Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Fundi i mandatit të Buçkovskit paralajmëron fillimin e zgjidhjes së kontestit Shkup-Sofje!

Shkup, 12 janar – Shkarkimi i papritur  i Vllado Buçkovskit nga detyra e të dërguarit special të Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bullgarinë, shkaktoi panik afatshkurtër në Shkup. Shkarkimet tek ne asocojnë në dështim dhe mossukses, aq më tepër që atij i ishte vazhduar mandati para një muaji e gjysëm (30 nëntor).

 

Mirëpo sqarimi që erdhi nga vetë Buçkovski, qetësoi panikun. Nuk bëhet fjalë për pakënaqësi të Qeverisë nga puna e tij, por për qasje të re në negociata.

Buçkovski ambasador, negociatat i zhvillojnë MPJ-të?

Me qasjen e re, negociatat do t’i udhëheqin Ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve dhe pesë grupe të punës.

Për shkak të rezultateve që tregoi në negociatat me Shkupin, Buçkovski me siguri do të emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në ndonjë vend të rëndësishëm (ndoshta në Sofje), ose do të marë post të rëndësishëm në vend.

Kurse negociatat tani pritet të vazhdojnë në nivel më të lartë, që do të thotë edhe me tempo shumë më të përshpejtuar. Tani erdhën “pesë minutat” e optimistëve për zgjidhje të shpejtë, sepse vetë ngritja e nivelit është shenjë se kontestit po i afrohet fundi. Me këtë po afrohet edhe fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, një ëndërr e kamotshme e qytetarëve tanë.    

Nëse përcjellim situatën me vëmendje, tani edhe në Bullgari ka filluar të krijohet një ambient i përgjithshëm më pozitiv. Nuk vendoset theksi tek gjërat që e rëndojnë kontestin, por më tepër tek gjërat që e lehtësojnë atë. Për shembull, nuk u jepet më peshë anketave që tregojnë se sa bullgarë mendojnë se Maqedonia e Veriut duhet të bllokohet nëse nuk zgjidhet kontesti historiko-gjuhësor, por anketave se sa bullgarë përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Rezultatet e anketës janë tejet pozitive, duke pasur se është realiuar në kohën kur kontesti ende vazhdon.  

Disponim i ri pozitiv në Bullgari

Sondazhet tregojnë se përqindja e atyre qytetarëve në Bullgari që besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në, pa arritur një marrëveshje për çështjet e hapura, po rritet.

Kështu mendojnë 29.6 për qind e të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me nëntorin 2020.

Pothuajse 61% e qytetarëve bullgarë besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Kjo është përgjigja e pyetjes – cili është interesi parimor i Bullgarisë për anëtarësim në RMV-së në BE, nëse çështjet kontestuese lihen anash? 60,9% e bullgarëve janë përgjigjur se vendi duhet të bëhet anëtar i Unionit, dhe 32,2% e të anketuarve kanë thënë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së.

Interesante janë edhe krahasimet e qëndrimeve të qytetarëve për pyetjen – a duhet thënë “po” në fillim të negociatave dhe pa arritur marrëveshje për çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriu?

“Po” ​​janë përgjigjur 29,6 për qind e të anketuarve që në këtë anketë është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me përgjigjet e dhëna në anketën e nëntorit 2020, kur 16.9 për qind ishin përgjigjur pozitivisht.

69% e bullgarëve mendojnë se nuk duhet lejuar fillimi i negociatave pa zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në nëntor 2020 me këtë qëndrim ishin 81.1 për qind.

Një pikë interesante nga hulumtimi i përcjellë nga BNT është se çdo i gjashti bullgar ka të lidhje farefisnore me RMV-në. Pyetjes nëse në mesin e të afërmve, përfshirë edhe ata të largët, keni njerëz me rrënjë në hapësirën gjeografike të Maqedonisë, 17,3 për qind janë përgjigjur me “po”, 81,9% thanë “jo”, ndërsa 0,8% nuk ​​e dinin. ///Zhurnal

Related posts

Alternativa javën e ardhshme do të vendosë për hyrje të mundshme në Qeverinë e Zaevit

Z H

Bekimi për Çairin e ri i ikë çdo debati të ri, qytetarët presin përballje mes kandidatëve

Z H

Mjeku Ballovski: Gjatë dimrit do të vijë versioni “Lambda”, mutacion i trefishtë i virusit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More