Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Pesha e elektoratit shqiptar te partitë maqedonase dëshmohet me rezultatet e zgjedhjeve

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 8 korrik – Shqiptarët përbëjnë etninë e dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut, e kjo nënkupton se ato janë një trup I fuqishëm elektoral, kjo ka bërë që pos partive shqiptare dhe ato maqedonase të jen në “gjah” pas votave të këtij elektorati, e kjo është më e theksuar te Lidhja Social Demokrate, ku e njejta në tre ciklet e fundit zgjedhore në të gjitha nivelet ka pasur kandidatë shqiptarë në listat e saj, kurse VMRO është më e përmbajtur në këtë aspket, pasi “nacionalizmi” i saj e pengon të ndërmarrë një inciative të tillë.

Partitë politike janë grup interesi, qëllimi I së cilave është marrja dhe ushtrimi I pushtetit shtetërorë, e kjo gjë në një sistem demokratik arrihet me sigurimin e sa më shumë votave, e që partitë për të arritur këtë gjë krijojnë strategji të ndryshme, e njejta po ndodh edhe në vendin tonë, ku partitë maqedonase jan futur fuqishëm në tregun elektorat shqiptar, e që përmes kandidatëve shqiptar po synojn të rrisin volumin e votave, shkruan Zhurnal.

LSDM ishte partia e parë maqedonase e cila hyri fuqishëm në elektoratin shqiptarë, ku kjo parti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 në listat e saj kishte kandidatë shqipëtarë, e që kjo I mundësoi asaj që të marrë një numër të madh votash për të cilët nuk ka një të dhënë zyrtare, por varijojnë nga 30 mijë deri në 50 mijë. Nga kjo listë në legjislaturën e vitit 2016 në parlamentin e Maqedonisë së veriut hynë dy deputet shqiptarë nga lista e LSDM-së edhe atë : Gjylimsere Kasapi dhe Muhamed Zeqiri, e që një vit më vonë me ndërprerjen e mandatit të Bllagoja Boçvarskit, kësaj parti I’u shtua edhe një deputet shqiptarë Agim Murtezanov.

Në krahasim me LSDM-në, VMRO në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare nuk kishte asnjë kanditat në listat e saj për deputet nga përkatësia etnike shqiptare, edhe përkundër deklaratave dhe thirrjeve në atë kohë se ata janë parti e të gjithëve dhe punojnë për të mirën e qytetarëve të vendit, por që në terren përmes listave të tyre ata manifestonin nacionalizmin e egër që e ka karakterizuar rregullisht këtë parti.

Tabela që tregon se strategjia e LSDM-së në zgjedhjet parlamentare te vitit 2016 me kandidatë shqiptarë doli e suksesëshme në njësitë ku shqiptarët janë shumicë apo në numër të konsiderueshëm

NjësiaLSDM 2014VMRO 2014LSDM 2016VMVO 2016
I58.09173.55492.24772.842
II40.60374.64969.84273.713
V45.37078.95371.02072.340
VI12.14225.91125.98626.193

Zgjedhjet e reja lokale që u mbajtën në vitin pasardhës pra në vitin 2017, u vazhdua “tradita” që ishte krijuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, por tani me një ndryshim ku pos LSDM-së që po vazhdonte strategjinë për mbledhjene votave tëk elektorati shqiptar, një strategji të ngjajshme po fillonte që ta zbatonte edhe VMRO, e cila në listat e saj për kandidat për kryetarë komune kishte vendosur edhe shqiptarë, shkruan Zhurnal.

Ky “ndryshim” I VMRO-s ndikoi që në tre komuna të konkuronte me kandidatë shqiptarë edhe atë me Nermin Telovska do të garonte në Çair, Sead Sokalovski në Strugë dhe Alim Bilali në Mavrovë-Rostushë, kjo ishte një befasi e madhe për opinionin duke marrë parasysh qëndrimet agresive nacionaliste që ka kjo parti për etninë e dytë më të madhe në vend. Asnjëri nga këto kandidatë të VMRO-s nuk arriti të triumfojë në këto zgjedhje, por gjëja më e rëndësishme me këtë kandidatë është fakti se me promovimin e tyre VMRO-ja bëri një kapërcim të madh ideologjik.

LSDM në këto zgjedhje përfshiu edhe shqiptarë në listat e saj, ku ajo në komunën e Pllasnicës konkuroi me Shpresim Ajroski dhe në komunën e Haraçinës me Milikije Halimin, e që përmes tyre kjo parti synonte që të tërhiqte sa më shumë vota. Kjo strategji e LSDM-së doli e suksesëshme, pasi ajo arriti që ta fitojë Komunën e Haraçinës, ndërsa kjo arrtije shkaktoi jo pak habi në opinionin publik.

Zgjedhjet e reja parlamentare në Maqedoninë e Veriut që u mbajtën në vititn 2020, përsëri votat e elektoratit shqiptarë patën një rëndësi shumë të madhe në rezultati përfundimtarë dhe në dallimin mes partive kryesore maqedonase.

Në këto zgjedhje VMRO u rikthye në origjinalitet, ku ajo në listat e saj nuk kishte asnjë kandidat shqiptarë, por vetëm të nacionalitetit maqedonas, e që ndërkohë nuk ngurronte te fliste për një shtet të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërsa LSDM në këto zgjedhje parlamentare arriti një koalicion me Lëvizjen Besa që ishte një parti shqiptare dhe ata konkurruan me një listë në këto zgjedhje, e që si bartës liste në Njësin Gjashtë ishtë një shqiptarë dhe e gjithë kjo strategji dha rezultatet shumë të mira pasi ajo doli si partia fituese në këto zgjedhje duke marrë më shumë deputetë se partitë e tjera.

Me afrimin e zgjedhjeve të reja lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti, partitë kanë filluar kalkulimet për koalicionet e mundëshme apo edhe për kandidatët potencial, e kjo nënkupton se partitë maqedonase do të jenë të angazhuara që të marrin vota përsëri në elektoratin shqiptarë.

Nuk ka ende një informacion zyrtarë se a do të ketë VMRO kandidatë shqiptarë në komunat ku shumicë është ky etnitet, por pasi që ka ende kohë në përcaktimine kandidatëve, mund të ndodh që kjo parti të konkurroj edhe në komunat shqiptare.

Nga LSDM nuk ka një konfirmim zyrtarë, por në kuadër të spekulimeve besohet se ajo do të konkurojë në komunat shqiptare më kandidatë të këtij etniteti, dhe gjithmonë në kuadër të spekulimeve besohet se kjo parti do të garojë në Gostivar, Strugë apo edhe në ndonjë vend tjetër, por që më konkretisht pritet të mësohet në ditët në vazhdim.

Këto të dhëna na japin një pasqyr të qartë se VMRO vazhdon që të jetë e ngarkuar me nacionalizëm, e që kjo e bën atë të jetë imune ndaj promovimit të kandidatëve shqiptarë, e në ndërkohë LSDM po e përdorë këtë strategji më së miri e cila në tre ciklet e fundit zgjedhore I ka siguruar rezultat shumë të mirë duke I dhënë fitore në të gjitha ciklet.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy