Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Çfarë fiton e çfarë humbë Alternativa nëse hyn në Qeveri?

Shkup, 29 nëntor – Alternativa ka autorizuar kryetarin e saj Afrim Gashin që të vazhdojë negociatat me kryeministrin Zoran Zaev për pjesmarrjen e mundëshme të saj në qeveri, ku në ditën e sotme do të bëhet takimi mes dy liderëve, por që kjo gjë ka ngritur disa pikëpyetje rreth përfitimeve që ajo mund të ketë në rast së bëhet ose jo pjesë e ekzekutivit, dhe humbjeve në rast se ajo vendos që të jetë apo mos jetë pjesë e saj, pasi çdo lloj marrëveshje që mund të arrihet sot do të ketë përfitimet dhe kostot e saj.

 

Koalicioni qeverisës menjëherë pas zgjedhjeve lokale u përballë me tre dilema shumë të rënda: E para ishte rezultati i dobët i LSDM në zgjedhje që “detyroi” Zaevin që të parlajmrojë dorheqje nga posti i kryetarit të subjektit dhe shefit të qeverisë që ishte një shenjë për një krizë të pashmangshme politike, E dyta kishte të bënte me largimin e Lëvizjes BESA nga ekzekutivi aktuale ku shumica humbi 3 deputet që realisht atë e ktheu në pakicë, E treta kishte të bënte me sfidën e mocionit të votbesimit që partitë opozitare ngritën për rrëzimin e qeverisë aktuale, shkruan Zhurnal.

Në këtë situatë, Zoran Zaev ndonëse kishte paralajmruar dorheqjen, u vendos në lëvizja për sigurimin e deputetëve të nevojshëm nga partitë opozitare me qëllim forciminin e ekzekutivit aktual, ku si një nga më të “preferuat” ishte Alternativa e cila ishte në koalicion me Alenacën për Shqiptarët, me të cilën pushteti synon që ti përforcojë pozitat e saj, pasi deptuetët e saj ishin më se të mjaftueshme për ta bërë atë funksionale.

Ftesa e LSDM-së ndaj Alternativës, krijoi një situatë tejet delikate në këtë parti, ku në fillim një pjesë e saj refuzonte kategorikisht çdo përfshirje të mundëshme në përbërjen aktuale, ndërsa një pjesë tjetër kërkonte me ngulm që ata ti bashkohen asaj, e që e gjithë kjo rrezikonte ta përçajë këtë subjekt, por më fund u arrit një kompromis, për fillimin e negociatave me Zaevin për inkuadrimin e tyre të mundshëm. Ky autorizim që i’u bë Afrim Gashti për të biseduar, tregon se subjekti parimisht ishte “pro”, por që në këtë situatë kanë lindur shumë pyetje, dhe dilema se cilat do të jenë pasojat e mundëshme të veprimit të tyre, pra cilat do të ishin humbjet dhe benefitet në rast se ajo bëhet ajo pjesë e ekzekutivit.

Benefitet dhe pasojat në rast se Alternativa bëhet pjesë e ekzekutivit aktual!

Subjektete politike, janë grupe të interesit, që nënkupton se ata përfaqësojnë dhe mbrojnë pikpamjet e një grupi të caktuar politike, por që synimet dhe qëndrimet e tyre munden të evulojnë dhe të ndryshojnë me kalimin e kohës, e çdo herë ndryshimi i tyre mund të sjellë dobi të mëdha për organizatën duke e fuqizuar edhe më shumë atë, e në raste të caktuara ajo edhe mund të penalizojë të njejtën duke e dobësuar atë e në rastin me të keq duhe e çuar në histori, e nuk janë të rralla rastet kur partitë përballen me situata të tilla. Në një situatë të ngjajshme tani është edhe Altarnativa, ku ajo është para një dileme të madhe se si të veprojë, të pranojë që të bëhet pjesë apo jo e ekzektuvit, cilat do të ishin benifitet dhe pasojaet në rast se ajo vendos që ti bashkangjitet asaj, pasi çdo shkas ka edhe pasojën e saj që mund të forcojnë apo edhe ta penalizojë atë.

Mesatarisht në vendin tonë, në kampin politik shqiptar egziston një shifër prej 10 deri në 15 mijë të pa vendosurish, të cilët në një masë të madhe mbështesin subjektin i cili është në qeveri, që tregon se në rast se Alternativa bëhet pjesë e saj, ajo mund të “llogarisë” në këto vota, pasi përmes pjesmarrjes në ekzekutiv do ti jepte pushtet dhe do ti mundësonte punësimin e kuadrove të saj në administratën apo edhe pozitat udhëheqëse brenda institucioneve shtetërore, e që kjo do të ishte një benefit i rëndësishëm për këtë subjekt, ku në këtë mënyrë ata mund ta bënte faktor me rëndësi në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Pjesmarrja në qeveri në aspektin e përfitimeve shikohet si i domosdoshëm pas rezultateve të dobëta që ajo arriti në zgjedhjet lokale të tetorit, e ndoshta në një masë të madhe, pjemsarrja në të do të jetë edhe “shpëtimtarja” e Alternativës në kampin politik shqiptar. Forcimi i pozitave të saj në ekzekutiv,e për pasojë ajo do të reflektohet edhe në elektorat,e bënë atë një subjekt të dëshirueshëm nga partitë tjera për koalicon të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, e që në të nejtën kohë asaj do ti jepte pozita më të mira negociuese me çdo kënd që shpreh interesim për bashkëpunim me të.

Alternativa gjatë fushatës elektorale ka zhvilluar një fushatë të ashpër ndaj oponentëve politik që ishin pjesë e ekzekutivit, duke lëshur akuza të ashpra për korrupcion, kriminalitet keqpërdorime të shumta, e që në të njejtën kohë e kanë akuzuar atë si “Regjim Hibrid”, e në rast se ajo tani bëhet pjesë e kësaj e saj, e që e gjithë kjo mund të krijojë një perceptim negativ në shoqëri, ku ata që deklaroni se po luftonin të keqën tani po bëhen pjesë e saj, e kjo do të mund të penalizoj fuqishëm atë, shkruan Zhurnal.

Një pasojë tjetër që mund të vijë në rast se Alternativa do të bëhet pjesë e ekzekutivit aktual, ka të bëjë më faktin se , ajo ende pa i marrë të gjitha postet që mund ti jepen për participim në qeveri, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, që mund të prodhojë një kundërefekt, në vend se ajo ti forcojë pozitat dhe mbështetjen e elektoratit me hyrjen në qeveri, do të ndodhë e kundërta ajo do të dobësohet edhe më shumë.

Hyrja në qeverinë aktuale, do të shkaktonte edhe prishjen e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët, e që në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohëshme, Alternativa nuk do të ishte një partner i “besueshëm” për asnjë subjekt, e shkuarja e vetme në zgjedhje, do të ishte një vetvrasje politike për këtë subjekt, gjithmonë duke i marrë parasysh rezultatet e zgjedhejve të fundit, dhe perceptimi që mund të krijohet në raset se ajo bëhet pjesë e qeverisë, shkruan Zhurnal.

Benifitet dhe pasojat në rast se Alternativa nuk bëhet pjesë e ekzekutivit aktual!

Në rast se Alternativa nuk bëhet pjesë edhe përkundër faktit se ajo kishte ftesë për tu bërë pjesë e saj, do të mund të ndikonte pozitivisht në opinionin publik dhe në antarsinë e saj, pasi ajo do të perceptohej si një subjekt i cili luftën ndaj ekzekutivit aktual dhe fenomeneve te këqia apo edhe keqpordorimeve e ka mision dhe detyrë morale, e në të njejtën kohë do të tregonte se të gjitha betejat që atë kanë bërë deri më tani nuk kanë pasur për qëllim përfitimet personale dhe partiake, e kjo do ti ndihmonte ata që të rrisin mbështetjen elektorale ndaj saj, në zgjedhjet e parakohëshme janë të pa shmangshme dhe është vetëm çështje kohe se kur do të mbahen ato.

Refuzimi i ftesës për tu bërë pjesë e ekzekutivit, mund ta forcojë edhe më shumë koalicionin me Alenacën për Shqiptarët dhe në të njejtën kohë do ta bëjë atë një partner besnik, që mund ti ndihmojë asaj, që në marrëveshjet për bashkëpunim të ketë pozita më të fuqishme ndaj të gjithë atyre që pretendojnë që ta kenë mbështetjen e saj, e kjo pashmnagshmërisht do ta forconte atë dhe do ta etablonte të si një subjekt të rëndësishëm në skënë politike të vendit.

Pasoja që mund të prodhojë refuzimi për tu bërë pjesë e qeverisë, mund të lidhet me një numër të konsiderueshëm votash që mund të gjenerojë ajo në rast se do të ishte pjesë e ekzekutivit, të cilat do të bënin që Alternativa të kishte pozita më të fuqishme ndaj cilido partnerë që kërkon bashkpunimin me të gjatë zgjedhjeve, e kjo do ta ndihmonte atë që të përfitojë nga çdo koalicion i mundshëm dhe në të njejtën kohë ti forcojë edhe më shumë pozitat e saj, shkruan Zhurnal.

Këto janë vetëm disa nga benifitet dhe pasojat e mundshme që mund të ndodhin në rast se Alternativa do të bëhet ose jo pjesë e egzekutivit aktual, por që përgjigjen më të mirë mund të na e jape ky subjekt sot, pas takimit mes dy liderëve kryesor pra Afrim Gashit dhe Zoran Zaevit, ku do të vendose rrugëtimi politik i saj.///Zhurnal.mk

Related posts

Të dielën linjë telefonike falas për raportim të shkeljes së të drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

Redaksia

Zaev-Të Majtës: Dua të di se cili është problemi në Ligjin për shtetësi

R Zh

Moti me diell dhe vranësira të vogla lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More