Shkup, 14 shkurt – Eurodeputeti bullgar nga radhët e partisë opozitare GERB t ëish kryeministrit Bojko Borisov, Andrej Kovaçev, në një intervistë televizive, e theksoi si të kontestueshme festën e 11 tetorit, në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
“Për shembull, atje është ende si festë, ashtu siç e quajnë, kur është gjuajtur pushka e parë kundër bullgarëve në muajin tetor. Nëse nuk ndryshon asgjë nga regjimi i mëparshëm i Jugosllavisë së Titos, nuk mund të hysh në BE me të njëjtën ideologji”, thotë Kovaçev, transmeton Zhurnal.
Ai theksoi se arsimi nuk duhet të bazohet në urrejtje.
“Ne duhet të jemi bashkë, si anëtare të barabarta të BE-së, por brezat tanë të rinj nuk duhet të themelojnë arsimim që dërgon në urrejtje mes tyre. Atë nuk mund ta pranojmë , ajo është gjëja elemetare e vlerës europiane, pjesë e kriteriumeve të Kopenhagës” – deklaroi eurodputeti.
Sipas tij, duhet të pakësohet urrejtja e të folurit, që vjen nga librat , mediat dhe ambienteve akademike në Maqedoni.
“Sistemi arsimor dhe mediat ne Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë da objektivizojnë historinë tonë të përbashkët bullgare. Ajo është në emrin e ardhmërisë sonë të përbashkët europiane. Nuk kemi si ta përkrahim bazën ideologjike të tanishme të Maqedonisë së Veriut – shtoi Kovaçev.
Deklarata e fundit e Kovaçevit paraqet dëshmi se sa më shumë vonohet zgjidhja e kontestit, aq më shumë çështje të reja hapen.
Deri dje ishte gjuha dhe identiteti, pastaj doli Goce Dellçevi dhe emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, e tani problem mund të bëhet edhe 11 Tetori. Nëse kontesti vazhdon edhe më tej, kush e din çfarëçështje e re kontestuese mund të paraqitet.
Kurse hapja e kontesteve të reja, largon palët nga mundësia për zgjidhje të kontesti. Realisht në këtë contest për momentin Maqedonia e Veriut humb shumë më shumë se sa Bullgaria. Për këtë arsye është vëshirë të bëhet vlerësim nëse individët dhe subjektet të cilat parashtrojnë rezoluta patriotike maqedonase, si ajo për Goce Dellçevin, ia duan të mirën, apo të keqen vendit të tyre. Me të vërtetë është vështirë të vlerësohet nëse vonesat që shkaktohen me kësi lloj rezolutash, bëhe për t’i ndihmuar Maqedonisë, apo për t’i ndihmuar Bullgarisë.
E kaluara e afërt lë shumë vend për të dyshuar. Refuzimi i emrit “Republika e Maqedonisë-Shkupi” në samitin e Bukureshtit u vlerësua sig jet patriotik nga ana e kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. Mirëpo përveç që Maqedoni humbi 12 vite deri në anëtarësimin e plotë në NATO, në fund kontesti përfundoi me një zgjidhje edhe më të dëmshme siç vlerësohet se është emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, në krahasim me propozimin e atëhershëm “Republika e Maqedonisë-Shkupi”.
Dëmt nga vonesa afatgjate e anëtarësimit të vendit në NATO mund të llogariten në qindar miliona, e ndoshta edhe miliarda investime të humbura.
Tani gjendemi në situatë pak a shumë të njëjtë me atë të vitit 2007, të para samitit të Bukureshtit. Për bashkëqytearët tanë maqedonas tingëllon bukur dhe si gjest patriotik kur dikush parashtron rezolutë për Goce Dellçevin, mirëpo vonesa që shkaktohet përveç se do të jetë e dëmshme në aspektin ekonomik, poashtu në fund mund të përfundojë me një zgjdhje më të dëmshme për Maqedoninë e Veriut, se sa zgjidhjet që propozohen sot në tavolinë.
A po “radikalizohet” edhe Buçkovski si Nikolla Dimitrovi?
Deri sa kontesti po vazhdon, vazhdon edhe “radikalizimi” i qëndrimeve të figurave të përfshira në contest. Fillimisht një gjë e tillë ndodhi me ish zëvndës kryeministrinNikolla Dimitrov, kurse tani një gjë e tillë duket se po ndodhë edhe me ish ngeociatorin Vllado Bçkovski.
Ish-negociatori special i Maqedonisë me Bullgarinë, Vlado Buçkovski në një intervistë për median Bullgare Nova theksoi se nuk do të hyjmë në Bashkimin Europian nëse duhet të pranojmë se Goce Delçev ka qenë Bullgar.
Gjithashtu Buçkovski deklaroi se Goce Delçev ka luftuar për liri jo veç në Maqedoni por edhe në Edrene. Ai është revolucionari i madh, për të cilin mendoj se është figura që e përfaqëson historinë tonë të përbashkët. Kam respekt për Goce Delçev-in në mënyrën se si jemi rritur ne maqedonasit – me mitin,, legjendën e apologjitetit të madh. Por nëse e kemi patjetër ta pranjomë se Delçev ka qenë bullgar si kusht i asaj për të hyrë ne Bashkimin Europian, atëher nuk do të jemi asnjëher anëtare e BE-së. Mendoj se ajo nuk është rruga e cila na dërgon deri te qëllimi – theksoi Buçkovski.
Gjithashtu Buçkovski shtoi se nëse Goce Delçev do të ishte gjallë do te turpërohej me mosmarrëveshejet mes maqedonasve dhe bullgarëve, devinitivisht do te turpërohej.
“Mendoj se edhe tani nuk pushon i qetë, për shkak të idealeve të tij, për shkak idejavetë tij. Ai sot do të ishte një nga kosmopolitët me të mëdhenj. Në kohën kur dy qeveritë demonstrojnë vullnet për metodologji te re të bisedojnë jo vetëm për historinë , por më tepër te bisedojne për ardhmërinë , mendoj se opozita në Kuvendin tonë vepron diçka që nuk duhet të veprohet në këtë moment”, tha Buçkovski duke aluduar ne seancën e fundit parlamentare në të cilën deputetët e VMRO-DPMNE-së u paraqitën me veshje në të cilën ndodhej figura e Goce Delçev.///Zhurnal