Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Jetëgjatësia e qeverisë së re në Shkup varet shumë nga Sofja, por edhe më shumë nga Brukseli

Shkup, 21 dhjetor – Dimitar Kovaçevski nuk e ka marë ende mandatin, por jozyrtarisht ai ka filluar ta ekipojë qeverinë e re. Në opinion po rrotullohen shumë emra se kush në cilin resor do të jetë, mirëpo zyrtarisht nuk ka ende asnjë konfirmim.

Flitet se zëvendës kryeministri i deritanishëm për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, do të emërohet në vend të Radmilla Shekerinskës në ministrinë e mbrojtjes. Lidhur me këtë resor përmendet edhe mundësia për shkëmbim me BDI-në të mbrojtjes me Bujqësinë, ose Ministrinë e jashtme.

Bojan Mariçiq nga drejtësia pritet të kalojë në sektorin e eurointegrimeve, kurse zv kryeministri Nikolla Dimitrov ambasador në Uashington. Ministrja e kulturës Irena Ristevska mund të kalojë në arsim, kurse Petre Shilegov përmendet si Ministër i ri për transport në vend të Boçvarskit. Millan Zhivkoviq paralajmërohet si ministër i ri i mundshëm për punë dhe politikë sociale, kurse ministrja e tanishme Jagoda Shahpaska mund të kalojë në arsim, ose njëjtë si Radmilla Shekerinska dhe Milla Carovska të mos jetë fare pjesë e qeverisë së ardhshme.

Në qeveri futen edhe Ministrat e Alternativës, Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për shoqëri informatike dhe Xhemail Çupi, si ministër pa resor-përgjegjës për diasporën.

Paralelisht me kalkulimet se kush çfarë posti do të mbajë në qeverinë e re, po bëhen parashikime edhe lidhur me jetëgjatësinë e kabinetit të Kovaçevskit. Parashikimet janë nga më të ndryshmet- nga ato se qeverinë e re “nuk do ta ngrohë dielli i verës”, sepse në në pranverë do të mbahen zgjedhje të parakohshme, e deri tea to se kjo shumicë e zgjeruar me deputetë shtesë, mund të mbijetojë së paku deri në vitin 2023, e ndoshta edhe deri në fund të mandatit.

Parashikimet herë janë të bazuara në preferencat, e herë në zhvillimet reale politike, që duhet ta pranojmë se ndryshojnë nga dita në ditë. Vazhdimisht vërehen përkeqësimë dhe përmirësime në raportet mes partive, por e njëjta gjë vërehet edhe në raportet brenda vetë partive dhe koalicioneve që përbëjnë shumicën e re.

Në këtë kontekst, si faktor që e sjellë në pikëpyetje jetëgjatësinë e kabinetit të Kovaçevskit, shpeshherë përmendet pakënaqësia e shprehur publikisht e partive të vogla në koalicionin e LSDM-së, para së gjithash e PLD-së, DOM dhe Lidhjes Demokratike, të cilat bashkarisht kanë 4 deputetë. Jo një herë, këto parti janë shprehur se janë të pakënaqura nga mënyra e ndarjes së “kulaçit” në Qeveri, duke shprehur pretendime se meritojnë më tepër se sa që u është dhënë.

Ndër faktorët që analizohen lidhur me stabilitetin afatgjatë të qeverisë në ardhje, është edhe situata e krijuar brenda LSDM-së në vigjilje të shkuarjes së qeverisë “Zaev 2” dhe ardhjes së qeverisë “Kovaçevski 1”. Kjo stuatë veçanërisht ka filluar të analizohet me paralajmërimin e ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. “Zonja e fuqishme” e LSDM-së ndër vite jo vetëm që paralajmëroi largimin nga qeveria, por drejtoi edhe kritika të ashpra në adresë të partisë së saj, duke ngritur dyshime se mandatari i ri Kovaçevski nuk është i pranueshëm për të gjitha fraksionet partiake, ashtu siç paralajmërohej më herët.

Kuptohet se faktor edhe më i rëndësishëm në rrjedhat politke në vend tani është VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet lokale. Me fuqinë e marë në zgjedhje, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickovski në çdo moment mund të mobilizojë masat e qytetarëve për protesta, që mund të rërzojnë qeverië dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Kjo mundës rritet nëse eventualisht kontesti mes Shkupit dhe Sofjes përfundon me ndonjë epilog i cili nga nacionalistët maqedonas do të vlerësohet si i dëmshëm për ta. Në atë rast, disponimi për të dalë në protesta eventualisht të organizuara nga VMRO-DPMNE-ja do të rritet edhe më shumë. Për këtë arsye, me rëndësi të veçantë do të jetë që zgjidhja të jetë kompromis, që nuk do të nxjerë si humbës as njërën as palën tjetër. Kjo e bën Sofjen faktor mjaft të rëndësishëm në mbijetesën e qeverisë së re. Kurse edhe më e rëndësishme do të jetë se si do të reagojë Brukseli pas marrëveshjes eventuale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që tani në kuloare politike e diplomatike paralajmërohet më së voni deri në muajin prill. Është shumë me rëndësi që Brukseli të reagojë në mënyrë që efekti pozitiv i fillmit të negociatave të ndjehet samë shpejtë nga qytetarët dhe në këtë mënyrë të relativizohet revolta dhe gatishmëri për protesta, si dhe ndjenja se u bë “edhe një tradhti e re” në dëm të maqedonasve. Realisht, për një vend të vogël si Maqedonia e Veriut, Bashkimi Evropian nuk e ka vështirë të bëjë ndonjë hap të madh pozitiv tillë, por kuptohet, gjithçka varet nga vullneti politik dhe nga planet afatgjate për Balkanin Perëndimor. Duhet pasur parasysh se nëse BE bën një hap të tillë, kjo nuk do të reflektohej pozitivisht vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, por edhe në vendet tjera, sepse do të krijojë bindjen se nga integrimi përfitohet shumë më shumë se sa nga mbajtja e kontesteve të hapura në situatë “status quo”.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy