Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ Çfarë do të zgjedhë opozita shqiptare në Haraçinë? Për më të mirën në Haraçinë apo do votojë blertë?

Shkup, 19 tetor – Haraçina është një nga komunat ku balotazhi ka një rëndësi të amdhe si në aspektin politik edhe në atë etnik, pasi në raundin e dytë do të garojnë BDI dhe LSDM, ku njëra është parti shqiptare dhe tjetra maqedonase, ndërsa në të njejtën kohë ata janë edhe partnerë koalicioni në qeveri, dhe çdo krisje mes tyre mund të rrëzojë ekzekutivin.

 

Haraçina është një komunë e cila është e banuar me shumicë apsolute shqiptarësh, por që për çudi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ajo u fitua nga një shqiptare, por që vinte nga rradhët e partisë maqedonase LSDM, e kjo shkaktoi jo pak polemika në opinionin publik në vendin tonë, shkruan Zhurnal

Kjo komunë ka një rëndësi shumë të madhe simbolike për partinë maqedonase LSDM, pasi përmes saj ajo po e mbështet suksesin e slloganit “Shoqëri për të Gjithë”, e që sipas saj mishërim më i qartë i kësaj është Haraçina.

Në të njëjtën kohë kjo komun ka një rëndësi shumë të madhe simbolike edhe për Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila si një parti e dalë nga lufta, e që kjo komunë ka qenë një nga qendrat ku u zhvillua konflikti i vitit 2001 dhe që në të njejtën kohë është e dominuar nga shumica apsolute me shqiptare, e gjithë kjo e bënë atë kaq të lakmueshme për të.

Fushata për zgjedhjet lokale të viti 2021, na pralajmroi për një garë të ashpër mes partive politike në këtë komunë, që e cila edhe u vërtetua nga rrezultatet që nxorrën kutitë e votimit të 17 tetorit, të cilët e bënë edhe më të paqartë dhe shtuan edhe më shumë komplikimet se kush do të udheheq me të.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021:

BDI2.124 vota
LSDM1.824 vota
ASH-AAA766 vota

Këto rezultate çuan këtë komunë në raundin e dytë, por ajo që është edhe më interesantë eshtë se tani për të parin e saj do të përballën dy partnerët e koalicionit qeverisës pra LSDM-së dhe BDI-së, ku kjo e fundit është në epërsi me 300 vota, që është një rezultat tejet i ngushtë.

Partia e tretë rangua ASH-AAA, e që është një befasi interesante, pasi kjo parti në zgjedhjet e fundit paralmentare që u mbajtën një vit më parë doli si partia e parë, e tani nuk ka arritur që të shkoj as në balotazh, që e bënë atë humbësin më të madhe në këtë komunë.

Ajo tani merr një rëndësi shumë të madhe për dy partitë që kanë shkuar në balotazh, pasi votat e saj janë edhe përcaktuesit se cila prej dy partnerëve të koalicionit do të qeverisë me Haraçinën, a do të vazhdohet nga LSDM, apo do të rikthehet përsëri nën drejtimin e BDI-së.

Cilado parti e cila arrinë që ta tërheq në një bashkpunim ASH-AAA do ta ketë të “garanduat” fitoren, pasi ajo ka vërtet dyfish me pak vota se dy te partë, por që janë të mjaftueshme për të bërë diferencën në Haraçinë, shkruan Zhurnal.

Në rast se ASH-AAA arrinë një marrëveshje më Bashkimin Demokratik për Integrim, atëher kandidati i saj do të ishte fitues pa dyshim, pasi ky koalicion do të merrte 2890 vota, duke e rikthyer këtë komunë nën qeverisjen e një partie shqiptare.

Në rast të një koalicioni ASH-AAA-LSDM, atëher kësaj të fundit do ti siguronte 2590 vota, që janë mëse të mjaftueshme për të vazhduar qeverisjen e Haraçinës edhe për një mandat katër vjeçar, shkruan Zhurnal.

A do të triumfoj inati apo mërtia poltik mbi atë kombëtar?

A do të shkaktoj rezultati përfundimtar krisje mes partnerëve të koalicionit qeverisës?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet të shumta, të cilat do të marrin përgjigje në ditët në vijim, apo përgjigjen më të mirë do ta jap populli më 31 tetor, pasi në fund të fundit janë ata sovrni dhe ata dijnë të vendosin më mirë.///Zhurnal.mk

Related posts

Për fundjavë nuk ka ndërprerje të komunikacionit në aksin Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë

D V

Analizë: Lëvizja BESA përcaktuese e fituesit në zgjedhjet lokale në Strugë

N E

S’ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni, gjendja me COVID-19 mbetet stabile

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More