Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Ndërtimet ilegale në Ohër trefish më shumë se sa në Çair

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 6 korrik – Ndërtimet pa leje, janë shëndrruar në një shqetësim të madh në Maqedoninë e Veriut, pasi numri I tyre në 30 vitet e fundit është rritur shumë, e që ky trend po vazhdon pa ndërprerë dhe me tëndencë rritje, dhe ky fenomen ka përfshirë tërë territorin e vendin, e kjo nënkupton se kësaj nuk I kanë shpëtuar as komuna e Çairit dhe ajo e Ohrit, të cilët në 5 vitet e e fundit kanë shënuar ulje dhe ngritje të ndërtimeve ilegale, por që kjo dukuri ka vazhduar të jetë present që në këto dy komuna, shkruan Zhurnal.

Shtimi demografik dhe liberalizimi I ekonomisë në tre dekadat e fundit, paraqiti nevojën për njësi të reja banimi dhe ndërtesa afariste, por që fatkeqësisht mungesa e një plani të detajuar urbanistik dhe një strategjie kombëtare të ndërtimit,rezultoi me ndërtime ilegale, të cilat janë shëndrruar në një problem madhor për qytetarët por edhe për vet shtetin pasi nuk ka një plan se si të veprohet me këto ndërtime.

Komuna e Çairit është pjesë përbërse e Qytetit të Shkupit, e cila ka një sipërfaqe prej 3.52 kilometra katrorë, dhe në bazë të regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë ka 64.773 banorë, ku shqiptarët janë etnia dominuese me 57.05 %, në vendine dytë renditen maqedonasit me 24.1 %, në vendin e tretë janë turqit me 6.9 %, si dhe egzistojnë etni të tjera në shifra më të vogla. Dendësia e popullatës në në Çair është 18.400 banorë në një kilometër katrorë, e që është komuna me dendësin më të madhe në Evropë.

Ohri shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë së Veriut, ka një sipërfaqe prej 383. 93 kilometra katrorë, dhe sipas regjistrimit të vitit 2002 ky qytet ka 42.033 banorë, ku në bazë të përkatësisë etnike dominojnë maqedonasit të cilët përbëjnë 83.1 %, pastaj renditen shqiptarët me 9.4 %, turqit 5.3 % si dhe egzistojnë etni të tjera por që janë në shifra më të vogla, dendësia në këtë qytet është 142.97 banorë për kilometër katrorë. Në vitin 1980 Ohri dhe liqeni i saj u pranuan si Vende Kulturore dhe Natyrore të Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, shkruan Zhurnal.

Këto janë dy komuna të cilat dallojnë shumë nga njëra tjetra, si për nga sipërfaqja, pozita gjeografike, përkatësia etnike, gjithjashtu edhe sa i përket ndërtimeve ilegale, ku në 5 vitet e fundit Ohri prinë sa i përket ndërtimeve ilegale në krahasim me komunën e Çairit.

Ndërtimet ilegale dhe llojet e tyre në komunën e Çairit në periudhën 2015-2020

ÇairTotali 120Njësi banimiZgjerime, RikostruktimeNdërtesa BiznesiGarazheGardheShkallëTerraca/Terracë VeroreTendaStruktura të PerkohshmeStruktura Ndihmëse
201548161445153
2016117112
2017822211
2018651
20194521141
2020211

Ndërtimet ilegale dhe llojet e tyre në komunën e Ohrit në periudhën 2015-2020

OhërTotali 359Njësi banimiZgjerime, RikostruktimeNdërtesa BiznesiGarazheGardheShkallëTerraca/Terracë VeroreTendaStruktura të PerkohshmeStruktura Ndihmëse
20154521042917325
201699714141152298
201768165411126203
20185097461176
20195981111131213
202038631515611

Në Parkun Kombëtar “Galichica”, i cili nodhet brenda territorit të Komunës së Ohrit e që e njejta është gjithashtu nën mbrojtjen e UNESCO-s ndodhen rreth 2.321 ndërtesa pa leje, por që numri I tyre mund të jetë edhe më I madh pasi të dhëna zyrtare nuk ka sa i përket ndërtimeve në këtë zonë, e kjo shifër ështe e atyre që kanë aplikuar për legalizim. Sa i përket Ohrit, kjo shifër është shqetësuese, pasi e njeta po rrëzikon përjashtimin nga UNESCO, përshkak të ndërtimeve pa leje, dhe në raportin e fundit të kësaj organizate, vendi ynë u kritikua ashpër për ndërtimet ilegale të cilët kanë dëmtuar shumë trashigimin kultuore por edhe pasuritë natyrore që ka Liqeni dhe tërë rajoni.

Në bazë të këtyre shifrave në 5 vitete e fundit, Çairi me dendësinë më të madhe të polullatës, jo vetëm ne Maqedonië e Veriut, por edhe në Evropë, ka numrin më të vogël të ndërtimeve ilegale në krahasim me komunën e Ohrit e cila ka dendësinë e popullatës shumë më të vogël.

Këto të dhëna na japin një pasqyr të ndryshme dhe shumë reale sa i përket ndërtimeve pa leje në vendin tonë, pasi për një kohë të gjatë është krijuar bindja se ilegalisht ndërtohet më së shumti në zonat e banuara me shqiptarë, por që këto statistika po e demantojnë këtë paragjykim që është përhapur shumë ne vendin tonë ne vitet e fundit.//Zhurnal.mk

Related posts

Mbrojtja e Liqenit të Ohrit është e mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

D V

ASH-AAA zyrtarizon kandidatin për komunën e Bogovinës

Redaksia

5 të infektuar dhe 6 të shëruar nga covid, nuk ka viktima

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More