Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Dy kandidatë për kryetar të LSDM-së: Aktrim i demokracisë, apo thellim i ndasive në parti?

Shkup, 1 dhjetor – Zyrtarisht janë dorëzuar dy kandidatura për të zëvendësuar Zoran Zaevin në krye të LSDM-së, pasi në garë u fut ish nënkryetarja dhe ish deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. Nëse kandidimi i Kovaçevskit ishte i pritur, kandidmi i Remenskës paraqet njëfarë surprise. Dikur ajo ishte bashkëpunëtore e afërt e kryetarit dhe kryeministrit të tanishëm të LSDM-së, Zoran Zaev, me të cilin u “ftohën” në raporte pas aferës “Zhvatja”. Remenski vazhdimisht ka qenë kritike dhe nuk ka fshehur pakënaqësinë e saj dhe bindjen se LSDM ia harroi tërë kontributin në kohërat më të vështira.

 

Përkundër kandidimit të Remenskës, Kovaçevski mbetet favorit kryesor për të zëvendësuar Zaevin duke falënderuar pikërisht përkrahjes që ka nga ky i dyti. Duke pasur parasysh ndikimin ende të madh që ka Zaevi tek struktura e partisë dhe tek anëtarësia e thjeshtë e cila me votë direkte zgjedh kryetarin e LSDM-së, atëherë nëse jo me përkrahje 100 për qind, atëherë Kovaçevski sigurisht do të fitojë me përkrahje mbi 70-80 për qind.

Mirëpo në situatë kur LSDM nuk kaloi mirë në zgjedhjet lokale, për këtë parti është me rëndësi që ndaj lideri të ri mos të ketë pakënaqësi as te 2 për qindëshi i anëtarësisë, e jo më te 20-30 për qindëshi.

Nga ana tjetër, Kovaçevski ishte paralajmëruar si kandidat i cili ka mbështetje edhe të “zaevistave”, por edhe të rrymave tjera në LSDM, e posaçërisht te rryma e njohur si “brankovista”. Mirëpo çka do të ndodhë nëse “brankovistat” e vlerësojnë Remenskën më të afërt me konceptin e tyre për ndërtimin e LSDM-së, se sa Kovaçevskin? Në atë situatë gjithsesi se hendeku mes dy rrymave mund të thellohet edhe më tepër, aq më tepër që Remenska ka përkrahje edhe të figurave tjera të larta të LSDM-së në të kaluarën, si ish sekretari i përgjithshëm Kiracovski, ish nënkryetari Mançevski, e kështu me radhë.

Dy kandidatët bëjnë thirrje për unitet partiak!

Nuk përjashtohet mundësia që në prapaskenë të jetë duke u zhvilluar një skenar për unifikim të dy strukturave partiake, përmes dy kandidatëve dhe aktrim të demokracisë brenda partisë.

Një mundësi e tillë parandjehet nga fjalët e zgjedhur nga dy kandidatët për të bë apel për unitet brenda partiak.

Ja si shprehet mes tjerash Remenski: “Nuk mendoj se kjo do të jetë betejë e ideve të kundërta por do të jetë garë mençurishë dhe gjithmonë kur mençuritë do të bashkohet për një qëllim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve, rezultati nuk mund të jetë i keq. Pres gjithashtu në këtë periudhë, LSDM-ja ta shfrytëzojë për unitet të vërtetë të anëtarësisë, për konsolidim të radhëve partiake, për uljen e dallimeve mes strukturave të caktuara në kuadër të partisë sepse është shumë e rëndësishme se çfarë vizioni do të promovojmë”.

Uniteti brendapartiak si synim është shprehur edhe nga Kovaçevski gjatë dorëzimit të kandidaturës .

“LSDM-ja doli në zgjedhje pa një pjesë të partnerëve të koalicionit, pa një pjesë të qytetarëve, pa një pjesë të aktivistëve politik të cilët dolën me lista të veçanta dhe pa një pjesë të anëtarëve të partisë. U paraqit një jounitet. Një nga angazhimet e mia kryesore është ta kthejmë unitetin në parti, ta kthejmë unitetin në shoqëri që të mund të kemi edhe parti më të fuqishme demokratike dhe shoqëri më të fuqishme”.

A bëhet fjalë për thirrje të sinqerta për unitet, apo vetëm për qëndrime formale për të përfituar sa më shumë përkrahës, do të shihet më 12 dhjetor, kur në fund të Kongresit zgjedhor të LSDM-së dy kandidatët do të ja zgjasin dorën njëri tjetrit, ose do të ndahen të pakënaqur mes veti. Kutphet deri atëherë, respektivisht deri më 3 dhjetor, vazhdon afati përpër kandidatura të reja, që mund të ndryshojnë në masë të madhe rrjedhën e garës për kreun e LSDM-së.

Related posts

Eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut, temë e takimit tradicional të Osmanit me ambasadorët nga Katërshja e Vishegradit

D V

Pa filluar fushata, partitë politike bëjnë fushatë

Redaksia

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More