Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Gjysëmvjetori i parë përfundoi me prezencë fizike, gjysëmvjetori i dytë varet nga Omikroni

Shkup, 31 dhjetor – Rreth 260 mijë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme prej sot janë në pushim trejavor dimëror, i cili do të zgjat deri më 19 janar. Sipas kalendarit të MASH-së për organizimin e mësimit, nxënësit në bankat shkollore duhet të kthehen më 20 janar që ta vazhdojnë vitin shkollor 2021/2022.

 

Edhe pse kishte vlerësime se më mirë është të mësohet online, gjysëmvjetori i parë përfundoi me prezencë fizike.

Me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive dhe me vendim të Qeverisë, viti shkollor 2021/2022 më 1 shtator filloi me shkolla të hapura dhe mësim me prani fizike për të gjithë pjesëmarrësit, të organizuar sipas protokolleve të konfirmuara anti-kovid. Përjashtim janë nxënësit e liruar me vërtetime mjekësore.

Disa herë ministrja resore Milla Carovska informoi se gjendja në shkolla është stabile dhe se sipas të dhënave të cilat MASH i grumbullon në nivel ditor nga të gjitha shkollat, përqindja e rasteve të reja pozitive nuk është rritur më shumë se 0,03, ndërsa raste aktive me Kovid-19 te nxënësit me prani fizike në gjysmëvjetërin e parë nuk ka tejkaluar 0,3 për qind.

Tani dilema e radhës është se si do të zhvillohet gjysëmvjetori i dytë?

Në disa vende si masë preventive është vendosur që pushimi i gjysëmvjetorit të zgjasë më tepër se viteve tjera, që të kenë kohë të mjaftueshme për të bë analizat e nevojshme se si do të zgjerohet pandemia.

Zgjatja e pushimit të gjysëmvjetorit tani për tani nuk planifikohet në Maqedoninë e Veriut, pasi, sipas autoriteteve kompetente, gjendja me Kovid-19 edhe më tej është stabile. Megjithatë parashikime më afatgjate për momentin janë të pamundshme. Në nivel evropian dhe botëror, variant Omicron po përhapet me shpejtësi të rrufesë.

Në nivel botëror, numri i infektimeve ditore po i afrohet shifrës dy milionë, kurse në valët e mëhershme maksimumi ka shkuar deri në 800 mijë. Në vende si SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja,… numri është pesëfishuar brenda një jave ose dhjetë ditëve. E njëjta gjë është vërejtur edhe në shumë vende tjera evropiane. Do të ishte mrekulli e vërtetë nëse kjo valë nuk përfshin Maqedoninë e Veriut. Për momentin rrethanë lehtësuese është fakti se Omikron po tregohet më i lehtë me simptoma në krahasim me variantet e deritanishme, mirëpo gjatë këktyre dy viteve u vërtetua se variantet e COVID mund të ndryshojnë dhe të paraqiten mutacione të ndryshme dhetë paparashikueshme.   

As për momentin shifrat në Maqedoni nuk janë për “mashallah”. Shifra e infektimeve ditore është afër 400, kurse dhjetë për qind e testimeve të kryera vazhdimisht dalin pozitive, që është shifër shqetësuese. I madh është edhe numri i viktimave, sado që ky numër shpeshherë përzihet me numra të viktimave të mëhershme, që nuk janë evidentuar me kohë.

Edhe pse fillojnë pushimet dimërore, është me rëndësi që të pushohet me kujdes, me respektim maksimal të protokolleve, me qëllim që numri i të infektuarëve mos të shënojë ndonjë rritje enorme sikur pas pushimeve verore, sepse nga kjo në masë të madhe do të varet edhe nëse gjysëmvjetori i dytë do të zhvillohet me prezencë fizike, ose on-line.

Related posts

Bushi: Presim hetimet nga autoritet bullgare

D V

Paralajmërohen protesta në Maqedoni

Redaksia

Osmani: Brenda disa ditëve do të ketë propozim për ambasador të Maqedonisë në Bullgari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More