Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Partitë politike i harruan programet e tyre, e bënë “përshesh” me koalicione

Shkup, 29 tetor – Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veritu, krjoi një situatë shumë të komplikuar, e cila po pasqyrohet edhe në krijimine koalicioneve për raundin e dytë, ku parti të pozitës po koalicionojnë me parti të opozitës, kandidat të pozitës mbështesin ata të opozitës duke i dal kundër qëndimit të partive përkatëse, e gjithë kjo ka krijuar një lëmsh, që do të ketë efekt të fuqishme edhe në pushtetin qëndror.

 

Zgjedhjet loklae janë një mekanizëm përmes së cilës partit politike testojnë mbështetjen e eletoratit ndaj partisë së tyre, e që në të njejtën kohë ajo është edhe një instrument i sakt se si do të jenë rezultatet në zgjedhjet e përgjithshme, pasi në rast se ato i fiton opozita ata trasojnë rrugën drejt pushtetit qëndror, por që edhe përgatisin rrugën e partisë në pushtet drejt opozitës, shkruan Zhurnal.

Në vendet me demokraci të zhvilluar, koalicionet janë diçka e zakonshme dhe shumë legjitime, por që të njejtat bëhen në bazë të disa standareve, e njëra nga to është afërsia apo gjashmëria ideologjike, që nënkupton se subjektet arrijnë marrëveshje për bashkpunim me ato parti që kanë ide dhe vizione gati se të njejta në mënyrën e perceptimit të politikës, e që këto në shumë shtt janë bërë edhe shkas për zgjedhje të njëpasnjëshme, pasi ata nuk kanë pranuar të nënshkrujnë bashkpunim me dike që i dallon gjithçka.

Ardhja e demokracisë dhe pluralizmit në Maqedoninë e Veriut ndikoi në krijimin e shumë partive politike, që ishte diçka e re për jetën politike të vendit tonë, e që gjatë kësaj kohe u krijuan shumë parti të cilët mbronin dhe përfaqësonin grupe të caktuara etnik dhe shoqërore, shkruan Zhurnal.

Ndonëse kanë kaluar 30 vite që nga koha e ardhjes së pluralizmit politk në vendin tonë, një gjë bie në sy, se ata nuk kande ende një ndarje të mirëfilltë ideoloogjike, e kjo më si miri shihet gjatë arritjes së koalicioneve parazgjedhore apo edhe gjatë krijimi të shumicës parlamentare. Gjatë tre dekadave kemi parë se qeveritë dhe koalicionet janë krijuar mes partive që pretendojnë se kanë ideologji të majt me ato të djathe dhe e kundërta, që tregon se një element kaq i rëndësishëm për subjektet, nuk ka vlerë në vendin tonë.

Raundi i parë i zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt më 17 tetor, prodhoi një rezultat shumë të komplikuar, ku shumica e komunave të vendit shkuan në raundin e dytë, duke nxjerrë në sipërfaqë një fenomen jo pak të çuditshëm politik, e kjo është mënyra se si po realizohen koalicionet mes partive për të mbështuetur njëra-tjetrën. Parti që janë në qeverisje po arrijnë koalicion me partitë tjera opozitare që po krijohet kundër një tjetri që është po subjekt qeverisës e që e gjithë kjo ka krijuar një situatë shumë të komplikuar dhe me polarizime të fuqishme.

Një apskekt tjetër që ka dal në skenë është edhe “rrebelimi” i disa ish-kandidatëve për komuna, të cilët kanë dalur publikisht kundër qëndrimit të partive që u përkasin, pasi të njëjtit nuk po e ndjekin vijën dhe urdhërin e tyre për të mbëstetur kandidat të caktuar, të cilët e vlersojnë se marrëveshja që është arritur është e padrejtë dhe si i tillë ata nuk do ta respektojnë të njejtën, shkruan Zhurnal.

Një dukuri tjetër që kanë produar këto zgjedhje, që nuk është hasur më herët në një nivel të tillë tek subjektet politike, është fakti se ata në një komunë mbështesin kandidatin e një subjekti të caktuar, ndëra në tjetrën ata mbështesin kadidatine që i përket kampit tjetër, e që e gjihë kjo ka shkaktuar huti në opinionin publik në vend. Rezultatet e 17 tetorit, “detyruan” që armiqtë e përbetuar në të kaluarën të bëhen bashkë dhe të lënë anash çdo lloj mërie që ata kanë pasur sikur të mo kishte ndodhur asgjë, e që ndoshta gjithë këtë kjo harresë e arsyeton fakti se ruajtja apo marrja e pushtetit shtetëror qëndron mbi gjithçka tjetër.

PDSH ka arritur marrëveshje me BDI-në për mbështetjn e e njëra-tjetrës në disa komuna ku ata kanë nevojë si në Tetovë, Zhelin, Bogovinjë, Tearcë, Gostivar, Strugë, por që në të njejtën kohë ish kandiatët e tyre në Bogovinë, Tearcë dhe Strugë janë rradhitur krah kandidatëve të ASH-AAA, që tregon se ata nuk po respektojnë urdhërat e partisë, shkruan Zhurnal.

Lëvizja BESA si parti qeverisëse mbështet kandidatët e ASH-AAA në Gostivar, Bogovinjë, Strugë, Vrapçisht dhe Çair, të gjitha komnua ku gjithashtu BDI është subjekt në ekzekutiv përballet me koalicionin opozitar, ndërsa në të njejtën kohë ajo mbështet kandidaturën e LSDM-s për në Qytetin e Shkupit dhe Kumanovës, që është i ndryshëm nga qëndrimi që kan parrotë opozitare me të cilën ajo ka arritur koalicion.

ASH-AAA u deklaruan se do të përkrahnin çdo kandidat jo të BDI-së, që nënkupton se ata do të mbështesin kandidatët e BESËS në garën e saj për Tetovën dhe Zhelinën kundër partisë tjetër po në ekzekutiv BDI-së. Ata do ta mbështes Daniel Arsovskën që është kadidate e pavarur për Qytetin e Shkupit që garon kudër kandidatit të LSDM-së qeverisëse, gjithashtu ajo do ta mbështes Maksim Dimitrievskin po kandidat i pavarur për qytetin e Kumanovës që është në garë me kandidatin e LSDM-së. Edhe përkundër faktit se PDSH do ta mbështes BDI-në në këto zgjedhje, ASH-AAA do ta mbështes Azem Sadikun për komunën e Studeniçanit që garon kundër kandidatit të Integristëve, e ë kjo tregon se qëllimi i vetëm i kësaj parti është mposhtja dhe rrëzimi i kësaj të fundit nga pushteti.

LSDM do të mbështes kandidatin e BDI për komunën e Gostivarit, Strugës, Kërçovës, Tearcës, Dibrës, ndërsa për në Tetovë dhe Zhelinë ajo do të qendroj neutral, pasi në të konkurojnë dy anëtarët e saj të koalicionit, ndërsa në Haraçinë ajo do të përballet me BDI-në për të parin e saj, shkruan Zhurnal.

Këto koalicione tregojnë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka një standard apo kriter që partitë politike i përmbahen për të arritur bashkëpunimet, por që e gjithë kjo është një shennë e qartë se qëllimi kryesor i tyre është ruajtja apo marrja dhe ushtrimi i pushtetit dhe para këtyre nuk vjen parasysh asgjë tjetër.///Zhurnal.mk

Related posts

Editorial/ Kandidatët të mos u ikin debateve televizive, qytetarët duan të dëgjojnë projekte konkrete

N E

Moti nesër me diell dhe i nxehtë

D V

Kanal 5: Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallë të gomerëve (Video)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More