Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Çfarë e ndotë ambientin më tepër se sa qeset 15 denarëshe?

Shkup, 2 dhjetor – Maqedonai e Veriut nga dita e djeshme ka sjellë një vendim që ndalon përdorimi  e qeseve plastike, e që ky vendim po merret me arsyetimin se përmes saj po synohet që të mbrohet ambienti jetësor, edhe pse kjo është një inciativë e mirë, por që egzistojnë shumë ndotës të tjerë edhe më të mëdhej në vendin tonë, që po shkatërrojnë natyrën dhe po ndikojnë në shendetin e qytetarëve tanë.

 

Bota po përballet me ndryshimet klimatike, që është një nga sfidat më të mëdha që ka hasur shoqëria njerëzore që nga egzistimi i saj, e kjo po shkakton probleme të mëdha në nivel global e pasojat e së cilës janë shumë të mëdha, pasi ata po ndryshojnë të gjithë ekosistemin tonë, ku në dekadat e fundit kemi rritje të temeraturave, stuhi të pazakonta, tërmete, thatësia dhe përmbytje, e që fatkeqësisht parashikimet janë që ajo të përkeqësohet në dekadat e ardhëshme në rast se nuk merren masa, shkruan Zhurnal.

Çka po e shkakton ndotjen?!

Zhvillimi i madh industrial në dy shekujt e fundit, ka qenë i fokusuar vetëm në një gjë, e ajo ka qenë profiti dhe fuqizimi nacional i shteteve, por pa u shqetësuar aspak ndaj impaktit që mund të sjellë shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrere për ekositetmin tonë, e lëshimi i gazrave pa asnjë lloj filtrimi ka dëmtuar shtresën e ozonit i cili ak shërbyer si një mbrojtës ndaj rrezeve ultravioletë, e kjo ka bërë që tempraturat në nivel global të rritetn.

Sod një nga ndotësit më kryesor në botë janë fabrikat që lëshojnë gazra helmues në natyrë, të cilët po ndosin në ekstren ambientin jetësor, e kjo situatë është bërë aq alarmante, që e ka shëndrruar në një nga faktorët kryesor që po shkaktojn vdekjene  milion njerëzve në mbarë botën.

Perdorimi i burimeve energjetike fosile si nafta dhe benzina, po gjenerjnë nivele shumë të larta të dioksidit të karbonit që po ndosin ajrin e si pasojë e saj, përmes shirave, ajo ndotje po kthehet në tokë duhe helmuar atë dhe ujrat që gjenden nën të.

Katastrofat si ajo e shpërthimeve në pueset e naftaës që gjenden në dete ka shkaktuar ndotje të madhe të ujrave dhe florën e detrave dhe oqenaeve që janë një nga faktorët kryesor që prodhojnë oksigjen dhe në të njejtën kohë pastron dioksidin e karbonit.

Centralet bërthamore apo mbetjet që shkaktohen nga ajo janë një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që po ndikon në ndotjene  kosistemit, ku rasti io defektit në Fukushima tregoi për katastrofat që mund të shkaktoj ajo mabientit në rast se ndodh një incident në të.

Përdorimi i drurit apo edhe qymirit për ngrohej apo industri është një faktor tjetër që po ndot ambientin jetësorë, por edhe përdorimi pa kriter i plastikës i cili po është i vështirë që të azgjësohet ka ndihmuar ndotjen e përgjithshme.

Sipas të dhënave të Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë ndotja e ajrit është shkaktari i 4.2 milion vdekjeve çdo vit dhe se rreth 90 % e popullsisë botërore jeton në vende apo ambiente që cilësia e ajrti është nën limitet që ka përcaktuar organizata, që është një shifër shumë e lartë dhe në të njejtën kohë shumë shqetësuese. Në këtë situatë, shtete e botës kanë marrë disa vendimi si ai i samiti të Parisit ku ato u angazhaun që të reduktojnë emetin e gazrave ser,  në të njejtë kohë të kalojnë në burime që janë më miqësore me ambienin jetësorë dhe të ndihmojnë vendet e pazhvilluara apo në zhvillim që të krijojnë politika dhe strategji që do të ruajn ekosistemin e planetit tonë.

Ndotja e ambientit në Maqedoninë e Veriut

Si të gjithë vendet tjera të botës, edhe Maqedonia e Veriut nuk ka shpëtuar nga kjo dukuri e shekullit XXI, por që për dallim nga shumë vende tjera të globit, ajo qëndron më keq në këtë aspekt, pasi ndotja në disa fusha në venin tonë ka arritur shifra alarmante duke shkaktuar pasoja shumë të mëdha në shëndetin e qytetarëve.

Për disa vite Maqedonia e Verut është renditur si vendi me ajrin më të ndotur në botë, ku fatkeqësisht Shkupi dhe Tetova për një kohë kam mbajtur “flamurin” si qytetet me të ndotura të globit, duke lënë pas qytete tjera si Kalkuta që ka miliona banorë,e që kjo ishte një katastrof e madhe mjedisore që po ngulfaste qytetarët e vendit tonë.

Në vitin e kaluar, vendi ynë shënoi “përmirsim” por që fatkeqësisht rangimi ishte ende i lartë, pasi ne renditeshim në vendin 17 me ajrin më të ndotur në botë,  dhe të dytin në kontinet, duke lënë pas vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, ku vendi ynë ragohe afër vendeve të Azisë, që tregon se ende jemi shumë larg arritjes së cilësis së ajrit dhe krahasimit me vendet tjera të rajonit dhe Evropës.

Sipas të dhënave të OKB-së, ve vendin tonë ajri i ndotur është shkaktari i rreth 3 mijë vdekjeve në vit, që  e bënë atë një nga shkaktarët kruesor të fataliteteve në vendin tonë, e kjo e bënë ndotjen e ajrit një nga problematikat kryesore dhe më emergjente me të cilën duhet që të merret urgjentisht qeveria, pasi ajo po shkatërron shëndetin e  qytetarëve.

Një nga shkaktaret tjerë më të mëdha të ndotjes janë deponitë ilegale në vendin tonë, ku numri i tyre llogatritet të shkojë në mbi njëmijë, ku vetën më qytetin e Shkupit numri i tyre është mbi 150 qe e shëndrron atë në një faktorët kryeso që po shkatërron ambientin jetësor,  dhe po sjellë pasoja të rënda për shëndetin publik. Sipas të dhënave të Entit Statisktikor në vititn 2020 në Maqedonië e Veriut janë gjeneruar gjithësej 913.033 ton mbeturina, dhe nga ky total I mbeturinave janë mbledhur gjithësej 630.086 tonë mbeturina që nënkupton se 282.947 mbeturina kanë përfundur në deponitë ilegale që janë shpërndarë në tërë territorin e vendit tonë, e të cilët po shtohen nga dita në ditë.

Fatkeqësisht ne nuk kemi ende një incenerator apo një impiant për përpunimine  mbeturinave, e kjo ka bërë që tërë territori i vendit të shëndrrohet në një deponi ilegale,e që në këtë rast shteti duhet të marrë masa urgjente në krijimin e një të tillë, pasi kjo është shëndrruar në një nga ndotësit më të mëdhej të ajrit, tokës dhe ujit, shkruan Zhurnal.

Vendimi i fundit i qeverisë për të ndaluar qeset plastike, është i rëndësishëm pasi ata janë shëndrruar në një problematik të madhe për ambientin jetësorë, por që para kësaj egzistojnë shumë ndotës tjerë më të mëdhej, të cilët fatkeqësisht janë lënë në “harresë” nga qeveria, por që ato po shkatërrojnë natyrën dhe shëndetin e qytetarëve të vendit tonë.///Zhurnal.mk

Related posts

Rute: Do të bëjmë gjithçka për zhbllokim sa më të shpejtë të fillimit të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në

D V

Arsovska: Do ta heqim betonin dhe do ta zgjerojmë rrugën në “Çairçanja”

Redaksia

Zoran Mileski-Kiçeec u transferua në repartin gjysmë të hapur në Burgun e Strugës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More