Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ LSDM për herë të parë rrezikon t’a humbasë Kumanovën?

Shkup, 27 tetor – Ende pa filluar fushata, sinjalet ishin që Kumanova do të jetë një nga komunat ku gara mes partive dhe kandidatëve do të jetë shumë e fuqishme, e këtë prashikim e vërtetuan edhe rezultatet e raundit të parë, e ndërsa balotazhi ka me qenë edhe më interesant, pasi kjo ka gjasa të prodhojë edhe surprizën më të madhe të këtyre zgjedhjeve, që është humbja e LSDM-së në bëtë qytet që ka qenë bastioni i saj i pa diskutueshëm.

 

Që nga fillesat e pluralizmit, disa nga partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë krijuar disa bastione, në të cilin fitorja e saj ka qenë e pa diskutuar, saqë partitë tjera as nuk kanë llogaritur se mund të ndryshojnë rezultatin pavarsisht kandiatit, programit apo edhe platformës, shkruan Zhurnal.

Dukej se kjo gjë që kishte filluar para tre dekadave, kishte krijuar një bindje jo vetëm tek politikanët, por edhe tek qytetarët se kjo asnjëher nuk do të ndryshojë, por që e ardhmja jo çdo herë mund të parashikohet dhe nuk kanë munguar raste kur ajo edhe na ka surprizuar.

Një surprizë e tillë ndodhi në këto zgjedhje lokale, ku raundi i parë prodhoi një rezultat shumë befasuses, jo vetëm për LSDM-në por edhe për opinionin publik në Mqedoninë e Veriut, ku tani kjo parti në bastion e saj më të fuqishëm dhe më besnik, nuk doli si parti e parë gjë që ndodhte për herë të parë në historinë e pluralizmit politik të vendit tonë, e kjo trazoi ujrat brenda këti subjekti.

Këtë situatë e bënte më të vështirë fakti, se LSDM ishte mposhtur në Kumanovë nga ish antari i kësaj parti që kishte qenë edhe kryetar i saj po nga ky subjekt, por që tani ai po konkurronte i vetëm pra i pavarur ndaj ish subjektit të tij, e kjo ishte më shumë një përballje brenda partiake se sa një konkurenc me subjekt tjetër, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit:

Maksim Dimitrievski15.164 vota
LSDM15.142 vota
VMRO8.582   vota

Në bazë të këtyre të dhënave shohim se Maksim Dimitrievski është në epërsi të lehtë ndaj ish partisë së tij, por pavarsisht se dallimië është vetëm 22 vota, por impakti i saj është shumë i fuqishëm, pasi për herë të parë LSDM renditet si e dyta në Kumanovë, e kjo nuk do të kalojë pa ndikim negativ tek kjo parti.

Rezultati i ngusht mes dy kandidatëve, ka çuar këtë komunë në balotazh, ku tani gara do të jetë edhe më e ashpër mes tyre, pasi tani një votë më tepër përcakton edhe fitusin dhe në të njetën kohë edhe humbësin e kësaj komune. E ky rezultat ka ndikuar që tensionet në këtë qytet të rriten shumë, pasi në ditët e fundit janë shënuar disa incidente mes kampit të Dimitrievskit dhe LSDM-së, ku nuk kanë munguar as përleshjet fizike dhe akuzat e ndërsjellta për presion nga ana e policisë ndaj kandidatit të pavarur apo përkrahësve të tij.

Situata bëhet edhe më e komplikuaar pas qëndrimit të VMRO-DPMNE, e cila theksoi se si subjekt në raundin e dytë do ta mbështesin kandidaturën e Maksim Dimitrievskit, dhe në rast se votat e saj shkojn për të atëherë ai do të marrë 23.764 vota, që do të ishin të mjaftueshme për ti shkaktuar humbejn për herë të parë LSDM-së në qytetin e Kumanovës, por fakti ngushëllues në këtë rast është se ajo po mposhtet nga një njeri i cili vjen nga rradhët e saj, e kjo sado pak mund të lehtësojë presionin mbi Social-Demokratët.

Vlen të theksohet se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka kandiduar më emrin e saj, por ajo ka mbështetur atë të partnerit të koalicionit qeveritar LSDM-në, por që edhe përkundër këti fakti, kjo parti është në disavantazh ndaj Maksim Dimitrievskit.

Koalicioni ASH-AAA ka kandidauar me emrin e saj dhe në këtë komunë ka marrë gjithësej 4.257 vota, e që e njejta u deklarua se ajo do ta mbështes Maksim Dimitrievskin në raundine dytë, e kjo ka shtuar edhe më shumë gjasat që Dimktrievski ta bëjë surprizën në Kumanovë, shkruan Zhurnal.

Të dhënat janë optimiste për Dimitrievskin, i cili ka shumë gjasë që të arrij ta mposht ish partinë e tij, e që në të njejtën kohë kjo duhet që të jetë mësim për LSDM-në, por edhe për të gjithë partitë tjera dhe liderët e tyre, se ata duhet të këshillohen me strukturat dhe elektoratin e tyre për kandidaturat e mundëshme, dhe mos të vendosin nga selia sikur të ishin MONARK dhe jo drejtues”demokrat”.///Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Zgjedhjet lokale dhe përhapja e pandemisë

N E

Hoxha për koalicionin ASH-VMRO: Dikur i kanë quajtur vrasës ndërsa sot vëllezër

Z H

Qeveria e Maqedonisë nuk pranon masa shtesë nga KSI për Covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More