Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Katastrofë demografike në Maqedoni të Veriut, çiftet “të painteresuar për fëmijë”

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 12 korrik – Rënia demografike është shëndrruar në një problem serioz për pjesën më të madhe të botës, e kjo po ndodhë si pasojë e uljes së numrit të lindjeve, rritjes së vdekjeve dhe emigrimit e që e gjithë kjo po ndikon që shumë shtete po përballen me plakjen e popullsisë, kjo po shkakton efekte të fuqishme negative në aspektin social dhe ekonomik, e nga kjo “pandemi” nuk ka shpëtuar as Maqedonia e Veritu e cila po përballet me të njejtën sfidë demografike si shumë vende tjera të globit.

Maqedonia e Veriut ka qenë nga të paktat vende në kontinentin Evropian, I cili ka pasur rritje pozitive demografike, por që edhe ajo nuk mundi që ti rezitojnë më shumë “pandemisë” së uljes së popullatës, e që kjo bëri qe edhe vendi ynë të hyjë në rrugën e rritjes negative të popullatës. Në rënien demografike të vendit tonë kanë ndikuar një sërë faktorësh të ndryshim, si rrethanat socio-ekonomike që po kalon Maqedonia e Veriut, ndryshimi i mënyrës së jetesës, por arsyeja që ka ndikuar në uljen e popullatës ka të bëjë me emigrimin e popullatës, e sidomos të të rinjëve të cilët përbëjnë edhe shtyllën kryesore të një shoqërie të cilët njëkohësisht janë edhe faktori kryesor që ndikon në shtimin demografik.

Maqedonia e Veriut në vitin 2019 hyri në rrugën e recesionit demografik, pasi në këtë vit vendi ynë regjistroi më shumë vdekje se sa lindje, dhe kjo bëri që ne ti shtoheshim listës së gjatë të shteteve që po përballen me uljen e numrit të banorëve, ku vendi ynë në këtë vit kishte 601 më pak lindje se sa vdekje.

Rajoni me rritjen më të madhe negative të popullsisë në vititn 2020 është rajoni i Pellagonisë me -1974, kurse më mirë në këtë vit është renditur rajoni i Shkupit me +36 banorë, që përbën edhe pjesën e vetme me shtim të popullatës në vendin tonë.

Fatkeqësisht regjistrimi I fundit I popullatës së Maqedonisë së Veriut ka ndodhur në vititn 2002, që nënkupton se për 19 vite nuk kemi pasur regjistrim, e që si pasojë e saj mungojnë të dhënat e reja për gjendjen demografike në vend. Një pasqyrë të përditësuar mundohet që nga viti në vit të na japë Enti Statistikor I vendit për numrin e banorëve që egzistojnë në Maqedoninë e Veriut.

Numri I banorëve të Maqedonisë së Veriut sipas Entit të Statiskitave:

20182.077.132
20192.076.255
20202.068.808

Sipas këtyre të dhënave shihet se Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit ka rënie të numrit të banorëve, ku në vitin 2019 në krahasim me atë 2018 ka rënie për prej 877 banorëve, kurse viti 2020 në krahasim më atë paraprak ka rënie me 7447 banorë.

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie sa I përket numrit të lindshmërive në vitet e e fundit, dhe me tendencë rritje në vitet e ardhëshme, e kjo përbën njëçështje mjaftë shqetësuese pasi po na e bënë të qartë rrugën se nga po shkon vendi ynë, e kjo po e bënë edhe më të pa qartë të ardhmen e shoqërisë dhe shtetit tonë.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor, numri i lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është më i ulët me 7.0%, ku u regjistruan 3.896 lindje.

Të dhënat e numrit të lindjeve në vendin tonë në 1000 banorë në aktër vitete e fudnit:

20209.2Lindje në 1000 banorë
20199.6Lindje në 1000 banorë
201810.3Lindje në 1000 banorë
201710.5Lindje në 1000 banorë

Këto të dhëna na japin një pasqyrë të qartë të rënies së numrit të lindjeve në 1000 banorë, ku shihet se numri ulet nga viti në vit, ku në 2020 në krahasim me 2019 kemi ulje me 0.4, në 2019 në krahasim me 2018 kemi ulje me 0.7 lindje, kurse në krahasim me vitin 2018 në vitin 2017 kemi ulje me 0.2. Sipas të dhënave në vititn 2020 kemi 4.1 % më pak lindje se sa në vitin 2019.

Numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2021 u rrit me 35.8%, në krahasim me të njejtën periudhë të tremujorit të parë të vitit 2020 ku u regjistruan 6.925 të vdekur.

Numri i vdekjeve sipas të dhënave të Entit Statistiokor në katër vitet e fundit në 1000 banorë:

202012.4Vdekje në 1000 banorë
20199.8Vdekje në 1000 banorë
20189.5Vdekje në 1000 banorë
20179.8Vdekje në 1000 banorë

Në vitin 2020 vdekshmëria shënoi rritje në 1000 banorë ku në krahasim me vitin 2019 ajo ishte 2.6 më e lartë, 2019 shënoi rritje me 0.3 në krahasim me 2018, kurse vitit 2018 për numrine vdekshmërive shënon rënie me 0.3. Në vititn 2020 kishim 26 % më shumë vdekje në krahasim me vititn 2019.

Shtimi natyror shënoi rritje negative e cila është – 3 029, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Shkalla e rritjes natyrore në katër vitet e fundit:

2020-3.2Shkalla e rritjes në 1000 banorë
2019-0.3Shkalla e rritjes në 1000 banorë
20180.8Shkalla e rritjes në 1000 banorë
20170.7Shkalla e rritjes në 1000 banorë

Numri i martesave në tremujor e parë të këti vitit u rrit me 20,9% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitit 2020 dhe arriti në 2,694 martesa.

Numri i divorceve në katër vitet e fundit:

20200.8Numri i divorceve në 1000 banorë
20191.0Numri i divorceve në 1000 banorë
20180.8Numri i divorceve në 1000 banorë
20171.0Numri i divorceve në 1000 banorë

Emigrimi ka një ndikim të fuqishëm në natalitetin dhe shtimin natyrorë, apo edhe në uljen e lindjeve dhe rënien demografike, e kjo është e theksuar sidomos në vendin tonë, ku numri i atyre që jetojnë jasht shtetit është shumë i lartë dhe nuk ka një të dhënë zyrtare, por besohet se mbi 600 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë të shpërndarë në të gjithë botën.

Numri i emigrimeve në katër vitete e fundit sipas të dhenave të Entit Statisktikor të Maqedonisë së Veriut:

2020766
20192349
20182549
20172202

Këto të dhëna janë shumë shqetësuese dhe duhet që të shërbejnë si këmbanë alarmi për udhëheqësit tanë, të cilët duhet që të krijojnë strategji për të ndikuar në rritjen e natalitetit dhe në uljen e emigrimeve, pasi në të kundërtën vendi ynë do të përballet me një katastrofë demografike, sociale dhe ekonomike.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Redaksia

Shkupi shënon 58 vite nga tërmeti katastrofal

D V

Besimi: Mjetet e FMN-së vlejnë besim në politikat e Qeverisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More