Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Cilat komuna të Shkupit janë të zhytura në borxhe e cilat menaxhuese më të mira?

Shkup, 24 nëntor – Përfundimi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, nxorri në shesh edhe borxhin që kanë akumuluar komunat gjatë viteve të fundit, ku disa prej tyre në këtë aspekt qëndrojnë mirë, kurse disa të tjera janë kanë akumuluar detyrime të pa paguara, e kjo do të ndikojë direkt në punën e udhëheqësve të rinjë pasi do të jetë e vështirë për të reailuzar projektete që ata kanë premtuar gjatë fushatës e për pasojë nga kjo do të vuajnë edhe qytetarët.

 

Borxhi publik është një thikë me dy presa, pasi në rast se ajo shfrytëzohet në mënyrën e duhur i jep shtysë të madhe zhvillimit ekonomik, infrastruktoror apo edhe social në një shtet apo komune, ndërsa në rast se ata nuk planifikon në mënyr të duhur, atëherë ajo shëndrrohet në një pengesë dhe rrezik që minon zhvillimin e përgjithshëm, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut në vitete e fundit ka shënuar rritje të madhe të borxhit publik, ku ajo ka artitur në rrreth 60 % të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) apo në rreth 7 miliard euro, cila po rrezikon stabilitetin ashtu të brishtë financiar dhe buxhetor të vendit tonë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda dhe me impakt të fuqishëm, që mund të trondisë themelet e ekonomisë tone.

Edhe komunat në vendin tonë janë “infektuar” nga virusi i borxhit, ku si shteti edhe ata janë zhytur në detyrime të pa paguara, e kjo është e shprehur më fuqishëm në disa prej tyre, kurse disa të tjera qëndrojnë pak më mirë, por që situata e krijuar në ta, rrezikon që ti penalizojë investimet kapitale, reformat apo edhe funksionimin e tyre në mënyrën e duhur.

Në bazë të një hulumtimi që është bërë në ditët e fundit, për disa prej komunave më të mëdha në Shkup, ku pjesa më e madhe e komunave janë të zhytur thellë në borxhe, e kjo ka ngritur alarmin tek udhëheqësit e sapozgjedhur, pasi niveli i tyre është aq i lartë sa i bënë ata realisht jo-funksional , të cilët kanë kërkuar edhe autidim për të përcaktuar shkakun apo shkaqet që kanë çuar deri në një situatë të tillë.

“Surpriza” jo e kënshme me të cilën janë përballur udhëheqësit e rinjë, i vendos ata në një situatë shumë të vështirë, pasi me arkëne zbrazët dhe me një mori detyrimesh të prapambetura të cilët i kanë lënë paraardhësit e tyre, e që të nejtët duhet ti paguajnë, i penalizon ata që të realizojnë investimet apo edhe reformat që ata i kanë premtuar gjatë fushatës zgjedhore, e kjo do ti bëjë ata të pa aftë para detyrimeve ndaj votuesve dhe në të njejtën kohë nga kjo do të vuajnë qytatarët e pa fajshëm, ku mëkati i tyre i vetëm ndoshta ka qenë se për udhëheqës të tyre para katër viteve kanë bërë një njeri të pa përgjegjshëm.

Komuna e Gjorçe Petrovit është një nga komunat më të mëdha të Shkupit dhe e cila në të njejtën kohë ka edhe borxhin më të madh, e që në bazë të llogaritjeve të deri tanishme ajo shkon deri në 4 milion euro, ku vetëm për faturat e prokurimeve publike, vitin e ardhshëm duhet të paguhen mbi 177 mijë euro. Kjo situatë do ta vendose kryetarin e sapozgjedhur para një sfide të vërtetë, ku ai duhet ti lërë anësh investimet kapitale për të cilën kanë nevojë qytetarë për të paguar borxhin që ka lënë paraardhësi i tij, ose do të detyrohet të marrë një hua të re që do ta rëndoje edhe më shumë situatën financiare të Gjorçe Petrovit.

Kisella Voda ësht është një komune tjetër e Shkupit, e cila në bazë të të dhënave paraprake është e zhytur në borxhe, ku të dhënat e deri më tanishme tregojnë se vlera e detyrimeve të prapambetura nga ish kryetari shkojnë deri në 3 milion euro. Kjo komunë vetëm Bankës Botërore i ka detyrime të pashlyera që shkojnë deri në 1.7 milion euro, por që egzisotojnë edhe subjekte të tjera ndaj të cilëve ata kanë detyrime. Kjo është një situatë shumë e vështirë,e cila do ta penalizoj shumë kryetarin e sapozgjedhur, shkruan Zhurnal.

Nga komuna e Gazi Babës është deklaruar se ata nuk i kanë borxh askujt, dhe e kane lëne të mbushur arkën e saj, e dhe përkundër faktit se ata deklarojnë se kur e kanë marrë drejtimin e saj 4 vite më parë e kanë gjetur atë në një situatë alarmante me rreth 5 milion euro detyrime të prapamnetura. Ish- kryetari ka deklaruar se ai ka lënë në buxhetine komunës rreth 3 milion euro pa asnjë denar borxh, e kjo është një situatë pozitive për pasardhësine tij, pasi me këtë buxhet dhe pa borxhe ai do të mund të i realizojë invesimet kapitale për të cilët kanë shumë nevojë qytetarë e kësaj njësie.

Komuna e Aerodromit, është një nga të paktat në Shkup, por edhe në Maedoninë e Veriut, e cila nuk ka lënë pas asnjë borxh të akumuluar, e kjo është vlersuar si një gjë tejet pozitive nga kryetari i saporzgjedhur, pasi pa detyrime të prapambetuara ata ai do të jetë në ngjë pozitë më të favorshme për ti realizuar projektet dhe ndryshimet që i ka paralajmruar dhe premtuar gjatë fushatës elektorale para qytetarëve dhe votuesve të vet.


Komuna Qendër ka deklaruar se ajo ka një bilanc pozitiv në buxhetin e saj, ku aktualisht ajo disponon fonde në vlerë prej 90.000.000 denarëve, e kjo është një element shumë pozitiv, që do ti mundësoje mandatarit të ri për të filluar apo përfunduar projektete që janë nisur nga e kaluara, apo të filloj të reja që janë në shërbim të komunitetit, shkruan Zhurnal.

Nga komuna e Karposhit, kanë deklaruar se arka e saj është e zbrazët, por që të njejtit nuk kanë dhënë ndonjë shifër konkrete apo edhe të përafët se sa shkon vlera e detyrimeve që ka lënë paraardhësi që ka qeverisur me të në katër vitete e kaluara, por që besohet se kjo shumë shpejtë do të mësohet nga auditi që do ti bëhët asaj e që ndoshta do të ketë edhe përgjegjësi për mënyrën se si janë shpenauaz paratë apo se pse është akumuluar një bоrxh i tillë.

Nga komuna e Butelit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë sa i përket borxhit që ka trashëguar kryetari i ri, por që sipas disa të dhënave vlera e saj shkon në rreth 10 milion denarë, e cila parashikohet që të paguhet për dy muaj. Një prapamnetja si kjo nuk është ndonjë pengesë serioze e cila mund ta penalizoj udhëheqësin aktual të Butelit për të realizuar investimet kapitale dhe reformat e tjera përmes së cilave ai edhe ka marrë besimine qytetarëve të kësaj komune, shkruan Zhurnal.

Nuk ka të dhëna sa i përket borxhit që kanë komuat e Çairit dhe Sarajit.

Këto të dhëna na tregojnë se edhe komunat po përballen me borxhe të akumuluara, e që për të cilët duhet që të ndërmerren masa apo edhe të miratohen ligje shtesë për të kufizuar sasinë e huasë që mund të marrin ato, pasi në këtë mënyrë mund të mbrohen financat e tyre, dhe në të njejtën kohë nuk do të vuajnë qytetarët nga penalizimi që mund të sjellin detyrimet e pa paguara.///Zhurnal.mk

Related posts

Rreth 50 shtetas të Maqedonisë pritet të riatdhesohen në vendlindje nga Shteti islamik

D V

Në Dibër, regjistrohen rreth 20 mijë qytetar

D V

Fushatë intensive e fundjavës për zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More