Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Kovaçevski premton rrogë mesatare 550 euro, a thua mund të arrihet ky qëllim?

Shkup, 13 janar – Mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski në programin e qeverisë së tij ka numëruar prioritetet kryesore. Një ndër prioritetet e numëruara në formë premtimi është rritja e rrogës mesatare në 550 euro. Është një premtim mjaft i guximshëm nga mandatari i tij, mirëpo koha do të tregojë sa është i realizueshëm.

 

Gjatë qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev u shënua rritje solide e rrogës mesatare, mirëpo nuk u realizuar premtimi i dhënë që në fillim të mandatit të tij të parë, se rrogën mesatare në vend do të bëjë 500 euro, respektivisht mbi 30 mijë denarë.

Nga ky premtim i parealizuar i Zaevit burojnë edhe dyshimet nëse pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski, do të realizojë synimin për të rritur mesataren e rrogës në 33 mijë denarë, respektivisht 550 euro.

Sa është I realizueshëm një premtim i tillë?

Treguesit ekonomikë relevant thonë se vendi ka filluar ta marë veten pas krizës së thellë që shkaktoi pandemia. Mirëpo aq sa japin optimizëm shenjat për rimëkëmbje të ekonmoisë, aq ekzistojnë edhe sfida të parashikueshem dhe të paparashikueshme lidhur me lëvizjet e mëtejshme.

Një vendi pa kapacitete të mëdha prodhuese dhe eksportuese si Maqedonia e Veriut, pa kapacitete të theksuara turistike, sigurisht se do t’i nevojitet më tepër kohë për të tejkaluar krizën, se sa vendeve që shquhen për kapacitete të mëdha prodhimtarie.

Aq më tepër bazë për dyshime paraqet fakti se pandemic ende nuk ka përfunduar, por përkundrazi, ka marë hov të ri, hov i cili vështirë se mund të futet nën kontroll në një periudhë më afatshkurtër. Kjo përvojë dyvjeçare na ka bë paranoikë lidhur me mundësinë për paraqitjen e pandërprerë të sojeve të reja dhe të rrezikshme të virusit Covid 19, kështu që edhe konsumatorët ende janë të përmbajtur dhe nuk parapëlqejnë të lëshohen në shpenzime më të mëdha dhe afatgjate.

Ky është shkaku i dytë pse edhe ekspertët, por edhe qytetarët e marin me dyshim premtimin për rrogë mesatare 550 euro, sado që dëshirojnë ky premtim jo vetëm të realizohet, por edhe të tejkalohet.

Nëse realizohet premtimi për rrogë mesatare prej 550 eurove, Maqedonia e Veriut do t’i afrohet rrogës mesatare në vendet e rajonit. Për momentin, vendi ynë ëstë ndër vendet me rrogë më të ulët. Njëkohësisht me rrogën mesatare do të arrihet edhe niveli i harxhimeve mujore që bën një familje katëranëtarëshe.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila e përpunon shportën e konsumatorit, në shtator shpenzimet minimale kanë qenë 34.393 denarë (570 euro) që në krahasim me gushtin paraqet rritje për 51 denarë.

Më shumë para janë shpenzuar për ushqim dhe pije, për të cilat minimalisht nevojiten 14.662 denarë, derisa për pagesën e shpenzimeve janë të nevojshme 10.839 denarë. Për higjien, minimalisht do të shpenzohen 2.385, ndërsa për transport 2.539 denarë.

Ndërkohë që premtimi për rrogë mesatare prej 550 eurove nuk është prioriteti i ivetëm ekonomik i qeverisë së re. Kovaçevski në programin qeveritar të dorëzuar në Kuvend ka numëruar edhe shumë prioritete tjera në sferën e ekonomisë, disa prej të cilave janë vazhdë e prioriteteve që ishin në programin qeveritar të mandatarit Zoran Zaev para formimit të qeverisë “Zaev 2” në vitin 2020.

Prioritet kryesor është menaxhimi me krizën energjetike në shtet, krizë evropiane e cila ndjehet edhe te ne. Prioritet i dytë është ngritja e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive, përfshi rritjen ekonomike. Prioritet i tretë është përmbushja e qëllimeve infrastrukturore, projekte të cilat janë siguruar me buxhetin e vitit 2022.

Ashtu siç pritej edhe në programin qeveritar që ka përgatitur Kovaçevski, hapja e negociatave me BE-në dhe anëtarësimi i plotë mbeten alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut.

Debati mbi programin e Qeverisë dhe formatin e saj kadrovik do të zhvillohet në fundjavë. Të shtunën do të thirret seanca, ndërsa të dielën para mesnate duhet hedhur në votim. Kabineti i ardhshëm qeveritar do të numërojë 21 pozicione, nga të cilat tre zëvendëskryeministra, 17 ministra, në mesin e tyre një ministër pa resorë. Anëtarët e qeverisë së re ditën e parë të mandatit do ta kenë në ditë pushimi (të dielën), kurse ne mbetemi me shpresë se fillimin e tillë nuk do ta kuptojnë si sinjal se më shumë do të pushojnë se sa të punojnë, sepse për të arritur rrogën mesatare 550 euro nuk është punë e lehtë.

Related posts

Presidenti Pendarovski për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

D V

Dimitar Kovaçevski kandidati më serioz për zëvendësimin e Zaevit si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së

Z H

Marrëveshja mes ASH-së dhe Alternativës parashihte bashkëpunim deri në zgjedhjet e ardhshme (Foto)

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More