Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/// Mesazhi i Eskobar: Uashingtoni e don Maqedoninë sa më shpejt në BE, nuk toleron shtrirjen e ndikimit rus ose kinez!

Shkup, 7 dhjetor – Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Garbiell Eskobar,për një kohë të shkurtër vizitoi kryeqytetet e disa vendeve të Ballkanit Peënndimor dhe në të gjitha vizitat porosia kryesore ishte e qartë: Ushingtoni dëshiron që kjo pjesë e Ballkanit sa më shpejtë të jetë pjesë e Bashimit Evropian.
Në fakt, Eskobar nuk tha diçka më shumë se ajo që kishte thënë në Uashington lidhur me këtë temë, por udhëtoi apostafat në rajon që atë tua thotë në katër sy burrështetasve të këtushëm, për të theksuar rëëndësinë e madhe të këtij mesazhi.
Uashingtoni rrallë herë shfrytëzon autoritetin e vet në skenën ndërkombëtare që t’i përzihet Brukselit për vendimet dhe politikat që bën, mirëpo në rastin e Ballkanit Perëndimor po bë një përjashtim. Në fakt edhe nuk është përzierje, sa është rekomandim miqësor mes dy partnerëve partnerëve strategjikë (SHBA dhe BE), të ndodhur përballë sfidave të përbashkëta.
Në këtë kontekst, ai me siguri ka sjellë me vete qëdrimet e shprehura në Uashington se çdo vonesë eventuale, mund të hapë dyert për “ndikimet malinje ruse dhe kineze në Maqedoni dhe Shqipëri dhe se Moska po ashtu dhe Pekini në mënyrë aktive kundërshtojnë anëtarësimin e rajonit në BE”. Sipas tij, Rusia karburantet me të cilat i furnizon Evropën i përdor si armë që t’i shantazhojë politikanët dhe stimulojë korrupsionin. “Kina gjithashtu e përhap ndikimin e saj në infrastrukturën kritike dhe me kushtëzime në ekonomi. Ne nuk guxojmë t’u lejojmë të kenë sukses”, porositi ai. Gjatë marrjes në pyetje para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për politikë të jashtme në temë angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Eskobari përmendi gjithashtu se qëllimi amerikan është integrimi i suksesshëm i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është zgjidhja e kontestit es Bullagrisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin hapet rruga për fillim të negociatave të Shkupit dhe Tiranës me BE-në, por që me siguri do të sjellë edhe një shtytje positive për avancim të negociatave të filuara me vendet tjera të këtij rajoni.
“Mesazhi më i fuqishëm që BE-ja mund të japë tani është caktimi i nisjes së bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para përfundimit të vitit. Shtyrja e procesit pasi Këshilli i Ministrave më 22 mars rekomandoi fillimin e bisedimeve, përhap dyshime në rajon dhe rrezikon përjashtimin e shpresave të gjeneratave të reja të cilat duan të ardhme evropiane”, thotë prerazi Eskobar.

 

Sa i përket zhvillimeve aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, gjykuar nga kumtesa e kabinetit të kryemnistrit Zoran Zaev pas takimit me Gabriel Eskobar, mund të konstatohet se SHBA për momentin janë të interesuara që të sigurohet vazhdimësi stabile e përcaktimeve strategjike politike për mbështetjen e proceseve për pjesëmarrje aktive të Maqedonisë së Veriut në NATO, për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për ballafaqimin me pandeminë, për rritje ekonomike dhe veçanërisht për çështjen aktuale për përgjigje kompetente dhe efikase të krizës energjetike.
Thënë më shurtë dhe më qartë, pikërisht shkaku i kërcënimeve “malinje” të përmendura më lart, SHBA si duket për momentin nuk preferojnë dhe nuk përkrahin lëvizje dhe ndryshime më të mëdha dhe se për këtë duhet pritur më vonë. Ndoshta simbolikisht ky mesazh është shprehur edh përmes mungesës së takimit të zyrtarit amrikan me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski, i cili po kërkon ndryshime qeveritare dhe po paraqitet me qëndrime më të rrepta lidhur me gjetjen e zgjidhjes së problemit gjuhësor dhe historic me Bullgarinë (duke pasur parasysh se shpeshherë takimet me liderin e opoztës janë pjesë e agjendës së zyrtarëve amerikanë gjatë vzitave në Shkup).

Related posts

Korrupsioni në Maqedoni ngelet shqetësues, por në Ballkanin Perëndimor nuk jemi dhe keq

N E

Për ju të sistemit gjyqësorë në Maqedoni të Veriut, ja çfarë nënkupton dygjuhësia në praktikë?

Redaksia

ESHS: Regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar, deri dje janë regjistruar mbi 300.000 qytetarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More