Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Rëniet-ngritjet në Tetovë nga viti 2017 deri në vitin 2021

Shkup, 1 nëntor – Rezultatet që dolën nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale shkaktuan jo pak befasi, e ndoshta surpriza më e madhee tyrë është Tetova, ku Lëvizja BESA arriti që të triumfoj ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim dhe t’ia marrë asaj drejtimin e komunës më të madhe të banuar nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e ndoshta kjo është një shenjë se skena politike tek kjo etni do të ndryshojë.

 

E bukura e zgjedhjeve është se ata nuk ngurrojnë që të na befasojnë, edhe përkundër se janë bëtë përpjekjeve për ti parashikuar rezultatet që ato mund të prodhojnë, ende nuk është arritur plotësisht një gjë e tillë, pasi vetëm kur të numërohet edhe vota e fundit mund të kemi një pasqyr të qartë të vullnetit të sovranit e kjo enigmë që karakterizon këtë proces vazhdon që të jetë një sfidë si për partitë politike ashtu edhe për kandidatët, shkruan Zhurnal.

E situatë e njejtë e paparashikueshmërisë së rezultateve të zgjedhjeve ndodhi edhe në Maqedoninë e Veriut, ku ndoshta këto janë zgjedhjet më të komplikuara, më të pa qarta në historinë e pluralizmit politik të vendit tonë, e këtë e vërtetuan edhe rezultatet që nxorrën kutitë e votimit të datës 31 tetor.

Tetova është qendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që nënkupton se ajo ka edhe numrin më të madh të votuesve të kësaj etnie, dhe partia e cila renditet si e parë në këtë komunë, atëherë ajo merr edhe primatin si subjekti më i fuqishëm, e që në të njëjtën kohë kjo është edhe paralajmrin se ai subjekt apo koalicion do të ngjitet majave të pushtetit. Ndoshta befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte Tetova, pasi në këtë komunë triumfoi kandidati i Lëvizjes BESA, i cili arrit që atë t’ia merrte Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi kjo e fundit kishte drejtuar të njejtën për një kohë të gjatë.

Konkurence mes Bilall Kasamit dhe Teuta Arifit për të parin e Tetovës ishte zhvilluar edhe katër vite më parë, ku kjo e fundit në raudnin e dytë kishte arriutr që të triumfoj ndaj oponentit të saj, por që të njejtin rezultat ajo nuk arriti që ta përsërisë edhe në balotazhine 31 tetorit të këti viti, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhejve lokale për kryetar të Tetovës në vitin 2017:

BDI13.265 vota (33.18 %)
Lëvizja BESA8.767   vota  (21.93 %)
ASH4.874   vota  (12.19 %)
PDSH4.568   vota  (11.43 %)

BDI në raundin e parë u rendit si parti e parë me një diferencë prej 4.498 vota ndaj partisë së dytë që ishte Lëvizja BESA, por që kjo komunë shkoi në raundin e dytë, për ta zgjedhur të parin e saj që do të qeveriste për katër vite me këtë komunë.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Tetovës në vitit 2017:

BDI18.136 vota (49.09 %)
Lëvizja BESA17.113 vota (46.32 %)

Në bazë të këtyre rezultateve BDI u shpall fituese në Tetovë me një diferencë prej 1.023 vota ndaj Lëvizjes BESA dhe në këtë mënyrë ajo mori edhe një mandat të dytë për të qeverisur me këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e ardhëshme lokale u mbajtën në 17 dhe 31 tetor të këti viti, të cilët prodhuan një rezultat surprizues për Tetovën, por të cilët kishin dy gjëra të përbashkëta me zgjedhjet e 2017, ku njëra ishte se për të parin e kësaj komune konkuruan figurat e njeta si të para 4 viteve dhe e dyta ka të bëjë me faktin se fituesi u përcaktua në raundine dytë, njejtë si para katër viteve, por me një dallim ku humbësi i 2017 në zgjedhjet e 2021 ishte fitues.

Rezultatet e raundit të parë të zgjdhjeve lokale për kryetar të Tetovës:

BDI11.138 vota (29.04 %)
Lëvizja BESA10.469 vota ( 27.37 %)
ASH-AAA6.165 vota (16.08 %)
PDSH3.840 vota (10.01 %)

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetori, ngjajshëm si 4 vite më parë, BDI u rendit si partia e parë me një diferencë prej 642 votave, që ishte dukshëm me e vogës se sa para katër viteve, por që në bazë të këtyre rezultateve, kjo komunë u shkoi në raundine dytë për ta zgjedhur atë që do ta drejtonte Tetovën për katër vitet e ardhshme.

Nëse krahasojmë numrin e votave që kanë fituar BDI dhe Lëvizja BESA në raundine parë të zgjedhjeve lokale , atëherë do të shohim një ndryshim të dukshëm në lëvizshmërinë e mbështetjes elektorale për këto dy subjekte. Bashkimi Demkoratik për Integrim në vitin 2021 në krahasim me vitin 2017 ka shënuar rënie prej 2.127 votave, ndërsa Lëvizja BESA për periudhën e njejtë ka shënuar rritje prej 1.702 vota.

Në raundin e dytë BDI mori mbështetjen e PDSH, ndëra partneri i koalicionit LSDM u deklarua se do te qendroj neutra, pasi për Tetovën ishin në garë dy anatarë të koalicionit dhe përkrahja ndaj njerëz rrezikonte rënien e qeverisë, shkruan Zhurnal.

Koalicioni ASH-AAA u deklarua haptasi se ata do të mbështesin Lëvizjen BESA në garën e saj për të parin e Tetovës, ndërsa VMRO-DPMNE nuk u deklarua se cilin prej kandidatëve apo subjekteve do të mbështesë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për komunën e Tetovës:

BDI16.542 vota (42.02 %)
Lëvizja BESA21.591 vota (54.84 %)

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja BESA doli si parti e parë në këtë komunë, me një diferencë prej 5.049 votave, e që në këtë mënyrë pas një kohe të gjatë i’a shkëputi atë Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila përveç rëndësisë elektorale ka edhe një rëndësi shumë të madhe simbolike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në qoftë se bëjnë një krahasim me vitin 2017 të numrit të votave që kanë marrë dy partit në raundine dytë, atëherë do të shohim se BDI ka një rënie prej 1.594 votave, ndërsa Lëvizja BESA për të njejtën periudhë ka rritje prej 4.478 votave.

Këto zgjedhje na tregun se BDI ka shënuar rënie të numrit të votave në Tetovë, ndërsa në të njejtën kohë Lëvizja BESA ka shënuar rritje, e kjo ka bërë që kjo e fundit të qeverisë për katër vitete e ardhëshme me këtë komunë, por që ky triumf a do të ketë impakt edhe në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, kjo mbetet të shihet.///Zhurnal.mk

Related posts

Editorial / Kërçova mbetet bastion i shqiptarëve, s’ka nevojë për etiketime “TRADHTARË”, është një betejë e pastër politike!

R Zh

Mickoski: Marrëveshja e Prespës është realitet që nuk e duam por duhet ta respektojmë

Z H

Hoxha Apasievit: Të ka kaluar koha, mërgata shqiptare e mbush buxhetin e vendit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More