Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Shkup, 23 korrik – Papunësia është një nga problematikat më të mëdha me të cilën po përballet bota, e këtë gjendje e rëndoi edhe më shumë pandemia e Kovid-19, pasi numri i njerëzve që nuk kanë një punë është rritur shumë, e nga kjo nuk ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut, ku numri i tyre në vitin e fundit u rrit, edhe përkundër kësaj, vendi ynë në vitet e fundit po shënon ulje të të papunëve.

 

Bota në vitet dhe dekadat e fundit ka përjetuar një zhvillim të madh ekonomik, por ajo nuk ka mundur që ti japë zgjidhje fenomenit të papunësisë apo edhe dallimeve sa i përket nivelit të punësimeve e që e tërë kjo lidhet me faktorë të ndyshëm si rritja demografike, përgatitja shkollore, përparimi teknologjik, e këto kanë ndikuar që kjo poblematikë të komplikohet edhe më shumë. Niveli i të punësuarve dhe të papunëve ka bërë lëvizje të mëdha, pasi disa sektorë që kanë dominuar kanë ulur numrin e të punësuarve, kurse të tjerët e kanë rritur atë, e që shumë profesione të tjera kanë lindur që nuk kanë egzistuar më parë, gjithashtu po vërehen edhe dallime sa i përket punësimeve sipas gjinisë apo edhe përgaditjes profesionale.

Ndonëse Maqedonia e Veriut po shënon ulje të vazhdueshme të numrit të të papunëve, ajo përsëri është e lartë, dhe në të njejtën kohë vendi ynë si shumë shtete të tjera të botës po përballet me dallime sa i përket numrit të të punësuarve sipas gjinisë, lëvizjen e punësimeve në bazë të sektorëve, apo edhe në bazë të përgatitjes profesionale.

Të dhënat e Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për normat aktive të popullsisë:

Normat aktive të popullsisë201020152020 
Popullsia aktive938 294954 924950 858 
Meshkuj575 349578 506566 178 
Femra362 945376 419384 680 
Të punësuarit637 855705 991794 909 
Meshkuj391 923423 913471 564 
Femra245 932282 078323 344 
Të pa punësuarit300 439248 933155 949 
Meshkuj183 426183 42694 614 
Femra117 01394 34161 335 

Në qoftë se bëjmë një krahasim sa i përket popullsisë aktive, numri i tyre në vitin 2020 në krahasim me vitin 2010 është rritur me 12.564, kurse në krahasim me vitin 2015 në vitin 2020 kemi ulje të popullsisë aktive me 4066.

Numri i të punësuarve në vitin 2020 në krahasim me atë të vitit 2010 është rritur me 157.054, kurse në krahasim me vitin me vitin 2015 ajo është rritur me 88.918. Numri i të pa punëve në vitin 2020 në krahasim me vitin 2010 është ulur me 144.490 persona, kurse në dallim me vitin 2015 numri i të papunëve në vitin 20202 është ulur me 92.984 persona. Ajo që bie në sy në këto të dhëna është fakti se meshkujt dominojnë çdo kategori si të popullisë aktive, numrin e të të punësuarve edhe të atyre të papunëve.

Të dhënat e Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut sa i përket punëtorëve sipas sektorëve të veprimtarisë :

Punonjësit sipas sektorëve të veprimtarisë201820192020
Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi119.337111.03395.545
Miniera dhe gurore650965876977
Industria prodhuese150.820157.831158.135
Energji elektrike, gaz, dhe furnizim me kondicioner10.32410.6109359
Furnizim me ujë; aktivitetet e asgjësimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e tyre14.12017.21415.590
Ndërtimi56.23656.03655.165
Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave108.726112.624116.970
Transporti dhe magazinimi39.13444.41043.348
Ambientet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit30.96434.3333.799
Informacioni dhe komunikimet12.99515.34818.481
Aktivitetet financiare dhe sigurimeve809510.62711.844
Aktivitete të pasurive të paluajtshme133020932168
Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike17.33218.84018.550
Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës14.61220.65120.067
Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm shoqëror52.90053.42554.962
Arsimi44.69646.18648.824
Aktivitetet e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale42.76045.27949.683
Art, argëtim dhe rekreacion12.33417.77318.391
Aktivitete të tjera të shërbimit13.05914.87515.631
Aktivitetet shtëpiake si punëdhënës  (863)665298
Aktivitetet e organizatave dhe organeve ekstraterritoriale187915711084
Gjithësej759.054797.651794.909

Numri i të punësuarve në vitin 2020 në krahasim me vitin 2018 është rritur me 35.855, kurse në krahasim me vitin 2019 numri i të punësuarve është ulur me 2742.
Numri i të punësuarve në bujqësia, gjueti, pylltari dhe peshkimi në vitin 2020 në krahasim me vitin 2018 është ulur me 23.792, kurse në krahasim me vitin 2019 numri i të punësuarve është ulur me 15.488.
Numri i të punësuarve në tansporti dhe magazinim në vitin 2020 në krahasim me vitin 2018 është rritur me 4214 më shumë persona, në krahasim me vitin 2019 numri i të punësuarve në këtë sekrot është ulur me 1062.
Sektori i aktivitetet financiare dhe sigurimeve në vitin 2020 në krahasim me vitin 2018 është rritur me 3794 të punësuar, kurse në krahasim me vitin 2019 ajo është rritur me 1217.

Të dhënat e Entit Statitiskor për të papunë sipas kohëzgjatjes së papunësisë:

Të papunë sipas kohëzgjatjes së papunësisë201020152020
Deri në 1 muaj996890404862
2-5 muaj20.93517.91416.722
6-11 muaj19.23818.76215.985
12-17 muaj19.61415.17513.479
18-23 muaj15.46513.15812.066
Deri në 2 vjet263221553036
Deri në 3 vjet22.84120.37114.029
4 vjet e më shumë189.74720.37114.029
Gjithësej300.439248.933155.949

Numri i personave të pa punë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 në krahasim me atë 2010 është ulur me 144.490, kurse në krahasim me vitin 2015 është ulur me 92984 persona.

Numri i të pa punëve me 4 vjet apo më shumë në vitin 2020 në krahasim me vitin 2010 është ulur me 175718 persona, kurse në krahasim me vitin 2015 është ulur me 6342 persona.

Numri i të pa punëve në Maqedoninë e Veriut nga vitit 2010 në vitin 2020 është ulur shumë, gjithashtu edhe lëvizjet e sektoreve sipas numrit të të punësuarve ka lëvizur, por që numri i të pa punëve vazhdon që të jetë i lartë dhe kjo është nje nga shkaqet për emigrim masiv të popullatës.//Zhurnal.mk

Related posts

Regjistrohen 617 raste të reja, ndërsa vdesin 32 persona si pasojë e Kovid-19

D V

Janë regjistruar 468 raste të reja të Kovid-19, 11 të vdekur, 284 të shëruar

D V

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More