Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/Prej kur BDI ka filluar të përmendë Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn para Adem e Hamëz Jasharit?

Shkup,12 shkurt – Të shumta janë reagimet pas rrjedhjes në opinion të videos ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si duket pa qenë i vetëdijshëm se janë duke e incizuar kamerat dhe se janë prezent gazetarë ndërkombëtarë, shpreh brengosjen e tij që Albin Kurti do të “qeverisë” në Maqedoni pas 8 majit. Reagime vijnë edhe nga radhët e BDI-së, për shkak se Vuçiqi brengosjen e tij e shpreh në kontekst të qëllimit të Albin Kurtit për të rrëzuar nga pushteti Ali Ahmetin. I pari me një status në Facebook ka reaguar deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke tentuar ta bindë opinionin se qëndrimi i Vuçiqit është imponuar nga VMRO, me dëshirë për të dëmtuar BDI-në.
Sipas Ademit, në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni.

Në opinionin kosovar është krijuar përshtypje se statusi është edhe skandaloz, pasi aty Hashimi, Kadria e Ramushi (mendohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn), përmenden para Adem e Hamëz Jasharit, si dhe para Fehmi e Xhevë Lladrovcit. “Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!”, ka shkruar mes tjerash Ademi, por duke krijuar dyshime se statusi është shkruar shpejt dhe për nevoja të politikës ditore, pa njohuri të mjaftueshme për radhitjen e figurave të luftës në Kosovë, sipas peshës që kanë.

Në të njëjtën linjë me Ademin ka reaguar edhe kryeministri Talat Xhaferi. Edhe Xhaferi e ka quajtur propagandë anti-BDI të përgatitur nga opozita maqedonase, deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq. “Për fat të keq ka shumë ndërhyrje, është tendencë e kordinume kundër BDI-së, jam i bindur që qytetarët kanë komunikim të drejtë për drejtë. Është propagandë kundër BDI-së dhe kundër pritshmërive të shqiptarëve që si popull realizon projeksionet e veta. Ajo që propagohet se Vuçiqi po na mbron, s’do mend e kuptojnë edhe fëmijët në djep”, tha kryeministri Talat Xhaferi.

Ndryhe prej tyre është paraqitur ish i përndjekuri dhe i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani. Duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në mbrojtje të BDI-së, ai thotë se “bandat politike” në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti. Shton se BDI dhe opozita kosovare janë në një linjë me Vuçiqin dhe se ia dërgojnë ujin në fushën e tij. Përkrahjen e Vuçiqit për BDI-në në këtë kohë, Pollozhani e vlerëson si shumë të rrezikshme.
“Tani në këtë moment gjithë bandat politike në Ballkan i ka zënë një dridhje nga fryma e Albinizmit, e cila më është rrëzuar dhe po i rrëzon drunjtë e kalbur një nga një. Përkrahja e BDI-së tani në këtë moment kaq të rrezikshëm për Kosovën ku në të gjitha anët armiqtë i bringëllojnë me armë është një harakiri, harakiri i vërtetë. BDI dhe opozita kosovare është në një linjë me qëndrimet e Vuçiqit se Kurti është problematiku numër një në Ballkan, mirëpo për fat të mirë niveli intelektual, kapaciteti njerëzor dhe profesional i Kurtit e bindi faktorin ndërkombëtar që ata të kthehen nga ai duke u nisur nga fakti se është fat i madh edhe për ato se doli një politikan i pjekur, serioz dhe kompetent të udhëheq me Kosovën. Qëndrimi i BDI-së në këtë moment është katastrofal dhe është vdekjeprurës për të dhe dhimbjen e kësaj gjendje, sjelljeje ata besoj se do ta kuptojnë në zgjedhjet e ardhshme me rotacionin e pushtetit”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, Ish i burgosur politik./Zhurnal

Related posts

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky