Agjencia Zhurnal.mk.

ANALIZË/ Pas 31 tetorit Maqedoninë e pret dimër i ftohtë, por skena politike do të “vlojë” në maksimum

Maqedoninë e Veriut sivjet e pret dimër i ftohtë për shkak të krizës energjetike që po kërcënon mbarë Evropën, mirëpo skena politike duket se do të jetë e nxehtë si rrallë herë deri më tani. Shkaku për “dimrin e nxehtë” politik që po na pret janë zgjedhjet lokale.

 

Rezultatet e rrethit të parë, e bënë edhe më të thyeshme skenën politike, edhe ashtu fragjile, për shkak të dallimit të ngushtë mes pushtetit dhe opozitës në Kuvend. Pas këtyre zgjedhjeve, skena politike do të jetë edhe më kaotike. Opozita paralajmëron shumicë të re parlamentare, duke fillur nga VMRO-DPMNE-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe Aternativa. Nuk është e fshehtë se negociata veçmë zhvillohen dhe se sfida kryesore e VMRO-DPMNE-së është të përfitojë deputetët e koalicionit PLD dhe DOM, parti të cilat garuan në zgjedhje veçmas nga LSDM-ja, me të cilën janë në koalicion qeveritar. Pas rrethit të parë, PLD dhe DOM kanë konfirmuar se mbeten në Qeveri, mirëpo në VMRO-DPMNE end shpresojnë se nëse dalin fitues edhe në rrethin e dytë zgjedhor, atëherë tre deputetët e PLD-së dhe DOM-it do të ndërrojnë mendje.

Shpresat për qeveri të re pas zgjedhjeve i ka ngrohur edhe përkrahja e ndërsjellë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa në rrethin e dytë, ka fillur të shihet në opinion si hap “tranzitor” për Besën drejt shumicës së re parlamentare edhe pse nga kjo parti për momentin nuk e vërtetojnë një gjë të tillë. “Ne ngelemi fuqishëm në përcaktimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët t’a fitojmë BDI-në në komunat ku marim pjesë në rrethin e dytë. Këto janë zgjedhje lokale, legjitimiteti për zgjedhje parlamentare gjegjësisht qeveri të re vjennga zgjedhjet parlamentare. Kjo ngelet të shohim pas zgjedhjeve si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të lëvizë skena politike”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, duke lënë hapësirë të interpretohet “edhe ashtu, edhe ashtu”.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev pas rezultatit të dobët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale paralajmëroi dorëheqje nga të gjitha postet, nëse kandidati i LSDM-së në Shkup, Petre Shilegov, e humb betejën në kryeqytet. Këtë premtim të Zaevit opozita mundohet ta shfrytëzojë si elan plotësues, duke i inkurajuar qytetarët votojnë kundër Dnella Arsovskës, kandidates së pavarur të përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja, me qëllim që të imponohet dorëheqja e Zaevit. Shumë më të rezervuar janë në radhët e LSDM-së, resektivisht partitë e koaliciont që e udhëheq LSDM-ja. Tito Petkovski nga PRSD veçmë publikisht ka thënë se deklarata e kryeministrit është e papërgjegjshme, kurse lehtë mund të supozohet se njësoj mendojnë edhe liderët tjerë partiakë nga koalicioni qeveritar, shkruan Zhurnal.

Analistët dhe njohësit e rrethanave vlerësojnë se kryeministri në këtë mënyrë dëshiron t’i japë impuls të ri fushatës, me qëllim që ta përmirësojë rezultatin e dobët të kandidatëve mes dy rretheve zgjedhore. Megjithatë nuk besojnë se Zaev do të japë dorëheqje. “Ky është skenar i pamundshëm. Nëse Shilegov humb në Shkup, për çka ekzistojnë gjasa të mëdha, ai me siguri do të japë dorëheqje nga posti partiak dhe shtetëror, por dorëheqja nuk do t’i pranohet nga bashkëpartiakët e tij, kurse mund të pritet reagim i njejtë edhe nga partnerët e koalicionit”, ka thënë analisti Sinisha Pekovski për PlusInfo. Madje, sipas analistëve maqedonas edhe nëse Zaev vërtetë jep dorëheqje, nuk ka figurë Brenda LSDM-së e cila mund ta zëvendësojë, ose siç do të thotë analisti Sinisha Pekevski, “asnjë nga zëvendësit e Zaevit në parti nuk tregoi kualitet dhe kapacitet” që të jetë pasardhës i mundshëm i Zaevit.

Related posts

Pendarovski: BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur

D V

Zbulohet skandali / Enver Pajaziti mashtron qytetarët si “kandidat i pavarur”, ndërsa paguan anëtarësi në BDI

D V

Në KSHZ kanë arritur 23 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More