Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Kush duhet të frikohet nga takimi plotë buzëqeshje Kovaçevski-Zaev? Mickovski apo Ahmeti?

Shkup, 29 shtator – Kryetari i LSDM dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski dje ka pritur në takim ish kryeministrin Zoran Zaev dhe siç thonë nga LSDM po përkushtohen për energji të plotë dhe fitore në rrugën europiane. LSDM ka përvojë shumëvjeçare shtetërore dhe partiake, përkushtim dhe energji të plotë për të vazhduar me fitore dhe hap të shpejtë në rrugën evropiane.

Takimi i sotëm koordinues i ekipit strategjik është në këtë drejtim – të bëjmë gjithçka, për të mundësuar konsensus të plotë shtetëror dhe kombëtar për të përmbushur përcaktimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve, për t’u bërë një shtet evropian me të drejta të plota deri në vitin 2030. Rruga evropiane dhe anëtarësimi i plotë në BE është prioriteti më i lartë shtetëror dhe kombëtar. Ky është një moment kyç, ka të bëjë me të tashmen, stabilitetin dhe të ardhmen e sigurt të të gjithë qytetarëve tanë, për të ardhmen e brezave të ardhshëm, shkruan Zhurnal.

Qytetarët meritojnë një cilësi evropiane të jetës dhe një standard jetese evropiane, në një shtet evropian, dhe kjo duhet të jetë vendlindja e tyre, atdheu i tyre, thuhet në njoftimin e LSDM. Ky është takimi i parë pas një kohe të gjatë mes Zaevit dhe Kovaçevskit. Edhe pse kur u zgjodh kryetar i LSDM-së dhe kryeministër, për Kovaçevskin flitej se do të jetë vetëm “kukull” e Zaevit, pasoi një periudhë gjatë së cilës ata dy qëndronin në distancë mjaftë të largët prej njëri tjetrit. Mediumet vazhdimisht shkruanin, por edhe ekzistonin indikacione mjaft serioze, se Zaev ndërkohë është afruar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe se janë duke bërë “matematika” për rrëzimin e everisë Kovaçevski, për të formuar një qeveri të re.

Nga ana tjetër, nuk ndaleshin informacionet dhe spekulimet se Kovaçevski me partnerin krysor të koalicionit, BDI janë afruar me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, prej të cilit presin ndihmë në sigurimin e 80 votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Këto zëra u shtuan edhe më tepër me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, si dhe me përplasjet mes Mickovskit e Gruevskit, të cilat heshtazi ishin prezente gjatë kohë, por dy javët e fundit kanë dalë në shesh, shkruan Zhurnal.

Poashtu, kishte informacione të shumta se është krijuar një grup joformal me struktura të afërta të ish kryeministrit Gruevski, ish presidentit Branko Cërvenkovski, të cilat mund të bëhen bashkë rreth një subjekti të Danella Arsovskës, i quajtur “Pravda”.

Analistët theksonin se ftohja e raporteve mes Kovaçevskit dhe Zaevit në masë të madhe i konvenon BDI-së dhe kryetarit të saj, Ali Ahmeti, sepse i përballur me një LSDM të ndarë në disa rryma, Kovaçevski ishte i detyruar që të mbështetej te përkrahja e BDI-së, por se këtë përkrahje duhej t’ia kompensojë partisë së Ahmetit me një pjesë sa të madhe të “kulaçit” qeveritar. Vetë në BDI lavdëroheshin se fuqia e tyre është rritur deri në atë masë, sa që edhe oligarkët maqedonas kanë mbajtur takim se si t’ua ulin forcën.

Takimi i oligarkëve përmendej gjatë tërë kohës në korelacion me (gjoja) bashkëpunimin Zaev-Mickovski për të krijuar një shumicë të re pa BDI-në. Shikuar nga prizmi i këtillë, pas takimit Kovaçevski-Zaev i shoqëruar me buzëqeshje të gjera dhe të dyanshme, parashtrohet pyetja nëse Zaev është larguar nga “plani i oligarkëve” për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti, apo ndoshta Kovaçevski është afruar me këtë plan? Ose që të dy kanë gjetur një mes kompromisi-të ulin peshën e BDI-së në Qeveri? A duhet athua Ahmeti të ketë frikë nga mundësia e tillë dhe të fillojë të kërkojë “kanale” bashkëpunimi me Mickovskin, që do të ishte një rikonfigurim i plotë si skenës politike?, shkruan Zhurnal
Nga ana tjetër, Mickovski ende është i bindur në forcën e VMRO-DPMNE-së dhe nuk duket i shqetësuar as nga përplasja me Gruevskin, e as nga takimi Kovaçevski-Zaev.

Mickoski ka komentuar propozimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ku bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në ombrellën e “Frontit europian”. Mickoski në Click Plus në TV21 tha se ndodh ky koalicion, do të kenë 10 deputetë më pak se VMRO-DPMNE-ja. “Dallimi do të jetë minus 10 deputetë në dobi të VMRO-DPMNE-së. Kjo është në bazë të analizave, anketave… Ja, 10 deputetë më pak dallim. LSDM do të ketë 25 deputetë më pak”, tha Mickoski mjaft i sigurt në vetveten dhe në partinë e tij, deri sa, si duket ende nuk kishte informacione për takimin Kovaçevski-Zaev./Zhurnal

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy