Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Sa administratorë mund të mbetën pa punë përshkak të vaksinës?

Shkup, 17 nëntor – Kërkesa për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në sekorin publik në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik, ku disa këtë po e konsiderojnë si shkelje e të drejtave të njeriut, kurse disa të tjerë po e përshëndesin këtë vendim, e kjo ka shkaktuar ndasi në mesin e shoqërisë sonë.

 

Kovid-19 që për herë të parë u paraqit në Kinë në vitin 2019, e që e njejta për një kohë shumë të shkurtër u përhap në të gjithë botën, duke shkaktuar miliona të infektuar dhe të vdekur, e situata e krijuar zhyti botën një një kaos dhe pasiguri, pasi ata po përballeshin me një armik që nuk e kishin hasur më herët, e që nënkupton se ata ishin të pa përgatitur për të përballur me të, shkruan Zhurnal.

E gjetuar në këtë situatë, shkenctarët vlersuan se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo pandemi është shpikja e një vaksine e cila do ta mposhte atë apo edhe do ta ulte rrezikun e përhapjes së saj, e në këtë mënyrë shtete më të fuqishme i hynë garës se kush do ta prodhonte atë të parin, pasi sa më shpejt që do të gjindej ajo aq më shumë jetë njerezore do të shpëtoheshin.

Me zbulimin e saj, filloi imunizimi masiv i njerezve në të gjithë botën, por që me prodhimine saj, lindën edhe shumë teori të cilët flisnin për gjoja rrezikun dhe pasojat negative që shkakton marrja e saj, e kjo ngjalli panik dhe pasiguri tek qytetarët të cilët filluan që të refuzonin marrjen e saj, e që kjo po cilësohet nga organet kompetetnte si dizinformatë me pasoja shumë të rënda, pasi refuzimi i vaksinë po kontribon në rritjen e infektimeve dhe vdekjeve nga pandemia, shkruan Zhurnal.

Kështu shtete filluan një fushatë për ti bindur qytetarët që të imunizohen, por që efektete e saj ishin minimaliste, e kjo i “detyroi” ata që ti ktheheshin msave shtrenguese, ku personave të pa vanskinuar u ndalohej hyrja në objektet e mbyllura dhe një sërë masash tjera me qëllim rritjen e nivelit të imunizimit. E disa nga vendet shkuan deri aty sa detyruan punonjësit në sektorin publik që të vaksinoheshin me detyrim, e në rast se ata do të refuzonin ta bënin të njejtën atëherë parashihej që ndaj tyre të merreshin masa si largimi nga puna, pezullimi pa të drejtë page, largimi i përkohshëhm, por që të gjithë këto shkaktuan reagime shumë të ashpëra.

Italia është një nga vendet e para e cila e ka bërë të detyrueshme vaksinimin për personelin mjeksor që në muajoin maj, e që sipas të dhënave të këti shtetti deri më tani mbi 2000 mjek kanë refuzuar vaksinimin, e që si pasojë ata janë largar nga puna. Që nga tetori i këti viti, është bërë e obligueshme që të gjithë të punësuartit të kenë një çertifikatë të vaksinimit, apo një test jo më të vjetër se 48 orë, e cila mbulohet nga vet individët.

Franca është një nga vendet e para në Evropë e cila bërë të detyrueshëm vaksinimin që në shtator të këti viti për personelin mjekësor, por që ajo tani është në diskutim për ta bërë atë të detyrueshëm për të gjithë punonjësit si në sektorin publik edhe në atë shtetror. Gjatë kësaj kohe më shumë se 300 mjek që kanë refuzuar vakisnimin janë pezulluar përkohësisht puna p, pasi ligji ngalon që ata të përjashtohen plotësisht.

Greqia është një tjetër shtet i cili ka bërë vaksinimin e detyrueshëm për personelin mjeksor që nga shtatori i këti viti, por që tani kjo vlenë për të gjithë të punësuarit, të cilët janë të detyruar që të kenë test negativ për të hyrë në zyrë, por që të njejtëve ju lehohet që të kenë test anti-gjen i cili kushoton rreth 10 euro te cilët ata duhet ta mbulojnë vet. Të punësuarti të cilët refuzojnë të vakisnohen mund që të pezullohen nga puna pa të drejtë pagesë, por që të njejtit nuk mund të përjashtohen tërësish, pasi ajo është shkelje e ligjit dhe konventave mbi të drejtat e njeriut, shkruan Zhurnal.

Sllovenia thuasje para dy muajve ka filluar vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë shërbyesit në sektorin publik duhet që të jenë të vaksunuara, por që këtë vendim e ka hedhur poshtë Gjykata Kushteuese, e që për të cilën ende nuk ka një vendim finnal se si do të veprohet.

Detyrimi për vaksinim ka shkaktuar reagime të ashpra në të gjithë Evropën, ku ajo është përballur me protesta të mëdha dhe me ngritjen e procedurave ligjore kundër shteteve përkatëse në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ku shumë të punësuar që janë prekur nga vendimet qeveritare kanë kërkuar mendimi juridik kundër shteteve të tyre.

Austria është një nga shtete i cili ka vendosur masa më të rrepta për personat e pa vaksinuar, ku nga kjo e hëna ata jaën në një bllokim, ku nuk lejohet që të lëvizin lirshëm, por të cilët mund të lëvizin vetëm në raste të veçanta, e ata që thyejnë rregullat rrezikohen që të dënohen deri në 500 euro.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë ankesën e 30 mjekëve grek, të cilët kërkuna që kjo gjykatë ta suspendojë ligjin që kishte miratuar shteti Helene, e që në bazë të tyre kërkohej vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë punonjësit të sektorit shëndetosorë, duke arsyetoaru se kjo është jashtë kompetencave të saj si gjykatë. Të njejtin fat e kishte pësuar edhe kërkesa e zjarrëfkësve francez, të cilët kishin kundërshtuar vaksinimin, por që kjo gjykatë e hodhi posht ankesën e tyre me arsyetimin se ajo është jashtë kompetencave të saj.

Nga ditra e sotme edhe Maqedonia e Veriut do ti abshkangjitete shteteve të tjera të cilët do të kërkojnë çertifikatën e vaksinimit apo edhe test PCR, që është dukshëm më i shtrejt se testet antigen të cilët lejohen nga shtete tjerë, për ata të cilët nuk dëshirojnë që të vaksinohen. Ky vendim solli reagime të ashpëra tek opinioni pubkil por edhe tek Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të cilët theksuan se ajo duhet që të jetë në bazë të përcaktimit personal të çdo individi dhe jo të bëhët me presion, pasi kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, e që në të njejtën kohë edhe shkelje e rezulotave dhe konventave ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.

Kjo masë mund të rezultojë me largimine shumë administratorëve nga puna të cilët refuzojnë që të vaksinohen, e ky numër mund tlë jetëi lartë duke marrë paraszsh përqindjen e të vaksinaurve deri më tani në Maqedoninë e Veriut, e kjo mund të ndikoj në rritjen e pa punësisë dhe varfërisë në vendin tonë, e që nga dëshira për të mborjtur shëndetin e tyre mund të rrezikojmë ekonominë dhe mirëqenjën e qytetarëve të vendit tonë.

Ende nuk dihet se a do të hyjë në fuqi ky vendim, por nëse e njëjta do të ndodhë atëher a do të shkoje ajo në Gjykatën Kushtetuese, a do të ketë reagime nga opinioni publik për një gjë të tillë siç ka ndoshur në vendet tjera të Evropës, këto janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në ditët në vijim./// Zhurnal.mk

Related posts

Menduh Thaçi: Maqedonia po nuk i hapi bisedimet me BE, rrezikon dezintegrimin

D V

Avziu vazhdon me investimet e mëdha! Arrijnë furgonat e rinj për Ski-Qendrën në Kodrën e Diellit

Redaksia

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 13,412

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More