Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Çka parasheh Kushtetuta kur kryeministri jep dorëheqje? Kuvendi voton përbërjen e re qeveritare

Shkup, 3 nëntor – Zgjedhjet lokla të tetorit të këti viti, ishin shumë befasuese dhe të pa parashikuara, sa ajo e gjeti të pa përgatitur edhe ekzekutivin, ku rezultatet e dobëta “detyruan” kryeministrin e vendit të jap dorheqje, e në këtë situatë paraqitet nevoja për krijimin e një shumice të re parlamentare, ku pozita thotë se qeveria e re do të formohet prej tyre, por që të nejtët ende nuk kanë caktuar mandatarin për formimin e saj.

 

Rezultatet e raundit të parë, ishin dëshpëruese për partinë në pushtet, pasi e njeta kishte dështuar që të etablohej si subjekti më i fuqishëm në vend, e që e gjith kjo bëti që , kryeministri i vendit paralajmronte se në rast se partia e ti dështonte edhe në raundin e dytë ai do të jap dorheqje, e kjo ishte një shenjë se Maqedonia e Veriut do të përfshihej nga një krizë e re politike, vetëm 1 vit pasi ishin mbajtur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, shkruan Zhurnal.

Raundi i dytë, prodhoi një rezultat edhe më zgënjyes, e kjo ishte shkaku që Zoran Zaev si kryeministër i vendit dhe kryetar i LSDM natën e 31 tetorit të deklaronte dorheqjen e tij nga të dy pozitat, e ketë veprim ai e argumentoi me faktin se rezultatet e dobëta që kishte marrë partia e tij në këto zgjedhje e bënin atë fajtor dhe në këtë rast ai mori të gjitha përgjegjësit për dështimin e Social-Demokratëve.

Në daljen e tij publike natën e zgjedhjeve, pos që paraljmroi dorheqjen e tij, ai u kujdes që të përcillte një mesazh drejt elektoratit të tij dhe aleatëve të koalicionit, që ndonëse ai do të largohej nga pozita e kryeministrit, nuk do të thoshte se LSDM do të shkojë në opozitë apo do të ketë zgjedhje të parakohshme, por që subjekti i tij përsëri do të formoj një shumicë e re por me një figurë tjetër.

Si për “çudi” partitë e koalicionit u ngitën në këmbë për ta kundërshtuar dorheqjen e të parit të tyre, në të njejtën kohë ata shprehën publikish zotimin se i qëndrononin besnik shumicës së re, dhe ata vazhdimishit deklaronin se jo vetëm që kishin numrat për të formuar shumicën e re, por që atyre do tu bashkohen edhe deputet të tjerë nga opozita, më qëllim forcimin e shumicës parlamentare, shkruan Zhurnal.

Ndonëse kanë kaluar tre dit që nga konferenca e kryeministrit të vendit ku paralajmroi dorheqjen, por që e njejta ka mbetur vetëm deklaratë pasi ajo ende nuk është dorzuar në mënyrë zyrtare te organi më i lartë ligjvënës, ku do të bëhet edhe shqyrtimi i saj, e kjo po shihet edhe si mundësi që i pari i vendit është “penduar” për deklaratën e nxituar, aop që ai po mundohet ta zvarris të njejtën deri në muajin dhjetor.

Nga zyra e kryeministrit u kujdesën që këto dyshime ti hedhin poshtë, ku ata deklaruan se nuk është e vërtet se po synohet zvarritja, dhe se e nejta pritet që të që ndodhë së shpejti, pasi janë duke u zhvilluar konsultime për ruajtjen e shumicës parlamentare dhe zgjedhjeve e një emri të ri për të parin e ekzekutivit, shkruan Zhurnal.

Neni 93 i kushtetutës parasheh qartë se kur një qeveri rrëzohet:

Qeveria, së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i pushon mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Duke qenë se kryeministri ka dhënë dorheqje, atëherë kjo nënkupton se gjithë qeveria ka rënë, dhe kryeministri mbëtet në detyre deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, që nënkupton se çdo gjë do të filloj nga pika 0, vetëm me një dallim pasi tani nuk kërkohet konstituimi i kuvendit, pasi ai është bërë një vit më parë, e tani shkohet direk me nominimin e mandatarit tek Presidenti dhe votimin e shumicës së re parlamentare.

Duke qenë se Zoran Zaev ka dhënë dorheqje nga dy pozitat si atë të kryetarit të prtisë dhe të partit të qeverisë, atëherë kryesia e LSDM si partia më e madhe, duhet që të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë së re, apo mund që të jetë edhe një kandidat “konsensual” me parittë tjera të koalcionit, e pastaj ai emër i dërgohet Presidenit të vendit si kandidat për të parin e ekzekutivit.

Marrja e mandatit nga ana e presidentit është e shprehur qartësisht në kushtetutë ku në nenin 90 thuhet:

Mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e Qeverisë.

Pas marrjes së mandatit dhe konsumimit të afatit të paraparë me kushtetutë, dhe pas paraqitejes së përbërjes qeveritare dhe programit të qeverisë, atëherë ajo votohet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me shumicë të tjeshtë të votave, pra nga 61 deputet, dhe që nga ai moment ajo merr edhe ligjërisht të drejtën për drejtimin e ekzekutivit për një mandat katër vjeçar, shkruan Zhurnal.

Këto janë mundësitë për formimine shumicës së re parlamentare, por që a do të ndodhë realisht dorheqja e Kryeministrit, në rast se po kush do të jetë mandatar për drejtimin e ekzekutivit, dhe më e rendësishmja shumica e tanishme parlamentare a do ti ketë numrat për ta bërë shumicën e re, këto janë pikpyetjet që pritet të qartësohen në ditët në vazhdim.///Zhruanl.mk

Related posts

Zaev u takua me Linhartin dhe një delegacion biznesmenësh austriakë

Z H

Ekspertët vlerësojnë se në këtë fushatë zgjedhore partitë dolën nga “lëkura” e tyre

D V

Ministrja bullgare Komitova sot prezanton rezultatet e inspektimit rrugor në Struma

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More