Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë / A mund të formohet qeveri stabile e LSDM-së, pa Zoran Zaevin?

Shkup, 26 nëntor – LSDM sonte do të sjellë vendim përfundimtar për dorëheqjet e kryetarit të saj Zoran Zaev, nga posti në parti dhe nga posti kryeministror në Qeveri. Sa është i madh insistimi i anëtarëve të Këshillit Qendror të LSDM-së që Zaev të mbajë së paku njërin nga dy  postet, aq e madhe duket edhe vendosmëria e Zaevit për t’u larguar ng të dy postet. Gjithçka do të dihet sonte, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së. Mirëpo pyetja që parashtrohet është se çka do të ndodhë nëse Zaev vendos të tërhiqet? A do të jetë LSDM-ja parti stabile dhe e unifikuar pa Zaevin, siç ishte me të në krye të partisë? Apropo kësaj, vjen edhe pyetja se a do të mund të kemi një qeveri stabile të udhëhequr nga LSDM-ja, por pa Zaevin në krye të partisë dhe të Qeverisë?

Shumë gjëra kuptohet se do të varen edhe nga vendimi përfudimtar i Alternativës për hyrje ose mos hyrje në Qeveri edhe pse ekziston bindje se për momentin disponimi në këtë parti më tepër është “pro” e sa “kundër”. Kyçja e Alternativës në pushtet do të krijojë sadopak siguri numerike për qeverinë. Mirëpo parashtrohet pytja se sa mund të zgjasë ky efekt fillestar numerik?

Me dorëheqjen e Zaevit, brenda 15 ditëve në LSDM duhet të organizohen zgjedhje të brendshme partiake. Duke pasur parasysh se Statuti i LSDM-së parasheh zgjedhje të kryetarit drejtpërdrejt me votim të anëtarësisë, në krye të LSDM-së mund të vijë ndonjë kandidat që mund të shaktojë pakënaqësi te fraksione të caktuara brenda partisë. Zaev me metoda të ndryshme diti të mbajë nën kontroll të vetin të gjitha fraksionet që ekzistojnë në SDM, si në çdo parti tjetër, por parashtrohet pyetja a do të mund këtë ta bëjë kryeministri dhe lideri i ri i partisë. Nëse Zaev i ofron atij mbështetje nga prapaskena, ndoshta nuk do ta etë shumë vështirë, por nëse Zaev vendos të tërhiqet tërësisht atëherë gjërat und të jenë shumë më të paparashikueshme.  

Pyetja tjetër që veçmë ka fillur të parashtrohet, por me siguri do të dalë në sipërfaqe, është se sa do të zgjasë lojaliteti i partive të vogla maqedonase ndaj LSDM-së, pas largimit të Zaevit. “Fërkimet” mes tyre filluan me zgjedhjet lokale, kur PLD dhe DOM shkuan veçmas në zgjedhje. Mirëpo ato “fërkime” mund të thellohen edhe më tej me largimin e Zaevit, e veçanërisht me zgjedhje të ndonjë kryetari dhe kryeministri që nuk do të ju pëlqejë partive të vogla. Në situatë të atillë, partitë e vogla shumë lehtë mund të marin anën e VMRO-DPMNE-së, aq më tepër kur flitet edhe ekzistimi i pakënaqësisë tek to për shkak të pjesës së “kulaçit” që kërkon Alternativa në Qeveri.

Nga ana tjetër nuk duhet harruar se Alternativa deri dje ishte pjesë e opozitës që kërkonte rrëzimin e kësaj qeverie dhe askush nuk garanton se në rastin e parë që mund të krijohet, deputetët e kësaj partie prapë mund të bashkohen me një shumicë që mund të formojë opozita.

Krej këto që i numëruam më lartë, tregojnë një gjë: se Maqedonia e Veriut po futet në një periudhë kur është vështirë të bëhen parashikime për rrjedhat politike, sepse ato mund të ndryshojnë nga çasti në çast. Të gjitha variantet janë të undshme- nga formimi i një qeveri që mund të mbijetojë deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare, deri te varianti për krijim të një shumice të re në një periudhë të shkurtër.  

Related posts

Ramadani: Si mund të jemi me Rusinë, kur edhe vetë Putini fëmijët i mban në Perendim

Xh M

Vazhdon seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

D V

Shpëtohen 15 qytetar të ngujuar në bulevardin tek sheshi Skënderbeu

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More