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore?!

Shkup, 22 nëntor – Në vigjilje të datës së Alfabetit që është një nga momentet më të rëndëshime në hisotrinë e popullit shqiptar, po na shkund nga pluhuri për një çështje që lidhet me nivelin e përdorimit dhe zbatimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, e cila po has në vështirësi për tu implementuar plotësisht edhe përkundër faktit se ligji që rregullon atë është miratuar para më shumë se 2 viteve, por që edhe përkundë kësaj ajo vazhdon që të jetë e pa “dëshiruar” për institucionet e Shkupit.

Historia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me përdorimin e gjuhëve ka qenë jo e lavdishme, pasi gjatë periudhës moniste si gjuhë e vetme zytre ka qenë maqedonishtja, ndërsa gjuhët e popujve të tjerë që jetonin në territorin e saj kanë qenë të përjashtuar nga institucionet shtetërore, e kjo rregullisht është konisderuar si shkelje e të drejtave të tyre dhe në të njejtën kohë është cilësuar si diskrimin që po i bëhet atyre, shkruan Zhurnal.

Rënia e sistemit komunist dhe pavarsimi i vendit u prit me entuziazëm dhe u shpresua se tani të drejtat gjuhësore që u ishin mohuar më hertë, mund ti realizonin, por që fatkeqësisht “tradita” u vazhdua ku gjuha maqedonase vazhdonte që të ishte gjuha e shtetit,e kjo shkatoi reagime të ashpëra nga etnitë tjera, e posaçërisht tek shqiptarët të cilët ishin në një numër të konsiderueshem, por që edhe përkudnër këti fakti, kërkesat dhe anesat e tyre nuk u morën parasysh.

Mileniumi i ri solli një konflikt të armatosur i cili do ta ndryshonte njëherë e përgjithmonë Maqedoninë e Veriut e bashkë me të edhe mendësinë moniste gjuhësore, ku tani ajo ngarje që kishte ndodhur paralajmrote që në istitiucionet shtetërore tani pos gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik do të hynte edhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj latin, e kjo shkaktoi jo pak kundërshti dhe tensione tek ata që ishin mësuar me monopolin e mëhershëm gjuhësor, shkruan Zhurnal.

Që pas përfundimit të konfliktit në vitin 2002 ligji për përdorimin e gjuhëve i është nënshtruar disa herë ndryshimeve, e që i fundit ishte bërë në vitin 2019, e këto ndërhyrje janë bërë me arsyetime nga më të ndryshmet, e që gjatë gjithë kësaj kohe ajo është shfrytëzuar nga partitë për qëllime politike, ku njëra vazhdimisht mburrej për këtë arritje “historike”, e ndëra tjetra akuzonte për dështim dhe “tradhëti”.

Miratimi i ligjit dy viteve më parë ishte shoqëruar me tensione dhe polemika të mëdha, ku në bazë të saj parashihej zgjerimi i përdorimit të guhës shqipe në institucionet shtetërore e për të siguruar implentimin e saj u krijua edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, shkruan Zhurnal.


Në nenin 1 paragrafi 3 të ligjit për përdorimin e gjuhëve thuhej:

“Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”.

Gjithashtu parashihej edhe ndëshkim për të gjithë ata që nuk respektojnë të njejtën, e kjo ishte sanksionuar në nenin 22 të ligjit ku thuhej:

(1) Gjobë në shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’u shqiptohet organeve të theksuara në nenin 1 paragrafi (3), nenin 2 paragrafi (3), si dhe të gjitha institucioneve tjera për mosrespektimin e dispozitave të këtij ligji.

(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së përcaktuar do t’i shqiptohet personit zyrtar dhe personit përgjegjës në organet nga paragrafi 1 i këtij neni.

Në raportin vjetor të Agjencisë për Zbatimin e Gjuheve të vitit 2020, thuhet se nga ata kanë dërguar 428 pyetsor anketues tek institucionet në nivel lokal dhe në atë qëndrorë, nga të cilët janë përgjigjur 119 apo 27.80 % pra 309 nuk janë përgjigjur, kjo është një shifër shumë e ulët, nga e cila mund të konkludojmë se ata nuk kanë asnjë konsideratë apo “përgjegjësi” ndaj këti institucioni.

Në pyetjen : Vallë, i keni plotësuar detyrimet në përputhje me nenin 23 të këtij ligji? Nga 119 përgjigjet kishim këto përgjigje:

70 institucione i kishin përmbushur detyrimet; 40 pjesërisht i kishin përmbushur pjesërisht; 9 nuk i kishin përmbushur ato.

Pyetja tjetër ishte: Vallë, në aktin tuaj të sistematizimit të vendeve të punës, a keni paraparë formë organizative për përkthim dhe lekturim në dhe nga gjuha shqipe?

26 deklaruan po; 88 u deklaruan që nuk e kishin bërë; 3 nuk u përgjigjën në këtë pyetje.

Pyetja e rradhës ishte: Vallë, në buxhetin e parashikuar për vitin 2021 a keni paraparë mjete financiare për përkthyes dhe lektorë të rinj?

27 ishin përgjighur që po; 63 kishin deklaruar që jo; 10 kishin deklaruar që nuk mund të përgjigjeshin; 19 nuk kishin përgjigje.

Kjo e dhënë është mjfatë shqetësuese, pasi ky vit do të jetë i njejtë me vitin e kaluar apo edhe më i keq sa i përket respektimit të ligjit të gjuhëve, e kjo tregon se ne jo që nuk po bëjmë përparim në këtë aspekt, por ne jemi drejt regresit, e që është një shënjë se ky projekt po dështon si mos më keq.

Gjuha e përgjigjes nga 119 institucionet:

79 ishin përgjighur në gjuhën maqedonase, 4 në gjuhën shqipe, 36 në gjuhë maqedonase dhe shqipe.

Respktimi i përdorimit të ligjeit të gjuhëve nga institucionet shtetërore:

Emri i InstitucionitGjithsej botime të shpalluraBotime të shpallura vetëm ne gjuhen maqedonaseBotime të shpallura në gjuhën maqedonase dhe në gjuhë që e flasin sëpaku 20 % e popullsisë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut2202200
Kryetari i Maqedonisë së Veriut28280
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut48642
Ministria e Punëve të Brendëshme23230
Ministria e Drejtësis25250

Këto janë vetëm disa nga institucionet shtetërore sa i përket numrit të botimeve në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve, e kjo tregon se ajo nuk po përfillet nga ata të cilët e kanë miratuar atë.

Kjo dukuri është e shrehur edhe në ueb-faqet e institucioneve shtetërore, ku në pjesën më të madhe të tyre është e praishme gjuha shqipe në faqet kryesore, por në rast se bënë një kërkim më të thellë, do ta shohim se ato janë të disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase, kurse ato të dhëna nuk mund ti sigurosh edhe në gjuhën shqipe.

Deri më tani ende nuk kemi një reagim të mirëfilltë të institucineve për të ndëshkuar të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin e që me mosrespektimin e saj ata po kryej një shkelje për të cilën ka edhe sanksione juridike, por që deri më tani nuk është aplikuar, e që e gjithë ëkjo po ndikon aë implementimi i gjuhës shqipe të mbetet dëshirë e institucioneve dhe jo të jenë të obliguar që ta bëjnë të njejtën, shkruan Zhurnal.

Kjo datë e alfabeti e gjen vendin tonë në një situatë, ku gjuha shqipe edhe përkundër fatit se egziton ligjërisht, atë nuk mund ta hasësh apo edhe përdorësh në praktikë, pasi atë nuk e njohin institucionet, e kjo tregon se gjuha shqipe është e pa “dëshiruar” për shtetin.///Zhurnal.mk

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy