Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Eksporti i mallrave në rritje në krahasim me vitin 2020

Shkup, 30 gusht – Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të konsiderueshme në gjashtë mujorin e parë në krahasim me të njejtën periudhë te vitit të kaluar sa i përket tregëtisë së jashtme, ndonëse vendi ynë ka rritje të eksporteve drejt tregjeve të tjera, ajo vazhdon që të përballet me defiçit, pasi importet vazhdojnë që të jenë më të larta se sa eksportet.

 

Tregëtia e jashtme ësht shkëmbimi i mallrave, kapitalit dhe shërbimit jashtë territorit të shtetit, pra shkëmbimi me vende të tjera të cilët kanë nevojë për këto produkte. Tregëtia e Jashtme haset që në kohërat shumë të lashta të shoqërisë njerëzore, por ajo në shekujt e fundit është rritur shumë, ndërsa për shumë shtete përbënë një pjesë të konsiderueshme të Bruto Prodhimit Vendor (PBV), shkruan Zhurnal.

Tregëtia e jashtme është shumë e rëndësishme për shtetet, pasi ajo ndikon fuqishëm në rritjen ekonomike dhe në stabilitetin financiar të vendit, kështu që vendet përpiqen që më shumë të eksportojnë se sa të importojnë, pasi pëmes eksporteve ata rrisin prodhimin, e që pëmes tyre rritet punësimi dhe të ardhurat për buxhetin e shtetit.

Tregëtia e Jashtme për Maqedoninë e Veriut ka një rëndësi shumë të madhe, pasi ajo po ndikon fuqishëm në jetën ekonomike të vendit tonë, ku nga viti në vit ajo po shënon rritje të eksporteve drejt tregjeve ndërkombëtare, por që në të njejtën kohë rriten edhe importet. Eksportet po tregojnë se vendi ynë po prodhon më shumë, pasi ajo jo vetëm që po plotëson nevojat e brendëshme por po shpërndan edhe në tregjet tjera, kurse importi na tregon se po rritet niveli i konsumit të brendshëm.

Krahsimi i Tregëtisë së Jashtme në 6 muajt e parë të vitit 2020-2021 sipas të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut:

Tregëtia e JashtmeI-VI 2020I-VI 2021
Eksportet2 450 309 Euro3 408 966 Euro
Importet3 345 678 Euro4 641 495 Euro

Në bazë të këtyre të dhënave shohim se në gjashtë mujorin e parë të këti viti niveli i eksporteve është rritur me 958.657 euro, që është një rritje e konsiderueshme me gati 1 milion euro për një periudhë vetëm një vjeçare. Në të njejtën kohë janë rritur edhe importet, ku në krahasim me periudhën e parë të vitit vlera e tyre eshte rritur me 1.295.817 euro, që është po një rritje e konsiderueshme për periudh kaq të shkurtër. Kjo tregon se vendi ynë po prodhon shumë më shumë se në periudhëne parë të vitit 2020, dhe njëkohësisht është rritur konsumi i brendshëm pasi ne po importojmë shumë më shumë se një vit më parë, shkruan Zhurnal.

Vlera e përgjithshme e eksporteve në periudhën janar – qershor 2021 u rrit me 39.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet në periudhën janar – qershor 2021 u rritën me 38.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa mbulimi i importit me eksport, në këtë periudhë ishte 73.4%

Tregëtia sipas disa prek sektorave në bazë të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut:

Tregëtia e Jashtme sipas sektorëveI-VI 2020 EksportetI-VI 2021 EksportetI-VI 2020 ImportetI-VI 2021 Importet
Ushqimi dhe kafshët e gjalla164 574 euro184 561 euro331 469346 330
Pije dhe duhan88 802 euro82 679 euro35 01742 982
Materialet e papërpunuara, përveç lëndëve djegëse130 496 euro176 969 euro103 339123 548
Lëndë djegëse minerale, lubrifikantë dhe materiale të ngjashme34 304 euro43 919 euro315 214392 379
Vajra shtazore dhe vegjetale, yndyrna dhe dyllë4 657 euro6 368 euro24 06428 152

Ushqimi dhe kafshët e gjalla ka një rritje si në eksport dhe në import në përiudhëne parë të vitit 2021 në krahasim me atë të vitit 2020. Kështu eksportet janë rritur me 19.987 euro, ndërsa importet me 14.861 euro. Pije dhe duhan kanë shënuar ulje të ndjeshme në periudhën e parë të vitit 2021 në krahasim me atë të 2021, ku eksportet kanë rënë me 6123 euro, ndërsa importet kanë shënar rritje me 7965 euro.

Partnerët kryesorë të Maqedonisë së Veriut në Tregëtinë e Jashtme:

ShtetetI-VI 2020 EksportetI-VI 2021 EksportetI-VI 2020 ImportetI-VI 2021 Importet
Gjermania 1 058 8701 687 829351 691484 276
Brtiania e Madhe75 304100 292364 431964 679
Serbia98 318120 951266 219295 669
Greqia91 05994 226224 452301 556
Kina48 67944 425224 785297 148
Bullgaria127 046148 062151 167186 634

Partneri më i madh tregtar i vendit tonë në Europë është Gjermania, ku ne këmi suficit tregëtar me 1.203.553 euro. Në botë partneri më i madh tregëtarë është Kina, ku vendi ynë ka deficit tregëtare me këtë vend në vlerë prej 252.723 euro, Në rajon partneri më i fuqishëm tregëtarë i Maqedonisë së Veriut është Serbia, ku vendi ynë ka defiçit tregëtar ndaj fqinjit të sajë me 174.718 euro.

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të konsiderueshme të eksporteve, por ajo vazhdon që të jetë në deficit ndaj importeve, kështu që vendi ynë më shumë blen se sa shet, e në këtë mënyrë shteti duhet që të përpiqet më shumë për të krijuar kushtet e nevojshme me qëllim që produktet e vendit të rrisin prezëncën në tregjet ndërkombëtare.

Related posts

Ali Ahmeti vizitoi pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Redaksia

Tërmet në Ohër

D V

Kallëzime penale kundër tre personave pasi treguan test PCR të rrejshëm në VK “Tabanoc”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More