Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Sa më anti-shqiptare që bëhet “Levica”, aq më shumë vota fiton

Shkup, 19 tetor – “Е Majta” (ЛЕВИЦА) është një nga befasit e këtyre zgjedhjeve, pasi ajo ka shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të votave, e që e gjithë kjo po e shëndrron atë në një faktor shumë të rëndësishëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe në të njejtën kohë po trazon ujrat në kampin politik maqedonas, pasi po paraqitet si “kërcënim” për hegjemoninë e dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE-LSMD.

 

Që nga ardhja e pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut më shumë se tre dekada më parë, shumë gjëra kanë ndryshyuar, por jo edhe ”monopoli” politik në kampin maqedonas, ku dy subjektet VMRO-DPMNE-LSDM vazhdojnë që të mbesin partitë më të mëdha tek kjo etnik, pasi deri më tani nuk ka pasur një forcë që ta ndryshoje këtë realitet, shkruna Zhurnal.

Duket se kjo situatë do të ndryshojë, pasi në horizont po rritet një pol i tretë në kampin maqedonas, e që ajo po shënon rritje të vazhdueshme në çdo cikël zgjedhor, duke paralajmruar se dypolaritetit politik tek etnia më e madhe në vend po merr fund.

Kjo situatë dhe çdo ndryshim i mundshëm do të reflektohet fuqishëm jo vetëm tek maqedonasit, por edhe në skenën e përgjithsme politike në Maqedoninë e Veriut, e që ideologjia e saj mund të sjellë komplikime të brendshme por edhe në raport me fqinjët dhe aleatët perëndimor.

E Majta” u themelua më 15 nëntor të vitit 2015, kjo parti ka zyrtarisht ka një ideologji majtiste, ku udhëheqësi i saj është Dimitar Apasieve që kjo parti nga koha e themelimit ka shënuar rritje të vazhduesh, ku tani është e përfaqësuar në Parmalentin e Maqedonisë së Veriut. Ndonse kjo parti ideologjikisht zotohet se i takon grupit ideologjik të majtë, por me qëndrimet dhe deklaratat e saj dëshmojnë se ajo shumë pak ka të bëje me këtë ideologji, pasi në realitet ajo më shumë ngjason më ekstremin e djathtë.

Rezultatet e të Majtës në dy cilket zgjedhore për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut:

VititNumri i VotaveMandatet
201612.120/ 1.05 %120-0
202037.426/ 4.10 %120-2

Kjo tabelë tregon për rritjen e konsiderueshme që ka arritur kjo parti në 5 vitet që nga themelimi, ku në zgjedhjet e vitit 2020 në krahasim me ato të vitit 2016, ajo ka shtuar 25.306 vota. Këto të dhëna na japin një fakt shqetësues, se partit më prirje ekstreme nacionaliste po gjenjë përkrahje në mesin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, e që kjo gjë mund të shkaktojë probleme të shumta etnike, dhe të prodhojë destabilitet, shkurna Zhurnal.

Rritja e së Majstës nuk ndalet këtu, pasi ajo në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit 2021 vazhdon të rritet dhe të gjejë përkrahje edhe më të madhe tek elektorati maqedonas, e cila është befasuese dhe në të njejtën kohë shqetësuese se si një parti populiste po rritet me shpejtësi kaq të madhe.

“E Majta” arrti që në këto zgjedhje të marrë 46.428 vota që janë për 9002 vota më shumë se sa në zgjedhjet e fundit që u mbajtën vetëm një vitë më parë, që tregon për një rritje të vazhdueshme të kësaj partie, ndërsa nëse i krahasojmë me zgjedhjet e 2016 ato kanë një rritje të mbështetjes elektorale prej 34.308, e që nëse ky trend vazhdon,atëherë ajo do të bëhet “problem” për partitë më të mëdha në kampin politik maqedonas.

Ndonëse kjo parti konkroi me 7 kandiatë për kryetarë të komunave, ajo nuk arrti që ta fitojë asnjërën prej tyre, por që rritja që ka shënuar e bënë atë kandidat potencial që në zgjedhjet e ardhëshme të arrijë të fitojë disa prej tyre.

“E Majta” në këto zgjedhje ka konkuruar me lista vetëm në 38 komuna dhe Qytetin e Shkupit, e kjo nënkupton se ajo mund të kishe arritur edhe një rezultat më të mirë, në qoftë se do të konkurronte në të gjithë bashkitë e vendit, shkruan Zhurnal.

Në disa komuna ajo ka shënuar rritje të jashtëzakonshme , si në Shtip, ku ajo në vitin 2017 kishte 624 vota, kurse tani ka 1771, pra një rritje prej 1147 vota, Karposh ajo ka pasur 1487 vota para katër viteve, kurse tani ka 4227 vota pra një rritje prej 2740 votave, Gjorçe Petrov në vitin 2017 ka pasur 770 vota, kurse tani ka 2685 pra një rritje prej 1915 votave, e këto janë vetëm disa nga njësit ku ajo ka regjistruar rritje të mbështetjes elektorale.

Në zgjedhjet e vitit 2017 në Qytetin e Shkupit “E Majta “ ka marrë gjithëse 5.922 vota, kurse katër vite më vonë, pra në zgjedhjet e fundit lokale ajo ka arritur që të grumbullojë 20.159 vota, pra ka 14.237 votave, e që e gjithë kjo e bënë atë një aktor shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë për të parit e Qytetit të Shkupit.

“E Majta” edhe në këto zgjedhje jo vetëm që nuk “harroi”, por ajo e përforcoi edhe më shumë retorikën nacinaliste, e që si target i kësaj ideologji si gjithmonë ishin shqiptarët, por që ata nuk u mjaftuan vetëm me këtë, pasi sulmuan ashpër edhe aleatët perëndimor të Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  E kjo të bënë të besosh që sa më shuëm që një parti është anti shqiptare aq më e dashur dhe pranuar është tek elektorati maqedonas, e që kjo është një shqetësim shumë i madh dhe një këmbanë alarmi që të bëhet diçka para se të jetë shumë vonë.

Këto të dhëna na tregojnë se “E Majta” ka shënuar rritje të madhe gjatë 5 viteve të fundit, nëse vazhdohet me këto trende, atëherë ajo do të paraqitet si një faktorë shumë i rëndësishëm, i cili nuk mund të shmanget, e që e gjithë kjo mund ta “destabilizojë” jetën politike në vend./// Zhurnal.mk

Related posts

Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë

Redaksia

Aksion i madh policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, sekuestrohet sasi e madhe e drogës, 5 persona të arrestuar

D V

Kryeministri Zaev do të kontrollojë fazën përfunduese të stacionit filtrues në Shtip

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More