Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Mungojë 6 deputet për të “hapur” derën për bullgarët në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 nëntor – Maqedonia e Veriut po përballet me veton Bullgare e cila po pengon hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në, e Sofja ka vendosur disa kushte të cilët duhet të plotësohen që pastaj të mundësohet hapja e rrugës drejt Brukselit, por realizimi i të njejtave kërkon ndërhyrje në kushtetutën e vendit, e kjo në rrethanat politke që po kalojmë është shumë e vështirë të bëhet deri në 14 dhjetor që përkon me samitin e Unionit.

 

Maqedonia e Veriut është nga të rrallat shtete të botës e cila që nga mëvetësimi i saj është përballur me konteste nga më të ndryshme nga shtete fqinje, e kjo ka prodhuar efekte të fuqishme negative në zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë, e jo pak herë ato kanë shkaktuar edhe tensione dhe konfrontime të brendshme që kanë rrezikuar paqen dhe stabilitetin e shtetit, shkruan ZHURNAL.

Greqia ishte vendi i parë i cili menjëherë pas pavarsimit kontestoi emrin kushtetues, e kjo i pamundësoi vendit tonë që të bëhet pjesë e Paktit të Atlantikut të Veriut dhe pjesë e Bashkimit Evropian, ndonëse vedi ynë ishte i parë nga ishte Republikat Jugosllave që mori datë për fillimine negociatave që në vitin 2005, por që vetoja helene bllokoi rrugëtimin tonë, shkruan Zhurnal.

Marrëveshja e Prespesë që u nënshkruat mes Maqedonisë dhe Greqisë, e që për implementimine saj kërkohej që të bëhëshin ndryshime kushtetuese, ku emri i vendit tonë do të ndryshohej me prapashtesën VERIORE, e për këtë qëllim u organizuaa referendum, por që i njejti dështoi, e më pas përmes manovrave politike u siguruan deputetët e nevojshëm për ta miratuar atë në Kuvend. Miratimi i saj hapi rrugën e ventit tonë drejt NATO-s, e që pas antarsimit të Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë u besua se nuk do të ketë asnjë pengesë në rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

Sa u shpresua që do të mernin dritë jeshile nga BE-ja për fillimin e negociatave, por që fatkeqësisht në rrugë na doli një pengesë tjetër, apo e thënë më sakt një kontest i ri, tani nga fqijni lidor Bullgaria, e cia shfrytëzoi të drejtën e vetos për të bllokuar marrjen e një date për fillimin e nëgociatave, e kjo shqetësoi jo pak opinionin publik, pasi ajo ngriti skepticizmin se ne asnjëherë sdo të mund të bëhemi pjesë e Unioni pasi çdo herë mund ta lind një mosmarrëveshje e re që do të na mbyllë portat e saj.

Bullgaria paraqiti disa kërsesa, e që sipas saj ata janë kushte të cilët duhet të plotësohen nga Maqedonia e Veriu, në të kundërtën veto që ajo ka vendosur do të mbetet e pa ndryshuar, por disa nga kërkesat e saj përfshijnë edhe ndërhyrje në kushtetutë që e bënë më të nderlikuar arritjen e nje marrëveshje të shpejtë dhe finale.. Bullgarët kërkojnë që ata të përfshihen në preambulën e Maqedonisë së Veriut, por që gjatë negociatave mund të dalin edhe kërkesa për ndryshime plotësuese që mund të zgjasin procesin e bisedimeve, apo edhe ta dështojnë tërësisht atë.

Kriza politike që ka përfshirë vendin tonë, e bënë më të vështirë negociminin drejtë një marrëveshje finale, e më e vështira në këtë proces ka të bëjë me ndyshimine Kushtetutës, pasi ndërhyrja në të është është e rregulluar në mënyrë strikte dhe e specifikuar detajisht, ku për ta bërë një gjë të tillë nevojitet organizimi i një referendumi apo sigurimi i një shumice në Kuvend.

Hedhja e saj në referendum, është një inciativ sa e rrëzikshme aq edhe e dështuar, këtë e argumenton edhe rezultatet që ndorri referendumi për marrëveshjen me Greqinë e cila dështoi, dhe përsëri ajo u kthye në Kuvend për tu miratuar. Kështu për një votim sa më të shpejtë dhe pa komplikime, të çdo marrëveshje të mundshëme me Bullgarinë duhet që të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Sa i përket miratimit në Kuvend Neni 131 i Kushtetutës thotë:

“Vendim për ndryshimin e Kushtetutës merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”.

Nga ky nen nënkuptojmë se për çdo ndryshim të mundshëm, duhet me së paku 2/3 e numrit të deputetë apo më së paku 80 ligjvënës të votojnë pro që e njejta të marrë fuqi juridike, por që numrat e tanishëm në Kuvend e bëjnë këtë shumë të vështirë për të mos thënë të pa mundur këtë gjë. Ekzekutivi aktual ka 60 vota deri më tani, por që në rast se ajo zgjerohet apo merr edhe mbështetjen e parive tjera për marrëveshjen atëherë ajo maskimalisht mund të mbledhë 74 vota, që është 6 më pak se numri i nevojshëm për ta votuar atë. Kjo pasi VMRO-DPMNE dhe E Majta, që sëbashku kanë 46 deputet,e që janë poziciomuar kundër çdo lëshimi që mund ti bëhet Bullgarisë e bënë shumë të vështirë apo edhe të pamundur që ata të mbështesin çdo lloj marrëveshje që mundet që të arrijë ekzekutivi aktual. Kjo mospërputhje e numrave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e bënë shumë të vështire që kushtet e Bullgarisë të implementohen brenda një periudhe të shpejtë, e kjo mund të ndikojë që përsëri vendi ynë të dështojë marrjen e dritës jeshile në samitin e dhjetorit.

Egziston një mundësi tjetër që vendi ynë të marrë dritë jeshile në samintin e dhjetorit, por që kjo është varianti më pak i munshëm, e që e gjithë kjo mund të ndodhë në rast se Bullgaria heq veton që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, me kusht që gjatë procesit negociues me BE-në ajo të zhvilloj bisedime paralele edhe me Sofjen për të zgjidhur kontestin. Kjo është një variant i cili mund të bhëhet vetëm në rast se Bullgaria tregon dashamirsi ndaj Maqedonisë së Veriut, e në rast se ajo e bënë këtë dhe Shkupi nuk arrin që të zgjidh kontestin më të, atëherë ajo përsëri ka të drejtën për mosmiratimin e hapjes së kapitujve të ri me BE-në apo të deklarohet kundër ratifikimit të antasrimit të saj të plotë pas mbyjjes së të gjitha kapitujve. Kjo do të ishte një favor shumë i madh për vendin tonë, por që është vështirë e pranueshme për palën Bullgare pasi në rast të tillë, ajo do të përballej me presion të fuqishëm nga BE, dhe në këtë mënyrë ajo nuk do të merrte atë që synon nga Shkupi.

Që vendi ynë do ta ket shumë të vështirë marrjen e datës në samitin e dhejtorit,e konfirmoi në një mënyrë edhe njëri nga antarët e partisë fituese në Bullgari, i cili në të njejtën kohë është edhe pretendenti për postin e Ministrit të Jashtëm, ku ai për një media të vendit fqinj deklaroi se 14 dhejtori nuk është një afat realist për arritjen e marrëveshjes së plotë me Maqedoninë e Veriut, për të qenë realist ky qendrim zbehi shumë shpresat që në mund të kalonim këtë sfidë brenda dhjetorit të këti viti, shkruan Zhurnal.

Situata politikë është mjaft e komlkuar në vendin tonë, e në rast se dështojmë sërish të marrim datë për fillimin e negociatave, atëherë kjo do ta komplikonte edhe më shumë situatën, e për të shmangur këtë, ndoshta duhet të ofrohet një garanci që Bullgaria të tërheq veton, e që gjatë negociatave me BE-në të arrijmë një marrëveshje edhe me Sofjen, kjo është mjaft e vështirë, por duket së është mundësia e fundit që kemi per ta shfrytëzuar brenda këti viti për të marrë datë për fillimin e negociatave.///Zhurnal.mk

Related posts

Prokuroria hapë aktakuzë për blerjen e 202 autobusëve dy katësh

Z H

Me Zaev, katër nënkryetarët po largohen nga majat e LSDM-së

D V

Analizë: Sa mundet PDSH-ja t’a ndihmojë BDI-në në rrethin e dytë?

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More