Shkup, 3 mars – Tanimë kaloi një javë prej kur Rusia filloi me operacionet e saja luftarake në Ukrainë, ndërsa Perëndimi e kualifikon si “Invazion luftarak, agresion, okupim”, që nuk e ndryshon faktin se tereni i zbatimit real i veprimeve të armatosura është Ukraina, e cila edhe përskaj mbështetjes verbale dhe paralajmërimeve për ndihmë me armë dhe logjistikë, gjithsesi ende e vetme po përballet me sulmet, shkruan Zhurnal.
Në plan të dytë janë reagimet për dënim të agresionit në kuptim të pasojave mbi dimenzionin njerëzor të përplasjeve, në analizat politike dominon qëndrimi se kjo përplasje ruso-ukrainase në një mënyrë është luftë që do ta përcaktojë dominimi gjeopolitik i qendrave të mëdha të fuqisë. Ky ambient i polarizuar dhe me tension të lartë krijon përshtypje se të gjitha interesat, antagonizmat, tensionet, aspiratat në botë më nuk kanë aq rëndësi, të lënë anash dhe të gjitha energjitë, resurset dhe idetë duhet të drejtohen në gjetjen e një zgjidhje për luftë ku vendoset për të ardhmen e botës. Një nga zgjidhjet që i ofroi Bashkimi Evropian për mbështetje të Ukrainës në kohë kur teritori i saj sulmoheshte dhe nuk ka kontroll në disa pjesë të teritorit të saj, është t’i ofrojë perspektivë evropiane për pranim të shpejtë në BE.
Presidentët e tetë anëtarëve të BE-së, mes të cilave Bullgaria, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia e Sllovenia, kërkuan bisedime urgjente për anëtarësim të Ukrainës, duke shprehur besim se meriton të mer perspektivë urgjente për anëtarësim në BE. Parlamenti Evropian propozon Ukraina të mer status të kandidatit në BE. Shpejtë pas letrës të tetë presidentëve anëtare të BE-së, Parlamenti Evropian votoi rezolutëme të cilën propozon Ukraina të mer status të kandidatit për anëtarësim në BE. Vendimi vjen pas fjalimit të Zelenskit në Parlament, ku ai thërret BE-në të dëshmojë se BE-ja është me Ukrainën. Me rezolutën e BE-së kërkohet edhe Rusia të tërheqë të gjitha trupat luftarake nga teritori ukrainas. Për rezolutën votuan 637 euro deputetë, me të cilën dënohet “agresioni i pa arsyetuar dhe joligjor, dhe invazioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës”. 13 euro deputetë votuan kundër ndërsa 26 ishin të përmbajtur.
Edhe përskaj eksitimit për statusin kandidat të Ukrainës, shefi i diplomacisë evropiane Zhozef Borel prap se prap tha se hyrja e Ukrainës në Bashkimin Evropian do të ishte veprim politik por gjithsesi nuk mund të bëhet brenda një nate, shkruan Zhurnal.
Gjithsesi, gjendja faktike është se Ukraina ka status të njejtë të kandidatit për anëtarësim në BE, si Maqedonia e Shqipëria, edhe pse vendi ynë ka koleksion më të gjerë të propozimeve, si nga Parlamenti Evropian, ashtu edhe raporte pozitive nga Komisioni Evropian për reforma të zbatuara, pajtueshmëri më të madhe nga sistemi juridik me atë të BE-së dhe me kritere të përmbushura të Kopenhagës, të cilat BE gjithnjë i shënonte si kusht principiel për fillim të negociatave me kandidatët për anëtare të reja. Duek dashur që të jep mbështetje për Ukrainën e rrezikuar, BE-ja në fakt edhe një herë e dëshmoi joprincipielitetin e saj ndaj Maqedonisë, por edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë në faza të ndryshme në procesin e inkaudrimit në BE, por gjithsesi, me mund dhe rezultate më të mira nga Ukraina. Para shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, BE me vite e me vite po manifeston rezerva sa i përket zgjerimit, edhe përskaj europerspektivës së premtuar të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Vendeve kandidate u vendosi kushte që janë jashtë kritereve të Kopenhagës, e përshkak që Maqedonia shtoi edhe shtesë në emrin e saj Kushtetues, me çka hapi rrezik për kontestimin e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës dhe të drejtave për pakicat jashtë kufijve të saj, në teritorin e vendeve anëtare të BE-së.
Ajo që është më ironike, është se Bullgaria është udhëheqëse e kësaj iniciative për pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE e që momentalisht është pengesa më e madhe e europerspektivës së Maqedonisë, e cila ka vendosur kushte për Maqedoninë, e të cilat janë në kundërshtim me principet evropiane. Deri tani BE ka bërë thirrje për zgjidhje bilaterale të kontestit.
Sipas gjithë kësaj, a thua vallë edhe Ballkanit duhet t’i ndodhë një luftë që përfundimisht t’i kujtohet Brukselit që të hapë dyert edhe për Maqedoninë dhe për shtetet tjera që përmbushin kushtet për anëtarësim në BE. Me secilën shtyerje të bisedimeve nga obstruksionet bullgare ndaj Maqedonisë, BE-ja po e plagosë veten, si dhe po i rënon vlerat e saja. Për këtë, nëse tani dëshiron të demonstrojë vlera të vërteta, Brukseli edhe njëherë duhet ta hapë portën për Maqedoninë. Kjo do të ishte vendimi më i mirë për momentin, i cili do të dërgojë sinjal të qartë për fuqinë dhe bashkimin në BE para çfarëdo sfide tjetër.//Zhurnal.mk