Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Maqedonia e Veriut të mos shpresojë për zgjidhje gjatë kryesimit të Sllovenisë me BE-në

Shkup, 2 korrik – Maqedonia e Veriut, është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor i cili mori statusin e vendit kandidat, por që përshkak të kontesteve që kishte me Greqinë e tani me Bullgarinë, i kanë pamundësuar asaj fillimin e negociatave, dhe dështimi i fundit ishte marrja e një date në samitin e qershorit të këtij viti, tani vendi ynë po shpreson që me presidencën sllovene gjasat për marrjen e dritës jeshile do të janë më të mëdha,por që kjo mund të rezultoj përsëri me dështim duke marrë parasysh fuqinë dhe ndikimin që e ka Lubljana brenda Unionit për të zgjidhur këtë çështje.

 

Ndërmarrja e reformave, dhe zhvillimi i shpejtë që përjetoi vendi ynë, e bënë atë që të jetë shteti i parë nga vendet ish-komuniste në Ballkanin Perëndimorë e cila ishte më afër fillimit të negociatave dhe antarsimit në Bashkimin Europian, por që fatkeqësisht kontestet që Shkupi kishte me Athinën pamundësoi avancimin e saj drejt BE-së, por që kjo çështje u zgjidh me marrëveshjen e Prespes dhe u besua së rruga e negociatave do të jetë e hapur për Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte një ëndërr e bukur, por që shumë shpejt do të prishej nga kontesti i ri që u shfaq me Bullgarinë, e që kjo e fundit përdori të drejtën e vetos për të pamundësuar që vendi ynë të marrë një datë për fillimin e negociatave, shkruan Zhurnal.

Brukseli filloi një fushatë të dendur diplomatike për të afruar qëndrimet mes palëve apo edhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes Shkupit dhe Sofies, e që këtë ofenzivë të BE-së e kushtëzonte edhe afrimi i datës për mbajtjen e samitit të qershorit ku edhe do të vendosej fati i negociatave për vendin tonë. Këto dy kryeqytete u vizituan nga diplomat të rangjeve të larta si Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Santos Silva vend i së cilës ishte edhe kryesuesja me Këshillin e BE-së, e që kjo e fundit paraqiti edhe një propozim që mund të zgjidhte kontestin mes dy vendeve, një diplomat tjetër që u përfshi në këtë çështje ishte edhe Komisari për Fqinësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, si dhe ministri gjerman për Europën Mihael Rot. Gjithashtu edhe vendet anëtare të Unionit gjatë takimeve në Bruksel kërkuan që të gjendet një zgjidhje mes dy vendeve, me qëllim zhbllokimin e rrugës së Shkupit drejt BE-së. Të gjithë këto përpjekje diplomatike dështuan, pasi Bulgaria nuk u tërhoq nga qëndrimet e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë vendi ynë nuk mori një datë për fillimin e negociatave.

Tani shpresat e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë, po varen në presidencën Sllovene, dhe po besohet se ajo mund të luaj një rol më të fuqishëm dhe të ketë ndikim më të madh për ta bindur Sofien që ajo të ndryshojë qëndrim ndaj Shkupit dhe ti hapej rruga integruese brejt Bashkimit Europian, por duke marrë parasysh fuqinë e saj ndikuese brenda BE-së nuk duhet që të jemi shumë optimist për rezultate positive, shkruan Zhurnal.

Portugalia që ishte edhe kryesusja e fundit e BE-së, e që ajo u angazhua fuqishëm në “pajtimin” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtarsuar shumë më herët në Bashkimin Europian se Sllovenia, e kjo nënkupton se ajo ka më shumë traditë dhe bashkpunim më të gjatë me vendet e Unionit, kjo i jep Lisbonës më shumë avantazhe dhe fuqi më të madhe ndikuse brenda BE-së se sa që mund ta ketë Lubljana, por ajo nuk mundi të ketë sukses për zhbllokimin e rrugës së Shkupit për në Bruksel.

Gjermania u përfshi fuqishëm në zgjdhjen e kontestit mes dy vendeve, e ndërkohë ajo është edhe një nga themeluesit e BE-së si dhe fuqia më e madhe ekonomike, demograike dhe politike në Union, e kjo nënkupton se fuqia e saj ndikuese është shumë më e madhe se e Sllovenisë, por që edhe ajo fatkeqësisht nuk arriti që ta bind Sofien që të tërhiqet nga qëndrimi i saj, e në qoftë se këtë nuk arrit ta bëjë Berlini gjasat janë edhe minimale që këtë ta arrijë Lubljana, shkruan Zhurnal.

Duhet ta kemi parasysh së Sllovenia është një nga nismëtaret e procesit të Bërdo-Brioni, e cila është themeluar në vitin 2013,por që e nejtja gjatë periudhës 8 vjeçare nuk ka prodhuar një rezutat pozitiv për zgjidhjen e kontesteve mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë, e që kjo duhet që të na shërbejë si një element krahasimi dhe vlersimi për mundësitë që Lublana ka për të ndikuar në zgjidhjen e kontestit mes Sofies dhe Shkupit.

Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë mbështetjen dhe sugjerime nga vendet tjera për të gjetur një zgjidhje që do ti jepte fund kontestit me Bullgarinë, por me rëndësi është që udhëheqësit e vendit tonë duhet të punojnë dhe të angazhohen fuqishëm për të zgjidhur këtë çështje dhe mos ta lënë zgjidhjen e problemeve të saj tek të tjerët, pasi kjo mund të na rezultojë me dështim tjetër siç na ndodhi pak kohë më pare.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë: Bashkimi Evropian assesi të zgjidhë kontestet në Ballkanin P. , nuk ndihmoi as procesi i Berlinit

N E

Izet Mexhiti: Nuk është zullum nëse “De Kokës” ia kemi ruajtur biznesin

Redaksia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More