Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: NATO dhe Perëndimi përballë propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut? Kush po humb, e kush po fiton në teren?

Shkup, 9 janar – Shumë ekspertë në vendin tonë kanë alarmuar vazhdimisht se operacionet për ndikim, dezinformatat dhe propaganda ruse në Maqedoninë e Veriut janë të pranishme me vite të tëra. Sipas tyre, kjo do të thotë se nga mediat, religjionet, e gjithë sektorët tjerë ndikohen nga regjimet autoritare siç është Rusia. Situata ka ndryshuar në kahje pozitive si rezultat i anëtarësimit të vendit në NATO, mirëpo tentimet për përhapje të propagandës ruse nuk janë ndërprerë. Ata kanë marë një dimension të ri veçanërisht pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Petrit Saraçini nga Instituti për Mediume dhe Analitikë në intervistën e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, pat paralajëmruar se as mediat në vendin tonë, nuk punojnë sa duhet kundër dezinformatave ruse, e madje i përcjellin ato pa i kontrolluar fare.

“Përhapja e dezinformatave të cilat janë qartazi nën ndikimin rus, apo burojnë prej Rusisë është e madhe. Se ndikimi, që e përmendët është shumë i madh, dëshmohet edhe nga hulumtimi që e kishte vitin e kaluar fondacioni Metamorfozis, ku doli se perceptimi i publikut është se BE dhe SHBA-të dezinformojnë më shumë se Rusia. Kjo është anketë që është zhvillua në mënyrë profesionale, me mbi një mijë e dy-treqind të nketuarëve. është zhvilluar në Maqedoni, në maj të vitit 2022 e shpalli Metamorfozis-i dhe tregon se çfarë ndikimi kanë këto dezinformata. Cilat janë burimet kryesore të këtyre dezinformatave? Janë një pjesë e mediave serbe, duke kyçur këtu edhe Sputnikun në gjuhën serbe, i cili është filialë e Sputnikut të Rusisë, të cilat për shkak të afërsisë gjuhësore me mediat në Maqedoni, do të thotë gjuhët sllave maedonishtja dhe serbishtja, transferohen në mënyrë jokritike, shkaku i bujshmërisë, klikimeve, por edhe i tendencave në politikën redaktuese. janë edhe disa parti politike me strukturat e tyre në Maqedoni të cilat haptazi thonë vetë se janë kundër perëndimit dhe NATO-s dhe se janë për Rusinë, duke filluar nga një parti e vogël parlamentare si Levica, por e kemi edhe partinë ‘Edinstvena Makedonija’, apo ‘Maqedonia Uike’, kreu i së cilës doli në demonstratat e 2018-ës dhe hypi në autoblindë me flamurin rus. Këtë e pa gjithë Maqedonia dhe mbarë bota. Pastaj partia Rodina.. Këto nuk mshefen dhe nuk jemi ne që i cilësojmë se janë proruse, por ato vetë thonë që janë proruse”, pat theksuar Saraçini, duke numëruar burimet prej nga vjen propaganda ruse tek ne dhe duke shtuar se për të oenguar këtë propagandë nevojitet një “qasje e strukturuar edhe e institucioneve, por edhe e mediave”.

Edhe Një studim i Friedrich Nauman Fundation dëshmon se në Gadishullin Ballkanik “materiali” i medias ruse është shumë i mirëpritur dhe shpesh arrin nëpërmjet mediave në gjuhën serbe. Studimi thotë se Sputnik dhe Russia Today po bëhen burime kryesore të informacionit për ngjarjet në gjeopolitikën rajonale dhe globale. E ky informacion shpesh nuk korrespondon me të vërtetën. Duke analizuar raportet e Sputnik, raporti konstaton se ky aty rrallë respektohen normat dhe etika gazetareske – përkundrazi, njëanshmëria dhe tendenca mbizotërojnë.

“Matrica në Sputnik është e qartë. Nuk ndjek gazetarinë klasike – për shembull, lajmet dhe komentet nuk janë të ndara. Burimet trajtohen në mënyrë sipërfaqësore, shumë më të pakujdesshme dhe, mbi të gjitha, me një objektiv në mendje. Prandaj qëllimi nuk është që ofrojnë informacion shterues, por për të promovuar dhe arritur objektivat politike”, thuhet në raport. Çka po bën NATO dhe Perëndimi përballë kësaj propagande? Rrin duarkryq, apo përgjigjet në mënyrë të merituar?

“Sa kam unë informata, fatmirësisht ne kemi ndihmë prej NATO-s në këtë drejtim dhe po të mos ishte kjo ndihmë e NATO-s, ne do të ishim shumë më keq se sa që jemi tani”, është përgjigja e Saraçinit, por e shoqëruar  me apelin që edhe institucionet vendore në RMV të bëjnë më tepër në këtë drejtim, se sa që bëjnë tani. Edhe gazetari i njohur Aco Kabranov, duke folur në këtë temë ka deklaruar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal për “opstruksionet nga qarqe rusofile”, të cilat sipas tij, për fat të mirë dështuan.

“Ishte e pritshme që gjatë procesit, e para së gjithash në përfundim të procesit të anëtarësimit, të përfocohen narrativet negative dhe dezinformatat me qëllim që të futet huti mes qytetarëve se se nuk na nevojitet anëtarësimi në NATO, se me këtë humbim sovranitetit dhe budallalliqe të ngjashme. Këto dezinformata na vinin nga qarqe të huaja, por para së gjithash nga njerëz tanë të cilët për shkak të bindjeve, pse për shkaqe materiale punojnë për Rusinë dhe Putinin. Të jemi të sinqertë nuk është i vogël numri i rusofilëve, para së gjithash tek maqedonasit, por sidoqoftë vendi u anëtarësua në NATO dhe kjo është çështje e kryer. Synimi i tyre për të na penguar që të anëtarësohemi në NATO nuk pati sukses, edhe përkundër opstruksioneve dhe dezinformatave u dështoi plani që Maqedonia të mbetet jashtë NATO-s”, kishte deklaruar Kabranov për Zhurnal.  

Një “zbrazëtirë” që po i krijon hapësirë propagandës ruse konsiderohet edhe mosinformimi i nevojshëm i qytetarëve lidhur me përfitimet që ka vendi ynë nga anëtarësimi në NATO. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, është shprehur kritik ndaj qeverisë dhe instittucioneve për ekzistimin e kësaj “zbrazëtire”. Dëgjoni, për fat të keq nuk janë shumë të informuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe si palë që ka hise më të madhe për këtë që qytetarët nuk janë të informuar është qeveria dhe shteti, pasi që shumë pak shoh komunikim direkt ose indirekt me qytetarët. Kur flas për komunikim direkt ose indirekt, domethënë shumë pak shoh materiale informative për informimin e qytetarëve në aspektin e përfitimeve, por edhe të proceseve që lidhen direkt me anëtarësimin në NATO. Gjithashtu shumë pak kam parë seminare që janë organizuar në tema që lidhen me NATO-n, kështu që si rezultat i joaktiviteteve, si nga ana qeveritare, por dua ta theksoj edhe sektorin joqeveritar, unë mbaj bindjen se qytetrët janë shumë pak të informuar. Ata e dinë se jemi anëtar të NATO-s, e dinë që kemi stabilitet si shtet, por nuk i dinë benefitet dhe mundësitë që mund t’i kenë si qytetarë të një vendi anëtar në NATO”, ka theksuar ministri Aliu, duke kërkuar qasje më aktive të institucioneve dhe sektorit civil në këtë drejtim. /Zhurnal

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy