Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Sa mundet PDSH-ja t’a ndihmojë BDI-në në rrethin e dytë?

Shkup, 25 tetor – Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Mendu Thaçi dje konfirmoi se kanë arritur një marrëveshje me Bashkimin Dmokratik për Integrim për mbështetje të njëra-tjetrës në disa komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, e që kjo mund të rrezultojë pozitive në disa komuna për Integristët, të cilët mund ti ndihmojnë asaj në fitore.

 

Rezultatet që prodhoi raundi i parë i zgejdheje lokale, krijoi një situatë tejet delikate dhe të komplikuar për parittë politike në vendin tonë, e gjithë kjo po detyron ata që të arrijnë marrëvesje bashkëpunimi për komunat që kanë shkuar në raundin e dytë, shkruan Zhurnal.

Duket se ruajtja e pushtetit po i bënë bashkë armiqt e dikurshëm, por që për njëri nga ta egzistone dhe një motiv më tëpër, që është rritja e shkallës së “Shpërfytirimit” të oponentit të tij politik, e që e gjithë kjo ka bërë që çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën të hidhet pas krahëve.

Ky bashkëpunim është me dobi të ndërsjelltë, por më favorizuese nga kjo është për Bashkimin Demokratik për Integrim, pasi kjo parti është në raundin e dytë në më shumë komuna se sa PDSH, e kjo e bënë atë që të jetë përfituesja më e madhe direkt apo indirekt i këti koalicioni.

Tetova është njëra prej tyre ku BDI dhe Lëvizja Besa kanë shkuar në raundin e dytë, e që në këtë komunë votat e PDSH janë shumë të rëndësishmë për Integristët, pasi ajo është bashkia me numrin më të madh të votuesve shqiptar, e kjo e bënë atë shumë të rëndësishëm për çdo parti politike nga ky etnitet.

Rezultatet e raudnit të parë të zgjedhejve lokale në Tetovë:

BDI11.138 vota
Lëvizja BESA10.494 vota
ASH-AAA6.165 vota
PDSH3.840 vota

Në raundin e parë, BDI ka qenë në epërsi në këtë komunë me 644 vota, para subjektit të dytë Lëvizjës BESA, por që ky është një rezultat shumë i ngushtë , që mundet të prodhojë surpriza në raudnine dytë, shkruan Zhurnal. Nëse llogarisim në bzaë të koalicioneve atëherë, BDI-PDSH do të kishin 14.978 vota, ndërsa ASH-AAA-Lëvizja BESA do të kishin 16.659 vota, që nënkupton se ata do të kishin 1.681 vota më shumë se Inegrisët.

Bogovina është një komunë tjetër e cila ka shkuar në raudin e dytë, e që votat e PDSH do të jenë vendimtare për të finalizuar fitoren e Integristëve.

Rezultatet e zgjedhjeve në raundin parë në Bogovinë:

BDI4.942 vota
ASH-AAA2.878 vota
Lëvizja BESA2.035 vota
PDSH331 vota

Në këtë komunë BDI doli si parti e parë me një diferencë të thellë prej 2.064 vota ndaj ASH-AAA e cila u rendit si aprti e dytë, e që në të njëjtën kohë ajo kishte qeverisur 4 vitet me këtë komunë. Në rast se llogaritet ne bazë të koalicioneve, atëherë BDI-PDSH do të kishin sëbasku 5.273 vota ndaj kolaicionit ASH-AAA-BESA, të cilët do të kishin sëbashku 4.913, që nënkupton se ata do të ishin humbës ndaj Integristëve, të cilët do ta rikthenin këtë komunë nën qeverisjen e tyre. Në rast se BDI nuk do të kishte arritur një marrëveshje me PDSH dhe atë ta kishte bëre ASH-AAA atëheë gjasta që Integristët ta kthenin këtë komunë do të ishin minimlae për të mos thënë e pamundur.

Gostivari është një komunë tjetër e cila do të shkojë në raudnin e dytë, por që kadidati i opozitës është një një avantazh të madh ndaj oponentit të tij nga Bashkimi Dmokratik për Integrim.

Rezultatet e raundit të parë në Gostivar:

ASH-AAA15.724 vota
BDI13.190 vota
Lëvizja BESA909 vota
PDSH333 vota

ASH-AAA është në epërsi prej 2.534 votave ndaj kandidatit të BDI-së që u rendit i dyti, e që kandidati i opozitës nuk arrit të fitojë që në raundin e parë për vetëm 0.30 % të votave. Edhe në këtë komunë është arritur koalicioni, ku ASH-AAA-BESA do të kishin 16.633 ndërsa BDI-PDSH do të kishin 13.352, që nënkupton se ata do të ishin humbësit dhe bashkëpunimi i tyre nuk do të sjellë asnjë dobi për të përmbysur rezultatin në Gostivar.

Tearca është një komunë tjetër e cila ka shkuar në raundine dytë, e që votat e PDSH janë vendimtare për BDI-në që ajo të vazhdojë me qeverisjen e saj.

Rezultatet e raundit të parë në Tearacë:

BDI3.818 vota
ASH-AAA2.362 vota
PDSH1.969 vota
Lëvizja BESA683 vota

Në raundin e parë në këtë komunë fituese ka qenë BDI, e cila ka pasur epërsi prej 1.456 votave ndaj kandidatit të ASH-AAA, që është një epërsi shumë e lartë, Në rast se i llogarisim në bazë të koalicioneve atëher BDI-PDSH kanë 4.501 vota, ndërsa ASH-AAA-Lëvizja BESA 4.331 vota, ku Integristët do të ishin në avantazh prej 170 votave që i bënë ata edhe fituesit e saj. Reyultati përfundimtar do të ishte i ndryshëm në rast se BDI nuk do të kishte arritur një marrëveshje me PDSH, dhe atë ta kishte bërw ASH-AAA atëherë ajo do të humbiste Tearcën pas një kohe të gjatë.

Votat e Partisë Demorkatike Shqiptare, janë të pa përfillshme dhe nuk japin asnjë lloj ndihme për Bashkimin Demokratik për Integrim në Strugë, Dibër, Çair, Vrapçisht dhe Zhelinë, shkruan Zhurnal.

Duket se strategjia e BDI ka qenë më shumë që ta pengojë PDSH-në që ti bashkohet frontit opozitarë që është krijuar nga partitë tjera, pasi ajo do të kishte një efekt të fuqishëm psikologjik dhe propandistik, të cilën ajo ka dashur që ta prandalonte, pasi duket se ata nuk ka llogaritur shumë në numrat e saj, pasi që të njejtët nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe në rezulatin përfundimtar të Integristëve./// Zhurnal.mk

Related posts

Zhelinë – Ndahet nga jeta mësuesi Rrahmetullah Nuhiu

D V

Forumet rinore të 34 partive politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike

D V

Diplomatët qortuan Bullgarinë – Anëtarësimi i Ballkanit në BE është interes strategjik që nuk guxon ta dëmtohet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More