Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Frika dhe dëshira për koalicionim mes partive politike në zgjedhjet lokale

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 15 korrik – Zgjedhjet lokale janë një tregues i rëndësishëm i fuqisë së një partie politike apo koalicioni, gjithashtu ato janë pasqyrë për zgjedhjet e përgjitshme, dhe kjo gjë ka bërë që partitë politike ti japin një rëndësi të madhe atyre, e që e njejta gjë po ndodhë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku me afrimin e zgjedhjeve kanë filluar kalkulimet për kandidatët apo koalicionet, ku deri më tani jo zyrtarisht kemi një të tillë mes LSDM-BDI, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për koalicion.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lëvizja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM)janë dy parti qeverisëse, e që historia e bashkpunimit të tyre sa i përket zgjedhjeve lokale daton që nga viti 2017, kur këto parti mbështetën njëra-tjetrën, e cila rezultoi e suksesëshme, pasi si njëra ashtu edhe tjetra fituan disa komuna, që pa një koalicion të tillë do të ishte shumë e vështir të arrinin ato rezultate, shkruan Zhurnal.

Duke parë histrorinë e suksesit, këto parti do ta vazhdojnë bashkpunimin edhe në zgjedhjet e tetorit të këti vitit, edhe pse kjo ende nuk është zyrtarizuar, por që një gjë e tillë po shihet qartë nga listat e kandidatëve që deri më tani ka publikuar LSDM, ku ajo nuk ka paraqitur kandidatë për disa komnua, e kjo me shumë gjasë nënkupton se ajo do ta mbështesë kandidatin e BDI-së.

Duket se situata nuk do të jetë kaq e lehtë për këto dy parti që të ndihmojnë njëra-tjetrën, pasi anëtari tjetër qeverisës BESA, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare 2020 arritën një koalicion parazgjedhorë, ku ajo fitoi 4 deputetë, e që të njejtit janë esencial për mabajtjen e qeverisë, thuhet se në qoftë se LSDM mbështet BDI në komunën e Tetovës, atëher kjo parti do të dal nga koalicioni qeverisës, ndërsa kjo do të nënkuptonte edhe rrëzimin e saj.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe atyre lokale, janë një tregues se për BDI dhe LSDM është më se e nevojshme një koalicion në qoftë se ata dëshirojnë që të vazhdojnë që të qeverisin me disa prej komunave, ku dallimi me partitë tjera është shumë i ngushtë, dhe vetëm një bashkpunim i tillë mund ta bëjë diferencën, gjithashtu e njejta vlenë edhe për partitë tjera, ku koalicionet janë të domosdoshme për ti mposhtur partitë qeverisëse.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Kumanovës:

Partitë
VMRO
LSDM
BDI
BESA
ASH/AAA

Një koalicion mes BDI dhe LSDM do ti jepte kësaj të fundit vazhdimin e qeverisjes së Kumanovës, e cila në zgjedhjet e fundi lokale nuk kishte kandidatin e saj dhe mbështeti atë të LSDM-së, kurse në rast se nuk kemi një marrëveshje mes tyre, dhe arrihet një koalicion mes VMRO dhe ASH-AAA, atëher LSDM për herë të parë do ta humbiste qeverisjen e kësaj komune.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Haraçinës:

PartitëZgjedhjet Lokale 2017Zgjedhjet Parlamentare 2020
   
VMRO0.2 %
LSDM58.51 %29.65 %
BDI19.65 %29.76 %
BESA5.22 %
ASH/AAA16.13 %37.68 %

Haraçina do të jetë një komunë mjaft interesante, pasi ajo për një periudhë të gjatë është qeverisur nga BDI, por që zgjedhjet e fundit lokale e nxorrën fituese LSDM-në në këtë komunë, e ku kjo e fundit do të garojë përsëri me kryetaren aktuale, kurse nga BDI ende nuk ka një qëndrim se si do të veprojë. Ajo gjendet para një dileme të rëndë: të garojë me kandidatin e saj apo ta përkrahë LSDM në një komunë ku janë 100% shqiptarë, pasi në rast se kandidatët e tyre kalojnë në rrethin e dytë kjo mund të ndikojë në dëmtimin e koalicionit zgjedhorë dhe atij qeverisës, e kjo mund të dëmtojë këto dy parti edhe në komunat tjera, shkruan Zhurnal.

A do ta sakrifikojë BDI Haraçinën për komunat tjera? Si do të perceptohet nga opinioni një veprim i tillë i BDI-së, dhe a do të shkaktojë kjo efekte negative për këtë parti? Këto çështje priten që të qartësohen në ditët apo muajt në vazhdim. ASH-AAA në zgjedhjet e fundit doli si partia e parë, dhe në rast të dështimit të kolicionit mes LSDM dhe BDI ajo do të triumfojë duke marrë këtë komunë.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Çairit:

PartitëZgjedhjet Lokale 2017Zgjedhjet Parlamentare 2020
VMRO11.30 %13.58 %
LSDM19.07 %
BDI38.95 %35.93 %
BESA33.50 %
ASH/AAA7.64 %27.25 %

LSDM në zgjedhjet e fundit lokale nuk ka pasur kandidat për këtë komunë, pasi ajo ka mbështetur atë të BDI-së, dhe tani në zgjedhjet që priten të mbahen në tetor, ajo nuk ka publikuar emër kandidati me të cilin do të garoj në Çair, e kjo nënkupton se ajo përsëri do ta mbështesë kandidatin e BDI, e që kjo i dha fitoren kësaj të fundit në zgjedhjet e para 4 viteve, e tani në bazë të rezultateve vetëm një koalicion i këtillë do ti jeptë asaj një triumf të sigurt. ASH/AAA në rast koalicioni me VMRO do ta vështirësonte shumë fitoren e BDI, por nuk hidhet poshtë as mundësia të një triumfi eventual të saj.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Butelit:

PartitëZgjedhjet Lokale 2017Zgjedhjet Parlamentare 2020
VMRO38.63 %36.14 %
LSDM49.60 %27.52 %
BDI14.02 %
BESA5.78 %
ASH/AAA13.42 %

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, vetëm një koalicion mes BDI dhe LSDM do ti mundësonte kësaj të fundit vazhdimine qeverisjes së kësaj komune edhe për katër vite, pasi në të kundërtën ajo do të humbiste. Në rast koalicioni mes ASH-AAA dhe VMRO, do ti jeptë kësaj të fundit drejtimin e Butelit.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Tetovës:

PartitëZgjedhjet Lokale 2017Zgjedhjet Parlamentare 2020
VMRO16.16%13.98 %
LSDM18.91 %
BDI33.18 %30.36 %
BESA21.93 %
ASH/AAA12.19 %21.44 %

Tetova do të jetë një garë e vërtetë jo vetëm me partitë opozitare, por edhe mes anëtarëve të koalicionit qeverisës, e kjo do ta rrezikojë jo vetëm koalicionin zgjedhor, por mund të ndikojë edhe në rënien e qeverisë. Kjo sfidë vjen pas paralajmrimeve të anëtarit tjetër të koalicionit BESA, prej ku thuhet se në rast se LSDM e mbështet BDI-në për Tetovën ajo do të largohet nga qeveria. A do ta sakrifikojë LSDM qeverinë që BDI ta fitojë Tetovën? A do ta sakrifikojë BDI Tetovën për ta mbajtur në këmbë qeverinë? A do të ndryshojë qëndrim BESA? Apo mos ndoshta “zgjidhja” e LSDM është që të qëndrojë neutrale në këtë komunë, e që përmes saj ti qetësoj ujrat që po gërryejnë themelet e qeverisë? Të gjitha këto hipoteza do të vërtetohen në muajin tetorë kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale. Në rast se nuk arrihet një koalicion mes LSDM-BDI dhe krijohet një i tillë mes VMRO-ASH-AAA, do ti jepte mundësi reale këtij koalicioni për të triumfuar në Tetovë.

Rezultati i zgjedhjeve Lokale (2017) dhe Parlamentare (2020) në komunën e Kërçovës:

PartitëZgjedhjet Lokale 2017Zgjedhjet Parlamentare 2020
VMRO33.72%0.74 %
LSDM2.24 %
BDI60.36 %76.3 %
BESA
ASH/AAA20.26 %

Kërçova është një komunë tjetër ku do të testohet koalicioni, pasi dallimi i përqindjes etnike është shumë i vogël që e bënë edhe më sfiduese për koallicionet e mundëshme për zgjedhjet lokale të tetorit. Në këtë rast a do ta mbështesë LSDM një kandidat shqiptarë të BDI-së, dhe a do të krijonte kjo një perceptim negativ të komuniteti maqedonas e që kjo mund ti sjellë pasoja negative LSDM-së në rezultatin e përgjithshëm? Në qoftë se BDI mbshtet një kandidat maqedonas, a do të krijonte kjo një efekt negativ për këtë parti të komuniteti shqiptar, e kjo a do të mund ti sjellë pasoja asaj?. E njeta gjë është edhe për VMRO dhe ASH-AAA, prej ku pritet të shihet se a do të tiumfojnë interesat partiake mbi ato etnike.

Këto janë disa nga komunat ku rezultatet “detyrojnë” partitë politike që të bëjnë koalicione, por në disa komuna krijimi i koalicioneve paraqet sfida dhe vështirësi të mëdha poltiike dhe etnike, duke i bërë koalicionet të dhimbshme, por të domosdoshme për partitë politike. Nga të gjitha këto kalkulime, mund të konkludojmë se çdo parti në zgjedhjet lokale, në bazë të mbështetjes që gëzojnë në komuna të ndryshme, do të kenë dëshirë, por në të njejtën kohë do të kenë frikë të koalicionojnë me parti të tjera qoftë ato shqiptare apo maqedonase.//Zhurnal.mk

Related posts

Vijon mësimi me prani fizike, shkollat respektojnë protokollet

Lea Muslija

Të pavaksinuar 73 për qind e rasteve të reja dhe 75 për qind e të shtrirëve në spital me Kovid-19 janë të pavaksinuar

Redaksia

Shilegov: Çdo vit do të ndajmë nga 1 milion euro për subvencione për klima inverterë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More