Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: As Maqedonia e as vendet e zhvilluara nuk mund t’ia ndalin hovin llojit “DELTA”

Shkup, 19 gusht – Bota po përballet me një valë të re të infektimeve dhe vdekjeve të shkaktuar nga Kovid-19, e cila po shkaktohet nga varianti i ri i njohur si “Delta”, e kjo rritje e infektimeve dhe vdekjeve në javën e fundit ka arritur në nivele alarmante, duke u shtrirë në të gjithë botën, që nënkupton se as Maqedonia e Veriut nuk i ka shpëtuar asaj, e në të njëjtën kohë numri i personave infektimeve po rritet paralel me rritjen e numrit të vaksinuarve.

U shpresua shumë se pandemia do të marrë fund, si pasojë e masave që u ndërmorën nga qeveritë për ta kufizuar përhapjen e saj, si dhe nga zbulimi i vaksinave me të cilin do të bëhej imunizimi i popullatës, por parashikimet do të rezultonin të pasakta, pasi javët e fundit po shënojnë rritje të numrit të rasteve, edhe përkundër rritjes së numrit të vaksinuarve në nivel global.

Kjo valë e re ka përfshirë të gjithë botën, ku edhe përkundër vaksinimit dhe kufizimeve që kanë implementuar shtetet e ndryshme, kjo nuk po tregon ndonjë rezultat konkret, pasi kapacitetet spitalore në shumë vende janë drejt fundit, e që e tërë kjo po paralajmëron për një krizë të re shëndetësore në nivel global.

Edhe shtete me nivele më të larta të zhvillimit ekonomik, shendetësor dhe teknologjik janë vendosur nën pushtetin e pandemisë, pasi të dhënat zyrtare të tyre tregojnë për shtim alarmant të rasteve të reja të të infektuarave dhe të vdekurve.

Të dhënat e përqindjes së rritjes së rasteve dhe vdekjeve si pasojë e Kovid-19 në javën e fundit:

ShtetetPërqindja javore e të infektuarvePërqindja javore e të vdekurve
SHBA+11 %+23 %
Gjermani+64 %+4 %
Francë0 %+55 %
Italia+0.9 %+64 %
Britani+8 %+8 %
Izrael+37 %+62 %
Zvicërr+73+36 %

Kjo tabelë të disa nga shtetet më të zhvilluara në botë tregon se ata kanë pësuar rritje të infektimeve dhe të vdekjeve të shkaktuara nga Kovid-19, e që shumica e këtyre infektimeve janë shakktuar nga “Delta”, dhe kjo shifër pritet e që të rritet ne ditët apo edhe javët në vazhdim.

Numri i të vaksinuarve në bazë të shteteve sipas të dhënave të https://ourworldindata.org/covid-vaccinations:

ShtetetPërqindja e të vaksinuarve me një dozëPërqindja e të vaksinuarve me dy doza
SHBA60.7 %51.5 %
Gjermani63.7 %58.2 %
Francë69.5%54 %
Italia68.2 %57.8 %
Britani70.9 %61.3 %
Izrael64.9 %60 %
Zvicërr56.1 %50.4 %

Pos Maqedonisë së Veriut, edhe vendet tjera fqinje kanë pësuar rritje të numrit të të infektimeve dhe vdekjeve në javët e fundit, tabela:

ShtetetPërqindja javore e të infektuarvePërqindja javore e të vdekurve
Maqedonia e Veriut+105 %+183 %
Shqipëri+120 %+267 %
Serbi+75 %+45 %
Bullgari+74 %+36 %
Greqi+6 %+18 %

Numri i të vaksinuarve në bazë të shteteve sipas të dhënave të https://ourworldindata.org/covid-vaccinations:

ShtetetPërqindja e të vaksinuarve me një dozëPërqindja e të vaksinuarve me dy doza
Maqedonia e Veriut+5.2 %22 %
Shqipëri+6.6 %20 %
Serbi1 %+42 %
Bullgari0 %16 %
Greqi3 %53 %

Numri i infektimeve javët e fundit është rritur shumë, e kjo ka bërë që shtete të shtojnë apellet për tu vaksinuar, pasi kjo është forma e vetme përmes së cilës mundet që të pengohet përhapja e Kovid-19 dhe variantit të saj “Delta” si dhe ka shumë shpresë që përmes imunizimit ti jepet fund pandemisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky