Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Maqedonia e Veriut në krizë për personel mjekësor, këtë e ka marë vesh edhe Evropa

Shkup, 26 tetor – Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në përgjithësi vlersohet si pozitiv, por në disa sektor ajo është mjaft shqetësues, sidomos ajo që ka të bëjë me sistemin shëndetësor, në të cilin thuhet se vendi ynë po përballet me shumë sfida dhe problematika, dhe që në të njejtën kohë është bërë shumë pak për të përmirsuar situatën.

 

Maqedonia e Veriut ëshë një nga vendet i cili u godit shumë fuqishëm nga pandemia që shkaktoi Kovid-19, e kjo fatkeqësisht shënoi shumë të infektuar dhe viktima,e situata ishte aq alarmante sa që për një kohë mbajtëm vedin e parë në Evropë për numrin e fataliteteve dhe të gjashtin në botë, që ishin shifra vërtet të frikshme.

Një pyetje logjike është se përse Maqedonia e Veriut u godit kaq ashpër nga Kovid-19 në krahasim me vendet tjera të rajonit apo edhe të kontinentit?

Kjo situatë shpjegohet me faktin se sistemi ynë shëndetësor ishte në një gjendje shumë të vëshirë, alarmi për të cilin ishte ngritur shumë herë, por që nuk ishte ndërrmarrë asgjë për ta përmirsuar situatën, ndërsa pandemia e goditi shumë rëndë atë sa gati e çoi atë drejt kolapsit total.

Këto problematika nuk janë vetëm teori apo propagandë, por janë një realitet që e dëshon edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila shpreh shqetësime dhe vërejtje për sistemin tonë shëndetësor, e që e njejta thekson se ajo po përballet me shumë vështirsi dhe problematika të ndryshme, e që të gjithë këto po e rëndojnë edhe më shumë situatën.

Në raport thuhet se pavarsisht rritjes së pagave, kjo nuk e ka ndaluar largimin e personalit mjekësor posaçërisht specialistëve drejt sekorit privat apo largimit jasht shtetit si dhe ata kanë nevojë për trajnime shtesë për përdorimin e pajisjeve shëndetësore. Ky është një realitet me të cilin vendi ynë po përballet vitet e fundit, pasi mungesa e kushteve të punës dhe pagesa e ulë, po detyron ata që të kërkojnë “shpëtim” në sektorin privat, por që fatkeqësisht shumica e tyre po preferojnë të emigrojnë drejt vendeve të Evropës ku ata po gjejne kushte më të mira se sa që po mund të siguroj Mqedonia e Veriut për ta. Një problematik tjetër që po detyron këtë kategori shumë të nevojshme për vendin të emigroj është edhe vështirsia e specialistëve për qasje në sistemin shëndetësor publik, e kjo ka ardhur si pasojë e politizimit apo edhe korruptimit të sistemit tonë, ku atyre nuk ju ofrohet kushte të barabarta pasi partia vendos se kush duhet apo nuk duhet të pranohet të jetë mjek në spitalet e vendit.

Një vërejtje tjetër që i jepet vendit tonë ka të bëjë me pagesën e shërbimeve nga ana e qytetarëve, ku në bazë të raportit thuhet se pacientët paguajn një të tretën për shërbimet shëndetësore, dhe për të cilat ata nuk rimbursohen, e kjo është një barrë e rëndë për buxhetin e familjet të vendit tonë, e që në të njejtën kohë kjo po shkakton efekte negative sociale, pasi kjo po ndikon në rritjen e shpenzimeve dhe si pasojë e saj edhe në rritjen e varfërisë.

Vërejtje tjetër në këtë raport është se vendi ynë nuk ka bërë asnjë progres në lidhje me sigurimin e rezevave të gjakut, indeve dhe organeve, dhe nuk ka qendër për grumbullimin e plazmës, e kjo është një fakt shqetësues pasi që kjo duhet të ishte bërë me kohë, pasi në shumë raste posedimi i tyre përbën dallimin mes jetës dhe vdekjes për shumë pacientë. Në këtë situatë vendi ynë duhet që ndërmarrë masa emergjente për të përmirsuar këtë realitet të hidhur, pasi neglizhenca e tyre mund të shkaktoj shumë jetë të humbura.

Në raport thuhet se qeveri duhet që të miratoj një strategji shumë vjeçare për të luftuar HIV, pasi ajo është një sëmundje e rrëzikshme dhe me pasoja të mëdha shoqërore, dhe vetëm një angazhim i madh dhe strategji e detajuar mund të prodhojë rezultate pozitive në mposhtjen apo edhe parandalimin e përhapjes së saj.

Raporti thekson se financimi dhe egzaminimi i personave me kancer në vendin tonë është i pa mjaftueshëm si dhe programi kombëtar për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje nuk po zbatohet plotësisht. Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për institucionet kompetente që të përgatisin një strategji dhe të bëjnë më shumë në këtë aspekt, pasi të dhënat e fundit na tregojnë se numri i qytetarëve të vendit tonë me kancer po rritet çdo dit, e kjo mund të shëndrrohet në një problem serioz për shëndetin publik.

Një vëretje tjetër nga raporti i KE-së thkson se nuk është bërë progres në lidhje me kontrollin efektiv të pirjes së duhanit, edhe përkundër faktit se vendi ynë ka miratuar ligjet për kontrollin e saj në përputhje me legjislacionin e BE-së. Kjo është shqetësuese, pasi pirja e duhanit në vende publik vazhdon që të jetë prezent, dhe ka shumë pak sanksione ndaj atyre që shkelin të njejtën, pra kjo na bënë të kuptojmë se ajo po zbatohet pjesëristh apo më sakt në Mqedoninë e Veriut, e kjo po ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve të vendit tonë, shkuran Zhurnal.

Këto janë vërejtjet që ka raporti i fundit i KE-së për vendin tonë, e kjo duhet të jetë një udhërrëfyes për institucionet kompetente që të bëjnë më shumë në përmirsimin e kushteve në spitalet e vendit tonë apoe dhe në përgjithësi në sistemin tonë shëndetësor, pasi neglizhenca e tyre po kushton jetë njerëzore.///Zhurnal.mk

Related posts

Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në orën 13 kanë votuar mbi 6.000 qytetarë

D V

Kryetari i Parlamentit malazez Beçiq për vizitë në Shkup

Z H

Lazim Destani: Fuqizim ekonomik e bën më të fortë kombin shqiptar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More