Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Grupi i gjakut në letërnjoftime, ide e mirë por nuk është diçka e domosdoshme

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 19 korrik – Njohja e grupit të gjakut është shumë i rëndësishëm, sidomos në raste të aksidenteve, pasi njohja e saj në shumë raste është dallimi mes jetës dhe vdekjes, e që shumë shtete e kanë vendosur si kusht përcatimin e saj për çdo individ, e që në shumë prej vendeve atë e kanë vendosur në lejet e drejtimit, gjithashtu të njejtën e ka bërë edhe Maqedonia e Veriut, por ditët e fundit është hedhur edhe një propozim, sipas së cilës edhe në lëtërnjoftimet duhet që të përcaktohet grupi i gjakut, shkruan Zhurnal.

Në botë çdo ditë ndodhin aksidente të ndryshme, fatkeqësisht shumë prej tyre janë fatale, e disa të tjera shkaktojnë dëmtime dhe lëndime shumë të mëdha, e që në këto raste njohja e grupit të gjakut përbën një element shumë të rëndësishëm, pasi në mungesë të saj mund të vonohet apo jepet gabim ndihma e parë, e që e gjithë kjo mund të shkakojë komplikacione të reja apo edhe të sjellë vdekjen.

Duke u gjendur në situatë ku aksidentet po rriteshin nga dita në ditë, atëher u mendua, se përcaktimi i grupit të gjakut do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për punëtorët e urgjencës, pasi në këtë mënyrë ata do të ofronin ndihmë më të shpejtë adekuate e që e gjithë kjo mund të ndikonte që të aksidentuarve tu shpëtohet jeta.

Jo të gjithë njerëzit kanë leje drejtimi, ku në shumë prej tyre është përcaktuar grupi i gjakut, e kjo ka bërë që në vende të ndryshme të organizohen simpoziume apo aktivitete që ti kërkohet shtetit, që grupine gjakut ta fusë edhe në kartat e identitetit, pasi një gjë e tillë do të prodhojë rezultate pozitive duke shpëtuar mijra jetë njerëzish.

Sot shumë pak shtete të botës e kanë të përcaktuar grupine gjakut në letënjoftimet e tyre, ku shumica prej tyre e kanë si opcionale dhe jo të detyrueshme, duke nënkuptuar se kjo është një praktikë jo shumë e përhapur. Filipinet në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore kanë obliguar që grupi i gjakut të jetë pjesë përbërëse e kartës së identitetit (ID), dhe tani të gjitha kartat që prodhohen në këtë vend e mbajnë këtë katëgori. Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë kategorinë e grupit të gjakut për kartat e identitetit, por në dallim nga Filipinet, atje kjo është në bazë të kërkesës së qytetarit, që nënkupton se ajo nuk është e obligueshme.

Në vendet e rajonit, pra të Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë Maqedonia e Veriut, vetëm Bosnja dhe Hercegovina e ka këtë kategori, por që edhe këtu ajo është opsionale, që nënkupton se bëhet me kërkesë të qytetarit, dhe nuk është e obligueshme.

Asnjë nga shtetet e Bashkimit Europian, ku vendi ynë pretendon që të anëtarsohet nuk e ka të përcaktuar grupin e gjakut në kartat e identitetit, gjithashtu asnjë shtet tjetër i kontinentit nuk e ka këtë kategori të detyruar.

Pavle Trajanov ish ministër i brendshëm dhe kryetar i Lidhjes Demokratike (LD) në kuadër të ndryshimeve për kartat e identitetit në vendin tonë, e cila ende nuk ka hyrë në procedurë parlamentare ka kërkuar që në të të shtohet edhe një grafë e cila do të përmbajë grupin e gjakut të mbajtësit të sajë. Kjo kërkesë e Trajanovit nuk sjellë ndonjë kosto financiare për buxhetin e Maqedonisë së Veriut dhe kjo gjë mund të rezultojë pozitive për të shpëtuar jetë e qytetarëve të vendit tonë.

Ndonjëse grupi i gjakut në kartat e identitetit nuk është një praktik shumë e përhapur në rajon, europë apo edhe botë, por ajo pëmbanë element pozitive, pasi mund te rezultojë me shpëtimine shumë jetëve, e si e tillë kjo duhet që të merret në konsideratë edhe nga ligjvënësit e vendit tonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Vllado Popovski: Nuk ka nevojë për rishikim të Kushtetutës derisa nuk bëhemi anëtarë e BE-së

D V

Tetovë / Prej dy javësh asnjë kovid pacient në spital

R Zh

Në Gjevgjeli dalja deri në ora 11 afër 20 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More